Letërsi Kombëtare: O TOKË E PAPREKUR

Trualli im, Kosova ime e shtrenjtë
Atdhe etërish e bijsh dhe brezash të ardhshëm
S’ka në botë si Ti
Më e mira je
Të kemi ATDHE

Ty, Kosovë dardane, të kemi në zemër
Dhe në shpirt të mbajmë
Në frymën të trashiguar prej të parëve
Kosovë, o fushë e paanë
N’ty lulëkuqet kuqëlojnë anembanë
Kosovë kreshnike
E qëndresës heroike

Të desha shumë dhe në angullimën e përmbytur
Shumë të deshta ty dhe në ngërçin e mundimeve
Por ti prore e fortë si shkëmb shekullor
E pamposhtur ndaj armiqve, Kosovë dhe Arbëror

Kosovë, ballin tënd dua të ta puth në agun e zbardhëlluar
Ballin tënd të zjarrtë nga djersët të mbuluar
Dhe me vuajtje të hatashme dhe të njëpasnjëshme
Kosovë DASHURI IMJA- Një dhe e papërsëritshme
Je kopsht i lulegjakut
I Shqipeve qielli Yt
Plisbardhë nëpër shekuj
O Tokë e paprekur
Çdo ditë veç po rritet
Kosovë, Yti shtat
Edhe pse plagët Tua
Ende kullojnë gjak

Poezi:Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2017 — 10:35

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.