Nuk e kuptoni dhimbjen tonë

Shkruan : Brilant Gashi

Bota kundër shqiptarëve (shkrimi #2)
 
Vetëm pak nga popujt në botë , kuptojnë vetëm pak nga dhimbja jonë . Askush nga popujt e tjerë nuk e kuptojnë plagën dhe dhimbjen , të cilat i kemi ne si popull sot e 100 vjet më parë . Jam shumë i zhgënjyer me kombin tim dhe me popullin shqiptar .
 
Nuk e kuptoj se çfarë kemi bërë gabim . Mos kemi thënë diçka gabim ? Mos kemi bërë ndonjë gjë gabim ? Pse kemi rënë në grackën e mashtrimit historik ? Kam shumë pyetje , që nuk mund të gjejë përgjigje . Këto të gjitha rreth dhimbjes tonë . Kë duhet t’a pyes që të më përgjigjet ?
 
Kjo është një pyetje tjetër , që i’a bëra vetes time . Me ditë të tëra , i’a kam bërë vetes këtë pyetje dhe në fund erdha në një përfundim . Unë si bir i shqiponjës , më duhet t’a gjej vet përgjigjen e kësaj pyetjeje .
 
Ata që nuk e kanë kuptuar dhimbjen , nuk mund të dijnë kurrë se çfarë është paqja e vërtet . Kjo dhimbje do të egzistonte për aq kohë që jemi të ndarë dhe më vonë do të shndërrohej në urrejtje të madhe .
 
Duket se vetëm populli amerikan di pak nga dhimbja jonë . Dhe kjo dijeni e bëri Amerikën dhe njerëzit e saj të vijnë dhe t’a çlirojnë Kosovën nga ai armik , i cili është burimi i dhimbjes tonë . Vetëm ky popull , e kupton dhimbjen tonë të madhe dhe vendosi t’a sjell paqen në trevën shqiptare të Kosovës .
 
Ish Presidenti Amerikan Bill Clinton , që në fillim e ndjeu dhimbjen tonë . Ai e ndjeu atë përmes Nënës Terezë . Kjo është thënia e tij e famshme për shqiptarët :
“Nëna Terezë është e para ajo , që më bëri t’a dua kombin shqiptar . Ndihem krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë .”
 
Dëshira për të mbrojtur paqen dhe vlerën e saj , e shkakton luftën dhe urrejtja ka lindur vetëm për të mbrojtur dashurinë . Dhe kjo dashuri është dashuria jonë për kombin tonë shqiptar dhe për shpendin tonë që quhet Shqiponjë . Të njëjtën ndjenjë e kanë pasur edhe luftëtarët tanë shqiptar , të cilët për të mbrojtur atdheun , duhej që të vinin jetën e tyre në rrezik .
 
Projekti mbarë-kombëtar i Shqipërisë etnike është një projekt i madh kombëtar , kulturor dhe politik , e cila dëshmon qartë se kombi shqiptar duhet të bashkohet në një shtet të vetëm shqiptar dhe të ndalohen përgjithmonë megalo-idetë e këqija shoviniste të armiqëve tanë . Armiqët tanë dëshirojnë që të shpallin luftë ndaj nesh , duke i hapur edhe më shumë plagët e vjetra të luftës .
 
Errësira më e madhe e kombit tonë nuk janë fqinjët tanë . Në fakt dua të them se edhe këta fqinjë kanë hapur plagë të mëdha tek shqiptarët e varfëruar e sidomos kanë përhapur varfërinë tek kombi ynë , siç është Perandoria Osmane . Errësirë më e madhe e shqiptarëve është vet shqiptari . Kjo kafshë tradhëtare është në gjendje që për hir të armiqëve , edhe të injoroj me të madhe interesat tona kombëtare .
 
E marrtë e mira këtë bela të shqiptarëve .
E vërtet është , që nuk mund të bësh bashkë dy shqiptar . Sic thotë At Gjergj Fishta : “Më lehtë bën bashkë një thes me pleshta se sa që bën bashkë dy shqiptar”. Çudi dhe dhimbje edhe më e madhe për shqiptarët e botës dhe të trojeve të ndara .
 
Sikur të mos egzistonin shqiptarët , drama në këtë botë , nuk do të ishte shumë interesante . Zoti e solli në jetë kombin shqiptar , që njerëzit e saj të vuajnë dhe të përçahen mes veti , por pastaj të bashkohen përsëri .
 
