Trashigimia Kombetare: Nelson Qirjaku- DUKE GJURMUAR TRADITEN SHAHISTIKE NE BERAT

Autor: Nelson Qirjaku

Nga studimi i te kaluares se larget te Beratit, qytet tashme i njohur me tradita dhe kulture te lashte, del qarte se loja e shahut ka qene e njohur aty ne shekujt e kaluar krahas lojerave te tjera te tryezes.
Historiani yne i vjeter Marin Barleti njofton se gjate rrethimit te Beratit me 1455, luftetaret e Skenderbeut, ne pritje te dorezimit te otomaneve qe mbanin kalane, pak nga pak e leshuan vigjilencen dhe u moren kryesisht me punet e tyre te zakonshme, disa flinin, disa te tjere pinin apo losnin lojera te ndryshme me njeri-tjetrin, aq sa kur catisen pa u ndjere otomanet, vrane Muzak Topine kur ish duke lozur me zare me njerin nga njerezit e Alfonsit V te Napolit.

Dokumentet arkivore na tregojne se pas disfates se Beratit, mbreti Alfons, qe ne baze te traktatit italo-arberesh te Gaetes (1451) ish aleat i Skenderbeut, leshoi nje qarkore sipas te ciles ndaloheshin rreptesisht te gjitha lojerat qe luheshin me te holla, pervec shahut, dames dhe tavlles (exceptis… ad ludum tabularum cum taxillis ad schachos et ad tabulas). Kjo tregon se asokohe shahu nuk luhej vetem ne Napoli, por edhe ne Berat. Se qysh ka ardhur kjo loje ne kete qytet dhe sa kohe eshte luajtur ketu, nuk dihet me saktesi, mbase mund te jete luajtur qysh ne kohen e bizantineve. I pari sundimtar i Beratit qe njihet historikisht ka qene Johan Muzaka, te cilin anzhute e akuzuan per tradhti te larte ndaj tyre dhe e burgosen me 1279 ne Napoli. Dokumentet arkivore italiane deshmojne se ne ate kohe shahu luhej nga fisniket ne burgun e Napolit. Keshtu qe Johan Muzaka, edhe sikur te mos ta kete luajtur deri atehere lojen e shahut, do ta kete njohur ate gjate kohes se burgimit te tij.

Megjithate ka te dhena qe tregojne qe shahu eshte luajtur ne Berat edhe rreth viteve 1600, kur erdhi aty shahisti Demir Han me mision fetar, i derguar nga kryegjyshi i Stambollit Hysejn Tusiu me porosine qe te shkoje nga Berati ne Vokopole te’ Skraparit per t’u takuar me Mustafa Tusiun (Shih “Sporti popullor”, 26 shtator 1986). Nga hulumtimet tona te reja, na rezulton se Mustafai ka qene i biri i Hysejn Tusiut. Me pas Tusite moren mbiemrin Vokopola dhe u vendosen ne Berat. Te pasardhesit e tyre qe sot ndodhen me banim ne Tirane ne kemi gjetur “pemen gjenealogjike” te ketij fisi, te ruajtur qe nga ajo kohe.

Kur erdhi Demir Hani ne Berat, qyteti ne ate kohe ishte mjaft i zhvilluar dhe, sic na e pershkruan udhetari turk Evlia Celepi, ishte me 30 lagje, me 3 medrese, me hamame (banja) te shumta publike dhe private, me shume teqe e xhami fort te bukura, si ajo e Izgurit (Plumbit), e Mushkes dhe e Hysen Pashes, per te cilen ai thote se nuk e kish shoqen nga arkitektura. Evlia Celipiu flet me nderim per te diturit, poetet e bejtexhinjte e shumte qe kishte Berati. Ata mblidheshin ne kafenete, buze lumit, dhe diskutonin per ceshtje diturie. Natyrisht, ne ato lokale, ata luanin edhe shah nder lojera te tjera: bejtexhiu Hasan Zyko Kamberi na ben te ditur se ne ate kohe lojen e shahut e quanin sandrac. Sot na ka mbetur nje finale loje nga Demir Hani, qe, sipas gojedhenes, ka dale nga nje ndeshje qe Demiri paska zhvilluar ne Kostur me nje tregtar turk, kur ish duke ardhur ne Berat. Nga ana tjeter, sipas nje deshmie te problemistit tone Mina Peci te vitit 1953, ne Elbasan, ne nje familje te ardhur aty nga Berati, paska qene nje ikone e vjeter beratase, prapa se ciles kish disa shenja bizantine, te cilat, te kopjuara nga problemisti yne, tregojne ne vetvete kater pozicione mati. Per fat te keq nuk dime kur eshte pikturuar ajo ikone beratase, qe sot ende nuk po gjendet, por dime se ne rrethin e Beratit dhe ne Myzeqe, para 280 vjeteve, ka qene i njohur ikonografi Kostandin Shpataraku, i cili ka pikturuar ikona ne manastirin e Ardenices. Nga inventari i bere 60 vjet me pare ne kete manastir, rezultoi se kater ikona te Kostandin Shpatarakut mungonin. Ka te ngjare qe njera nga ato te jete ajo e gjendur ne Elbasan.

