nuk harrojmë se jemi shqiptarë,
ndërrona emër dhe mbiemër
por shqipen tonë e mbajmë në zemër.
E mbajmë në zemër e në Flamur
ta tregojmë edhe me dy duar,
me krenari ia themi gjithë botës
jemi t’bijtë e nënë shqiponjës.
Jemi t’bijtë e nënë Shqipnisë
s’ja kemi frikën kurrë Greqisë,
dembabadem jemi shqiptarë
para botës jemi krenarë.
Origjinën tonë të lashtë
kurrë ju grek se keni dashtë,
por ne kurrë si japim pesë pare
jemi shqiptarë themi ashiqare.
Nuk ka forcë që na e ndalon
Kombin tonë ne se mohojmë,
nuk ka kushë që na e futë frikën
se harrojmë ne kurrë traditën.
Shqipen tonë e mbajmë në zemër
na jep forcë e na jep emër,
fluturojmë nga shkëmbi në shkëmb
çdo armik e hamë me dhëmb.