Europa e bashkuar në Europën e quajtur “Shtrigë e vjetër” !?

 

mehmt_latifiShkruan: Mehmet Latifi

Na mbytën me Europën e Bashkuar! Na mbytën me atë Europë që vazhdimisht e kanë quajtur dhe e quajnë “SHTRIGË E VJETER”! Na mbytën me Europën e Bashkuar që historikisht është dëshmuar se nuk i ka dashtë shqiptarët e bashkuar. Ndërkaq, shqiptarët ka të ngjarë që edhe e kanë dashtë Europën e Bashkuar, por edhe e duan të bashkuar. 

Unë jam mbase pak i “mbrapambetur” dhe mbase nuk jam aq “europian” sa disa shqiptar europian me profesion, por jam vetëm shqiptar! Këtë e them sepse përkundër intencës dhe përpjekjeve për të na i “kripur trutë” me idealet dhe aspiratat europiane të shqiptarëve, mendoj se shqiptarët janë në Europë edhe gjeografikisht, edhe politikisht edhe de facto edhe de jure, mirëpo disa “më të mençëm” po na tregojnë se çfar do të thotë Europa e bashkuar për shqptarët, ku të gjithë popujt e Europës do të jemi të barabartë!!!

Jam pak i “mbrapambetur” dhe më shkon mendja nganjëherë për këto bashkime europiane që po na i servojnë idealistët e sponsorizuar europian, pa dhënë disa sqarime paksa më të shtjelluara dhe më të hollësishme siç janë:

  1. Sa është afatzgjatja-jetëgjatësia e Europës së bashkuar?
  2. Cilat janë kriteret e përfshirjes-anëtarësimit në Europën e bashkuar?
  3. Ekonomike…?
  4. Sociale…?
  5. Kulturore…?
  6. Kombëtare…? , apo ka edhe kritere tjera, kur pikërisht ka tentative të vendeve anëtare të Europës së bashkuar që duan ta braktisin këtë Europë të bashkuar.
  7. Sa janë shqiptarët tani për tani të pregatitur dhe të informuar për këtë bashkim të tyre në Europën e bashkuar?

Shqiptarët mendoj unë kështu i “mbrapambetur” duhet të bashkohen brëndapërbrëndas vetëvetes, që ashtu të bashkuar të konkurojnë në Europën e bashkuar, ashtu siç vepruan gjermanët- apo mos vallë gjermanët janë më budallenj se ne shqiptarët? 

Së dyti, asnjë asociacion apo pakt nuk ka qënë i përjetshëm ndaj me të drejtë shprehë skepticizmin tim edhe këtu, dhe, NËSE VJEN DERI TE SHKATËRRIMI I KËSAJ EUROPE TË BASHKUAR, KU DO TË SHKOJNË SHQIPTARËT E NDARË?

Në një rast të tillë, francezët do të këthehen në Francën e tyre, sponjollët në Spanjën e tyre, gjermanët në Gjermaninë e tyre, holandezët në Holandën e tyre, edhe serbët në Serbinë e tyre, bullgarët në Bullgarinë e tyre, rumunët në Rumaninë e tyre,…po shqiptarët ku do të këthehen: ..në Shqipëri…?…në Kosovë…?… në Mal të Zi…? në Çamëri…? në Maqedoni…?, në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë..? apo ku??? 

Prandaj jam ithtar i bashkimit brëndapërbrënda trungut shqiptar dhe pastaj bashkimi me të gjithë të tjerët në Europën e bashkuar, sepse asnjë shtet europian nuk i ka specifikat e popullit shqiptar duke “faleminderuar” pikërisht asaj Europe që po duan emisarët me na orientua, thau se asnjë shqiptar tjetër pos atyre 10-15 vetave nuk qenka i vetëdijshëm se cili opcion është më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve.

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Prill, 2015 — 07:24

The Author

Mehmet Latifi

1 Comment

Add a Comment
  1. Pikersihte eshte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.