Letërsi Shqiptare: BUQETË POZISH DASHURIE

B U Q E TË – P O E Z I SH – D A SH U R I E
” Përëndia pasi që krijoi universin u ul dhe pushojë ,

por brrofi e tha: Paskëm harruar më të bukurën gjë !
Dhe ai krijoj Femrën ! “
H . Gj.  M..

VETEM PËR NJË ÇAST
(bota le të kallet në sytë e zjarrtë)
Vetëm për një çast
……me ty
të jap ç ‘do gjë
vetëm per një afrim buzësh

Kush je ti ?
si e ke emrin ?
puthja në ëndër
që më vje me eren,
në horizont .,
Dashuri e pa prekur
imagjinatë e pagjumësis sime
rrealitet i mshefur
në zemër te plasaritur
apo kush ?
Përse më vie kaq e ngrohtë
në ketë pas mesnate të vonë
me frymen fishkëlluese
ti me vie e zjarrtë
– si llava
në mëndjen time
në këtë pas mesnatë të vonë
të dimrit të ftohtë
vjen me puthjen e nxehtë
me fishkëllimen e erës në horizont
e buzëqeshur
e dashuruar,
mshehurazi
ti më bën të qesh
dhe ikën e më le të qaj
Të shkrihem në vajë
përse kur dua të të harroi
ti më vjen në mëndje
dhe gjumin ma merr
e për vete fle
perse të të ik
nga ti s’ më le
do të kisha pritur njëmijë vjet
vetëm per nji çast me ty
por jeta sme le
jeta nuk pret
asgjë nuk do të na mbet në këtë jetë
vetëm nji çast
……………….. së bashku të qetë
bota le të kallet në sytë e tu, të zjarrtë.
H.Gj.M.

 

NË LIQE ?
PUNEMADHE !
Në liqenin e zemres tënde
që qetë fle , si gjumi
të lahemi
Lakuriq ,
në muzgun e skuqur
të qeshurat të na jehojnë
e marrin malin,
Punemadhe
Në liqenin e zemrës sime
që ka dallgë
të hudhemi,
Lakuriq,
ashtu siç na bëri nëna
Punemadhe
Në mesnatë
Afshi let jehoj e merr malin
mëngjezi, të na zë në gjumë
të lodhur , buzë më buzë
Punemadhe .
Dhe, edhe
nëse zemra pushon së rrahuri .
Punemadhe !

H. Gj. M

E Hënë , 05. März 2012 16.10

 

NË KUJTIM TË DASHURISË
BRYMA
TË TA MBULOI FËTYRËN
E KURRË DIELL AS HANË
MOS TË LINDI
VEÇ BOR LE TË BIE
MBI BUKURINË TËNDE,
TË NGRIRË NË ZEMRËN TIME
TË TË MË MBAJË TË PËRTJETSHME
DASHURINË
PËR TY

H . GJ. M

 

Ë N D Ë RR A T E N D A L U A R A
Ti do të shkruaje ca vargje për dashurinë
të kërkoje dashnorin ,
të fejuan në djep !
s ‘ të mbeti gjë tjetër shkruan ulurimë
**** dhe klithmat qe të mbetën në gjep
Këlthet ,Qirret, Shpirti,zemra yte dhe ti
e veshur në të zeza , mbuluar në të zi
* * *
E gjumi kur të vijë
mos ndalo shko flijë
dashnori yt do bëhem
Unë
në ëndërr do të vijë
Së bashku në ëndërr
gjithandej do fluturojmë
do ti falëm nderit Zotit
që njerëzit
ëndërrat s ‘ mund të na i ndalojnë. !!!.

H. Gj. M

PO TË KISHA UNË

( DARKA E DREQIT )
Ah ! po të kisha unë
do të donja shumë
dot bënja për veti
do të kisha pirë
sikur ujë deti
sa më shum që pi
me shum të shtohet etja
do të bëja t’ lumtur
tët ëmbëlzohej vetja
do të doja shumë
dhe t’ ishe e shëmtuar
do shëmtohesha dhe unë
do ishim njësoi
të dyt të shëmtuar
do mbeteshim gjithmonë
dashnorë të pa harruar
gjithnji të re dot mbaja
s’do beheshe e vjetër
po të kisha unë
Ah!
por të ka dikush tjetër.

