Letërsi Kombëtare: SHËTITJE ME ATDHETARËT

SHËTITJE ME ATDHETARËT

Jam te “Mrizi i Zanave”
Me Fishtën e Madh
Në dorë mban Lahutën
Këndon për Oso Kukën

“Ku fillojnë kufijt e geget”
Me Mjedën u takova
Më njoftoi me Loken
Me Trinën dhe Zogën

Kaluam në Vrrakë
Kaptuam mal e kodër
Seç vuante Migjeni
Për “Lulin e Vocër”

Enigma e fjalës
Kërkon shprehjen e vet
Te “Hymni i Flamurit”
T’Asdrenit Poet

Shkuam te Adem Dema-
Meteor që ndrinë
S’pushonte së luftuari
Me “t’gjakut gjarpinj”

Podrimja, rroftë sa malet
Thërret me t’lartin zë:
-Kosova është gjak që s’ falet
Kosova s’duron më!

E Kutelit vetë
Zemra i buçet:
-Shqiptarin e du mbret
Nga deti në det!

Edhe Vëllezërit Frashëri
Digjen si qiri
I luten atdheut:
-Më jep nder, Shqipëri!

Skënderbeu trim
Në Krujën legjendare
Shpatën e gatit
Për kokat tradhtare

Adem Jashari i gjallë
Në kullë të Prekazit
-Kosova është Shqipëri!
Shpërthen prej marazit

Zahir Pajaziti-
Syri i Lirisë:
-Kujdes, vëllezër t’ dashur
Nga gisht i tradhtisë!

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 25 Janar, 2017 — 09:22

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.