Analizë: Përvjetori i katërt i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

I paraprirë edhe nga terrori dhe akte  terroriste në  vazhdimsi, që ushtrohet  nga Serbia dhe  dorëzgjaturit  e saj si: shpërngulje të popullsisë Shqiptare  nga  vatrat shekullore; keqtrajtime dhe rrahje brutale e qytetarve Shqiptar;  mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizim; ndalim i çdo festimi të festave kombëtare; ndalimi i përdorimit të Simboleve Kombtare; arrestime për kinse vepra terroriste dhe krime  lufte; bastisje me brutalitet;  lëvizje të policisë, ushtrisë dhe xhandarmërisë nëpër qendra vendbanimesh duke  terrorizu qytetarët; legjitimim të  qytetarve nëpër fusha  dhe male të  Luginës; vrasje  fëmijësh; vrasje të të  burgosurve shqiptar nëpër burgjet  e Serbisë; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; bastisje për  armë; bastisje për veprat  kriminale  ordinere, duke i kthy  ato në  mjet  për terror ndaj të tjerve; ndalim  të librave  Shqip; biseda informative  për  disa ish-luftëtarë  të dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe  në Republikë të Kosovës të disa veprimtarve politik dhe të ish-UÇPMB-së; djegëje të shtëpive dhe objekteve  përcjellëse; djegëjë të  pronave( fushave) dhe maleve; djegëje të  shtëpive dhe objekteve të  caktuara( të ashtuquajtur nga Serbia si armiqë të saj); përdhunim vajzash të mitura të  familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje  të  luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë; tentativa për tjetërsim kombtar të  Shqiptarve të Luginës; shpërngulja për në vendet e  BE-së, kryesisht  luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit të  fshehur; shtyrjen e fshehtë të  të rinjëve  Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje  diplomash universitare  të universiteteve Shqiptare; etj.

Po ashtu për më  shumë, Serbia u tregu tejet  armiqësore edhe kundër  Kosovës, por edhe kundër  disa shteteve të tjera të rajonit, përfshi edhe  Bosnjën, Malin e Zi( duke  tentu marrjen  e pushtetit dhunshëm  në  zgjedhjet parlamentare të  saj),Maqedoninë, po ashtu edhe  Kroacinë etj.

Ndërsa më 20 janar 2013, në mëngjes ora 06:40, xhandarmëria e Serbisë,  dhunshëm  në gatishmëri lufte  e bënë heqjen  e lapidarit të Dëshmorve të Kombit  tonë, të vendosur në  qendër të Preshevës-përball kuvendit komunal. Kjo përmendore e vendosur më 28  nëntor 2012, në  përvjetorin e  pavarsisë së Shtetit Amë.

Aksioni për  heqjen  e lapidarit, ishte organizuar  që më 19 janar 2013,  pra ditën e   shtunë, ku  forcat e  xhandarmërisë ishin  vendosur  nëpër pika kyçe të  qytetit të Preshevës, duke  blloku çdo mundësi reagimi të  qytetarve  a  luftëtarve  Shqiptarë! Askush nga  qytetarët  dhe  as politikanët lokal Shqiptarë, nuk mund të  arsyetohen që nuk kishin  informata, që  në  ditët  në  vazhdim do  heqej  lapidari! Në medie  ishte publiku që  merrnin pjesë  rreth 200 xhandarë, të  armatosur rëndë, aq sa shiheshinn vetëm në  qendër të  qytetit  pranë  lapidarit  gjatë  heqjes së tij! Vlersimet  e  qytetarve ishin në   shifra  shumë më të  mëdha.
Derisa heqja e  këtij Simboli Kombtar, u parapri me  së paku 1 javë tensionesh dhe lufte politike gjegjësisht nga 10 janari 2013. Të gjitha  partitë  politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, kundërshtonin dhe   betoheshin që  do t’a  mbronim. Madje dallimi ishte  vetëm në  faktin që  disa parti lokale Shqiptare,  pretendonin se do e  mbronin  me mjete  demokratike( aludonin  në  protesta, demostrata e deri mosdëgjueshmëri kolektive),  e ca parti  politike, të  dala  nga  Lufta e UÇPMB-së,  betoheshin  që  edhe  me  luftë  do mbrohej! Kurse njejtë edhe  politikanët  e shtetit  kolonizues, deklaronin  agresivitet në  maksimum, sa që  në  popullsinë e  Luginës së Preshevës, ishte  krijuar  bindja  që  Serbia ishte  e gatshme sërish të  hynte  në  luftë, kundër  vendlindjes tonë.