Ai bashkim nuk ka ardhur sepse nuk ka njerëz , që të bëjnë të mundur egzistencën e këtij bashkimi historik ! Nëse ne shqiptarët arrijmë t’a bëjmë të mundur bashkimin e Shqipërisë , atëherë edhe qeniet e tjera njerëzore do t’a kuptojnë dhimbjen tonë kombëtare .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. NUK E KUPTONI DHIMBJEN TONË;TUK E TURPËRONI GRINDJEN ZONË;POSI VALLË,O,SI NA KALLË,TIM DHE
    FLAKË,KRIM BRE SHLAKË;MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË;O NËN TEPRIME KRIMINALË,NËN DHUNË,FURTUNË
    SHTYTË PËR TË MBYTË;DHE,KRYLEGJENDËN ORE HY-REGJENDËN,NEPËR SHEKUJ,VEPËR TEMPUJ;SAKRIFICA
    PËR TETË-KRIJIME,TËR-VETËFLIJIME,SI SHPETIMTARE,SHTEGTIMTARE,TERË NJË POPULL KOMB;NXERË OH
    PRERË ROPULL KOB,KORB;NGA ÇFARROSJE TOTALË,NGA ÇVARROSJE HORRGALË,NGA SHTRIGA O SHTRIGANA,
    NGA SHLLIGA-SHLLIGANA,NGA PËRBINDËSHA,GËRDITËSHA,PARAHISTORIK,GARAHIPOKRIK,SE PAK U DUKËN
    QE NA ZHDUKËN,MBI 80% POR,KËRKOJNË,TENTOJNË 100% TERË MË T’SHËNJTËN,SHTRËNJTËN,SHQIP MOJ
    SHQIPE SHQIPTARE;SHKRIP SHKRIPE OJ SHKRIPFARE;OU,DUKE KEQPËRDORUR,DREQPËRKORUR,EDHE KISHA
    O KËSO,PËSO,BESO,NGA BISHA RABITÇARE,ARDHACAKË,GARDHALAKË,KARPATIANE,TRAPAT-VRANE,KËTA O
    PËR HATA GABELË,ZHELË OU,KUKU LELË;QE NUK DO NGOPEN ME GJAK O PRAG SHQIPTARI,OU,ME GJAK O
    PRAG SHQIPTARI;QE PËRMES,TERSTRES,CA SERVILË,DEBILË,SERVILË,BASHKA,DRASHKA ME GJAKAKATRË,O
    VRKAVRARË,SHITUR,SHKITUR,INTERSAT MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE,TËRINTERPRESAT ZVARË KORBTARE
    KOBTARE;SI DHE,DUKE BERË PASTRIME,KASTRIME,MASAKRIME,KASAPRIME,MË GJENOCIDALË,ETNOCIDALË,O
    MË KANIABLË;O,DEGJONI,PO THËRRSIN,BËRTASIN,VARRET MASIVE,ZJARRET MAFIVE,ZJARRMIVE,SI MOREE
    ORE,NGA VATRAT E BRAKTISURA,KATRAT KATANDISURA;VARR MBI VARR NËNTOKË,ZJARR MBI ZJARR MOJ,
    NËNËLOKË;SI DHE,PËRNJËHERË,TERËNJËVLERË,TUNDËN SHTATË PALË TOKË,SHTATË VALË MOJ LOKË;SHI DHE,SHTATË PALË QIELLI,OUUU,SHTATË VALË DIELLI;POSI HURAGANI,FURAKLANI,QE KUR ATAKOJNË O
    ORE GJAKU O ZJARRI,PRAGU O ZVARRI;QE DO TË TEPTIS,DEGTIS,NJË VULLKAN,VRULLGAN;QE DO TA
    KALLI TIM E FLAKË,KËTE BALLKAN,KALLKAN;GADISHULL,AH,KËTE ISHULL;QE DO GJEGJI EDHE SOT OU,
    SI PËRJETË MOT,TERË ATDHEU,MBARË SHQIPTARIA,NGA MBRËNDA DHE MBARË DIASPORA,MË E RËNDA OUU
    FARE PRIA DORA;VETË KRYLEGJENDA SHEKULLORE,GEJGJI-KSTRIOT-SKENDËRBEU BASHKA-DASHKA OUU ME
    HY-RGJENDARIN OREEE,ME ADEM JASHARIN;QE MBARË,MË T’SHËNJTËN,MË TË SHTRËJTËN,TA KTHEJË OREE
    TË NA NGREJË,FAMËN OR NAMËN;MË TË PARIN,MË TË MBARIN,DJEPIN,KEPIN E SHPRESËS,SHPËRBLESËS,O
    OUUU,BESËS,MË TË MIRË,PËR DESHIRË,MBARË EUROPIANE,MOJ MJERANE;SI DHE MBARË BOTËRORE,MOREE,
    MBARË MË NJERËZORE,MË HUMANIATRE;E LUMJA OJ SHQIPTARE,NËNË TEREZA,GJENË ME BREZA O BREZA,A
    HY-REGJENDËS,KRYLEGJENDËS TANDEM MË NDERË KREJANE,OREEE,ADEM-SKENDËR-BEJANE!!TË FALA NJË
    REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA N’USA,VETËM NJË NGA DHJETA MILIONË,NËN DHUNË,FURTUNË,NA PËRZUNË
    PËRDHUNË,PAKTHIM,PËR AMSHIM;DUKE KOLONIZUAR,HORRORIZUAR,TROJET TONA,PLOJET ZONA,NGA BISHA
    KARPATIANE,O,KISHA TARTARNGARNE,RUSE-PUSE;POSE,MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MEMO-ANTIKE
    PRAP O VARP;RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI;PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM;RINGRITJE,RILINDJE;OUU,MBARË
    KOMBËTARE;OREEE,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.