Legjendat Shqiptare: HOMAZh PËR POETIN

NGRITJE DREJT QIELlIT
(Dritëro Agollit)

Poeti dhe poetika sot dhimbje ka
E ndajnë me familjen në ngushëllim
Poezia qanë dhe lotët dot s’i mba
Korifeun e saj e përcolli n’amshim

Pena e tij artin e ndriti
Poezia, kjo Fjala e Vërtetë
Emrin poetit tek yjet ia ngriti
Kujtimi për Dritëroin
Qoftë për jetë!

Ti, e le peng emrin tënd si Joni!
Gdhendur vargjeve kurorë në zemër
S’ta heq kush, jo, nga panteoni..!
Edhe pse, me vete, t’mori vdekja shemër.

Ti mjeshtër i madh i letrave shqipe
Ike nga ne, bashkë me zanatin
Ne në jermi formash stereotipe
Zihemi në garë, manifestojmë tonin inatin

Rendim e rendim për trashëgimtarë
Ç’paska mes nesh dhe të tillë letraxhinj
Në vend të lapsit mirë përdorkan shatin
Seç rëmokan thellë këta biçim shkrimtarë

Porositë, Ti, na i le në librat sa mali
Ndër mendime të thella sikurse deti
Ti je gjallë këtu mes nesh, pijedestali
Jo kurrë nuk vdes i korife poeti!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 7 Shkurt, 2017 — 09:35

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.