Nga ana tjetër Organizata e Veteranve por edhe  ish-pjestarët  UÇPMB-së,  pos  fjalëve, kërcënimeve  të thata,  asgjë  s’guxuam të sakrifikonim, për  t’a mbrojtur Shenjën  e  atyre që  na  Mbrojtën në  Luftë kundër  Serbisë( pra Dëshmorve)!

Më 10 janar 2013, në mbrëmje përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, në  Zyrën e  OSBE-së,  ku morën pjesë edhe  Ambasadorët  e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe  Bashkimit Europian, biseduan  në  lidhje  me  çështjen  e  lapidarit.
Derisa Ambasada e SHBA-së dhe  e Francës, deklaruan  që:”çështja e  lapidarit të UÇPMB-së është  çështje e  brendshme  e Serbisë!”

Udhëheqësit  e partive politike  Shqiptare të Luginës së Preshevës dhe shefi i Zyrës koordinuese për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ( Zoran Stankoviq),  më 11 janar 2013,  negociuan, por që nuk arritën  marrëveshje  për çështjen  e  përmendores.
Më 11 janar 2013, Kuvendi Komunal i Preshevës, unanimisht  e kundërshtoi  heqjen e   Lapidarit të UÇPMB-së.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiqi, ka kërcënu që më 17 janar 2013, e jep  afatin e fundit  që të hiqej ose  do e hiqte shteti serb, mirëpo edhe  ky afat kishte  kalu!

Derisa Ivica Daçiqi, më  17  janar 2013, kishte  kërku edhe  në  Bruksel që ky lapidar të  hiqej, e që  Serbia, priti  komentet  e  ministrave të  Mbrojtjes së BE-së, pas të  cilëve  arriti  të  konkludonte  se mund të  vepronte  ashtu! Madje  Ivica Daçiqi deklaroi se “asgjë nuk kishte  ndryshuar nga  Serbia e dikurshme dhe  Serbia e sotshme në  lidhje  me  qëndrimin ndaj Shqiptarve dhe popujve tjerë të  ballkanit”

Pas heqjes së lapidarit, pasuan reagimet!

Politikanët  lokal të  Luginës së  Preshevës,  asnjëri nuk i qëndroi  besnik  fjalëve  që kishin dhënë!

Pasuan reagimet  institucionale, të  ardhura kryesisht nga  Republika e Kosovës, e Shqipërisë, por edhe  më gjerë!

Qyetarët  e Luginës, organizuan një  protestë më 21 janar 2013.

Bashkimi Europian  shpreh  keqardhjen që nuk është  arritur  kompromis për  çështjen  e Lapidarit të UÇPMB-së, më 22 janar 2013.

Derisa nga  qarqet  e sigurimit  serb,  nxjerret  në publik ospioni që  Lapidari i UÇPMB-së, mund të  kthehet  e të  vendoset  në oborrin  e xhamisë, afër  vendit ku ishte  më herët- por  falë ndërgjegjës  Kombtare të Shqiptarve të  Luginës, një  opsion i tillë nuk është pranu( pasiqë  Serbia  synonte  të na identifikonte   me xhihadistë islamik!).

Me kalimin  e  ditëve, kjo  çështje është harru!

Përvjetori i pestë i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, mos të na gjejë si ky i katërti!

Më:20.01.2017

 Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 24 Janar, 2017 — 10:44

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.