Letërsi Shqiptare: GJETHEVE NË VJESHTË

GJETHEVE NË VJESHTË

 O gjethe! – lehtë po iu thërras!
 Koha ju ka bërë ushqim për zogjt e tretur
 E prej krihëve të coptuar – si kurorë ndër varre!
 N’at kodër të gjelbëruar janë hapur…

 O gjethe!
 Zemrat i lëndojnë “eshtrat e juaj”
 Që prej degës era brutale u ka ndarë, humbë…
 – E duke mbjellë arën pjellore,
 Bujku, me dorën lakuriqe, ndjersën nga balli fshinë,
 E në çdo pranverë, prej një kokrre misri të hjedhur!
 …Në vjeshtë, kur ju, o gjethe, nuk jini
     Fshatarja e shpejtë, kallinjtë e grurit i lidhë!…

O gjethe! (Ah!Përsëri po më duhet me ju thirrë);
Sy nuk keni: – ja, unë po ua them –
– Ngjyrën e gjelbërt që Maji u pat dhënë
Dorë e ashpër e Nëntorit u ka rrëmbyer!…

Por mos u shqetësoni,
– Se luftëtari i ri “i cili s’është më me ne”
Një album për mua, për shokët e mijë, ka krijuar!

Dhe prej neve dorë nëpër dorë
Ka mbërrijtë në majë të lisit!
Ku, ju, deri tash keni qenë…
E, nxënësi i vyeshëm, në përvjetorin e kësaj kurore
– Me gjak do t’shkruaj
Punimin më të bukur – që mundet,
Mendja e njeriut me krijuar!

Por,
Në mua një ble shprese i fortë si çeliku
Më shtyen me ju pritë, –
Që t’më vizitoni përsëri
…Kur të shifni për t’parën herë
Dritën e Diellit me sy!…

Luzern – 1982 

(PS: një vit pas demostratave që tunden themelet e demokracisë dhe lajmëruan luftën për Liri dhe barazi të të gjithë popujve, këto vargje janë shkruar duke shpresuar për ditë më të bardha në të ardhmën… Poezija nuk është e botuar në asnjë gazetë apo në ndonjë medium tjetër Elektronik pos në faqen http://www.mergimtari.ch dhe tani në këtë faqe ku pjesërisht do të mundohem te jap edhe unë diçka të mirë në favor të lexuesve që ndjekin këtë faqe)(Autori???)

Shperndaje ne
Updated: 9 Shkurt, 2017 — 20:02

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.