Vec kesaj, patrioti gjirokastrit Haki Gjebrea (Gjirokastra) qe ka qene para Pavaresise prefekt i Beratit, u beri te ditur ne ate kohe disa elbasanasve pozicionin shahistik te Demir Hanit. Ky fakt tregon se shah ka ditur te luaje jo vetem Haki Gjebrea, por edhe beratasit me te cilet ai jetonte dhe me te cilet ai kishte marredhenie, posaqe ata e kishin ruajtur ate pozicion te Demir Hanit me shekuj.

Prej nje fjalori doreshkrim frengjisht-shqip te paperfunduar, te hartuar nga patrioti rilindas, beratasi Sotir Kolea, i cili fondin e fjaleve te fjalorit te tij e kambledhur nga goja e bashkeqytetareve te tij, mesojme se loja e shahut, gjate Rilindjes, thirrej ne Berat jo vetem me emrin turk “sandrac”, por edhe ate persian ” satranxhe’ ” dhe me ate grek “skaq”.

Te gjitha keto te dhena tregojne se ne Berat shahu eshte luajtur shekuj me pare, por, natyrisht, me te merrej paria e qytetit, keshtuqe ai per nje kohe te gjate mbeti “lojw familjeje”, dhe vetem pak nga pak u shtri me tej. Rrethi i atyre qe e luanin erdhi e u zgjerua sidomos pas viteve tridhjete te shekullit te kaluar, kur u be tashme loje kafeneje.

Me shperndarjen e shoqerise “Bashkimi i Shahisteve Shqiptare” me 1939 nga okupatori fashist ne Tirane, ne balle te vatrave shahistike te vendit tone, qe’ u qendruan presioneve te fashizmit, qe ajo e Beratit. Sic dihet tashme, gjate viteve te Luftes nacionalclirimtare, shahu mori ne Berat forme te organizuar. Ne kampionatet lokale te zhvilluara ne kete qytet moren pjese, pervec shahisteve beratas, edhe shahiste nga viset e tjera te Shqiperise. Pjesemarresit ne ato gara ishin elemente patriote, te rinj komuniste, nacionaliste dhe antifashiste, nga te cilet kater rane deshmore gjate viteve te Luftes (Kristaq Tutulani, Jan Dodi, Kristaq Capo, Kostandin Leka), te tjere dolen partizane, ndersa disa te tjere u zgjodhen nga populli ne ate periudhe ne organe te luftes per clirim e pushteterore te lagjeve dhe te Keshillit te qytetit

Shperndaje ne
Updated: 10 Shkurt, 2017 — 11:57

The Author

Nelson Qirjaku

1 Comment

Add a Comment
  1. Artikull shume interesant. Si beratas dhe shahist njekohesisht, e lexova me nje fryme. Mirenjohje per studimin tuaj. Meqe ketu nuk eshte prekur paslufta, dua te theksoj kontributin e babait juaj Sotir Qirjaku. Ruaj kujtime shume te bukura per te kur isha femije. Nje intelektual i ngritur, me nje diapazon te madh dhe njekohesisht nje thjeshtesi fisnike. Bisedat me frengjishten e tij te kulluar i kam akoma te fresketa. Ju pershendes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.