Ai që s’të di vlerën
dhe je hiq për te
të ruan kah të sillesh
dhe ta mbyllë dhe derën
pse nuk të kam unë
me mujtë përmbi kokë
të kish vu kamerën
të ruan në rrugë
të ruan në shtëpi
të ruan kah të sillesh
të përcjellë me fmijë
burri lakuriq
gruaja me dimija
të runë në shtëpi
të pret tek xhamija
po si s’të kam unë
Ah! o terr o kob
të ka dikush tjetër
dhe të quan
rob.
H.Gjin Morina

• Pal Sokoli, Sokrat Habilaj, Valentina Prifti …
• Valentina Prifti Shume bukur miku im . Te lumte….. Bukur i ke thene te gjithja…… !!!!
27. April um 16:39 •
• Spiro Naqo Fjale te mençura,te thena ne vargje!!!!
Sjellja e njeriut,korektesa familjare e shoqerore jane virtyte te nje njeriu te qyteteruar.Korektesa reciproke ne familje,mos pasja xhelozi,nje domosdoshmeri per te mbajtur nje familje te shendoshe.
Faleminderit GINO,per dedikimin.
27. April um 18:03 •
• Isuf S Hoxha Me vjen turp dhe te komentoj ne mileniumin e dyte te njerzimit per fat te keq skena te tilla si ne foto hasim ne qdo plazh te bukur tonin.Menatalitete te tilla qe ekonsiderojne rob bashkeudhtaren me te afert te jetes se tyre,do e ngulfasin kulturen tone.
27. April um 19:58 •
• Nexhmedin Syla ‎…te lumt i nderuari Gino.
27. April um 20:04 • Gefällt mir•
• Sokrat Habilaj Shume e bukur kjo poezi. Nje gje eshte e sigurte, po ta kishe ti, jo vetem qe nuk do te shemtohej njeri por te dy do te beheshit edhe me te bukur.Urime!
28. April um 10:42 •

MOS DASHURO
Mos u dashuro në hijen tënde
ate kurrë s’mund ta zeshë
lejo që ty dikush ty të të dashuroi
O vashë
ai që do të quaj Përëndeshë.
Ti do habitesh dhe do thuash
si isha e marrë ,iu vura pas dikut tjetër
dikujtë që nga unë ishte shum largë
dhe ishte i ftohtë si hekur.
Do të pendohesh pastaj,
për lotët që ke derdhë
për netët zgjuar pa gjumë
kur të shofësh se ti je për at që të do si
PËRËNDESHË.
E ndoshta edhe më shumë !
Krijesën më të bukur përëndija ty të la
kur të krijoi dhe të vuri emër
dhe as lule më të bukur se ty s ‘pa
andaj të quajti femër.
Ti je më e mira gjë , që ka univerz!.
H.Gino Morina.

MOS U ZHGËNJE
Nëse ëndrrave fluturon
mos u zhgënje
kur mëngjesi të zgjon
në realitetin e hidhur.
Nata do vie me vrap
dhe ëndrra do vazhdoi
mos u zhgënje
dy jetë jetoi
ne ëndërr do më gjesh prap.
Mos u zhgënje
në ëndrra të pres
nuk të tradhëtoi.
Mos u zhgënje nese qielli ësht i turbullt
dhe në ëndërr më sheh si hije
mos u zhgënje nëse nata me shi e fërfëllazë
bie
yjet s’ do shihen nga retë mbuluar plotë
mos u zgënjë e dashur
ëndrrat s ‘duan lotë !
Mos u zhgënje
se unë në qiell do jem rojtarë
Unë do të vi në ëndërr
Ylli yt polarë .
Mos u zhgënje, e as mos u mërzit
nëse në ëndërr s ‘më gjenë
unë do fluturoi , në ëndërr më prit .
në ëndërr të pres
dashuria kurrë s ‘do vdes!.
H.Gj.M. 21.04.2013

MOS QAJË

Mos qajë e dashur
pash dhëmbjen
pash lotin
…mos qajë
edhe nëse lotët të shpëtojnë
ma mbush një gotë
hidhërim zemre të pi
të helmoi dhëmbjen e zemrës sime
Helm, me helmë
vetëm ti mos qajë zemër imja
pash mallin për mua ,mos qajë.
H .Gj. M

• Isuf S Hoxha e bukur shum e dhimbshme
2. Juli um 22:21 •
• Nexhmedin Syla ‎…Gjino miku , O Naim bej…qe shkrin ç bën çdo gjë: balt, pluhur e hi per te shtrenjten dashuri../BUKURIA/po cili eshte ai poet qe nuk i kushtoj vargjet shpirterore Dashurise….te lumt..shendet
2. Juli um 22:31 •
• Kashire Kelmendi Shummm e vecant kjo poezi e juaja ore mik ,flm mik Gino.
2. Juli um 22:38 •
• Lindita Prenga Mes kesaj klitheme zemre kesaj lutje te mrekulluesheme qe cdo femer do te deshironte ta degjonte ju percjell komplimentet e mija te perzemreta dhe ju uroj per stilimin e vargut dhe idene perquese te saj urime
4. Juli um 02:22 •
Bild könnte enthalten: Blume und Pflanze

Shperndaje ne
Updated: 23 Janar, 2017 — 13:04

The Author

Gjini Haxhi Morina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.