Letërsi Kombëtare: JO, JO, EMRA KANË…

JO, JO, EMRA KANË…

Emrat i kanë Yje
Meteorë i kanë
Bijtë- ushtarë të popullit
E sot dëshmorë janë –

Ata që pushojnë shesheve
N’shtatore kryelartë
Sheqer i kanë emrat
Emrat i kanë mjaltë

Me duf guximtari
Në ballë të atdheut
Ruajnë krenarinë
Bijtë e Skënderbeut

Kurrë mos mendoni
Se ata s’kanë emra
Jo, jo, emra kanë
T’skalitur në zemra

Dëshmorët e Kombit
Krenaria jonë
N’mermer u shndërruan
Pavdekësinë fituan

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 29 Janar, 2017 — 16:10

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.