96 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

Ismail_qemali_origjinal

Sot janë bërë 96 vjet që kur ka vdekur Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë ku edhe është varrosur.

Nuk ka të dhëna të sakta por mendohet se Qemali është helmuar.

Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali .

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë./

A u helmua Ismail Bej Vlora nga kundërshtarët e tij politikë, 96 vjet nga vdekja?

Ismail_qemaliSi sot 96 vjet më parë, krijuesi i shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlora, ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë.

Gazetari Roland Qafoku thotë se ai është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë.

Ismail Qemal Vlora ka vdekur si pasojë e një helmimi në ushqim nga kundërshtarët politikë, shqiptarë dhe të huaj.

Nëse një ditë shteti shqiptar do investohet për të kryer një hetim special me analiza, padyshim vdekja e tij do jetë skandali më i madh dhe ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Shqipërisë.

Nderim për burrin e shtetit më të madh që ka nxjerrë shteti shqiptar”, shkruan Qafoku./b.l

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.