Tokën e huaj nuk e thirrin Atdhe?!

© Kasam ShAQIRVELA

                                                                M Ë R G I M I

Ditët kaluan, vitet ikën, dekada shënuan
Dhe tani kujtimet s’më lënë të qetë
Ato si ujë lumi ndër urë shkuan
U derdhën në detin që i thuan jetë

Atdheu, vendlindja, i votrës zjarri
Familja, farefisi edhe shoqëria
Halle e derte ka plot kurbetqari
Trupin n’mërgim, mendjen te shtëpia.

Pra,e hidhur është buka në vend të huaj!
Ai që se provoi as nuk e shijoji, këtë s’e di
Ti, vendlindjes shpinën kurrë mos ia kthe
Sepse, tokën e huaj nuk e thirrin Atdhe?!

Shperndaje ne
Updated: 14 Shkurt, 2017 — 08:01

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.