Diçka nuk po kuptoj

Një shkrim imi ndryshe nga të tjerët ( nga shkrimet tjera ). Asgjë nuk kuptoj se ç`po ndodhë me ne ; politikisht të papjekur , Historikisht të paformuar dhe të pa-informuar . Ardhmëria në pikëpyetje.

Kujt t`i besohet ?

Brengosëse (!!!!! ):” Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane.”

Nuk po kuptoj , çka iu duhet kryeprokurorëve, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjyqtarëve të niveleve të ndryshme viza për Amerikë ? Pse a nuk po mjafton Europa ? Çka duan ata në Amerikë ? Të shkosh në Amerikë duhen para ; po ku po i marrin paratë ? Pse Amerika nuk iu jep më vizat ? Pse nuk thonë : Punë e madhe ! Nuk di , nuk po kuptoj .

Kur duam e duam , por kur e përqeshim atëherë nuk e duam . Po sikur edhe këtyre të T-së , t`iu ndalohej vizita në Amerikë nuk do të bëhej qameti . Të rrimë drejt e të flasim drejt .Po Ismail Qemajli ç `ka po iu zë udhën . Si deformohet pamja , karakteri dhe qëllimi i arritur i Ismail Qemajlit ?

Pasha zotin duke e shikur serialin “ Një dopio histori” edhe unë kam filluar të dyshoj në vlerat tona si komb ? Me çfarë zemre përqeshet Ismail Qemali ? Sikur serbët , grekët ose turqit të bënin një serial të tillë , ne “patriotët “ e Tv mediave shqiptare iu kishim “nxjerr “ sytë “armiqve ‘”maskarenj të huaj. “

Shpesh herë keni dëgjuar ose lexuar që diçka bëhet për herë të parë në televizionet Shqiptare. Edhe më shpesh akoma jeni zhgënjyer përballë një realiteti të përsëritur i cili nuk ka arritur t’i qëndrojë premisave.

Kësaj radhe jo! Për herë të parë, po të parë fare, personazhet më të njohur publik do të ulen në një tavolinë, me një ose më shumë gota përpara dhe do t’ju tregojnë historinë e Shqipërise! ( City News )”

Eh medet , kur mbetet historia të tregohet me gotë rakisë ?

Kam filluar të “dyshoj “që edhe Avni Rustemi e kishte vrarë Esad Pashën në Paris

Po na bëhet shumë bajate edhe historia e vrasjes së Miladin Popoviqit nga Haki Taha

Kujt t`i besojmë ?

Fahri Xharra, 04.02.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 5 Shkurt, 2017 — 15:04

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.