“Skënderbeu i madh “ i Amsterdamit , 1692

Vlera dhe shpirtbardhësia asnjë herë nuk kanë pasur shkëlqim më të madh se sa në personalitetin e të pamundshmit Skënderbe . Ky princ i rritur në Sarajet e Muratëve ku edhe e  ruajti zakonet e tija nga vendlindja  duhet të shërbejë si shembull për të gjithë Suverenët e botës- kështu fillon përshkrimi i heroit tonë në librin “ Le grande Skanderbeg “. Të mendoni , jemi në viti 1692 ose rrumbullak 224 vjet pas vdekjes së tij dhe ai kërkohet në qendrat e Europës si shembull i përjetësisë  dhe frymës së tij shembullore.

Pas marrjes së shtetit  të babait të tij nga turqit  , i ardhur pas shumë betejave të pavdekshme me tërbimin e tij  në shpirt nga prangosja e tij si fëmijë , ai  jetonte  për të shkrirë  të gjitha forcat turke dhe arritur në Krujën e të parëve të tij, ëndrrën e fëmijërisë së tij.

Pas ardhjes  në Krujën  mitike ai ndihej i lumtur . Aty e shohim të gëzuar duke i fituar betejat e një pas njëshme dhe duke i dhënë vendit të tij shijen e pavdekësisë. Interesat e butë atij  do i jepnin  dhembje vdekjeje sikur mos të arrinte tek populli dhe Kruja e tij ;ai do ta kërkonte Arianisen e tij fatkeqe që nuk ishte më edhe në turmat më të mëdha të kampeve turke.

Turqit i kishin bërë disa sulme dhe krijuar disa përparësi ushtarake , por atu nuk ia kishin vrarë veshin trimit të Krujës Në gjendjen që jemi ti mendon që Sulltani do të më bënte të dridhem nga frika ? Jo kurrë.

Skënderbeu e tregon (në veten e parë ) që ishte i biri i një princeshe Tribale  dhe  i  Gjon Kastriotit , mbretit të Shqipërisë – kështu e shkruan Amsterdami i vitit1992 ,  fillimin e jetës së Skendebegut.

Dhe kështu me radhë , ky libër me plotë dashuri perëndimore për Skënderbeun e përshkruan atë duke ia  bërë të ditur Europës  se në Jugun e saj ishte dikur trimëria dhe dashuria e madhe për kombin dhe atdheun.

Fahri Xharra,2502.07
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 26 Shkurt, 2017 — 10:13

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.