Mos u dorëzoni shqiptarët e mi

Shkruan : Brilant Gashi

Bota kundër shqiptarëve (shkrimi #3)
 
Nëse ne nuk do të ishim krijuar si popull , atëherë edhe zoti do të bënte gabimin më të madh të jetës së tij . Ky është mendimi im si një atdhedashës , por për shqiptarët e tjerë nuk e di se çfarë mendojnë .
 
Bëj të mira për kombin tënd dhe kurrë mos bëj të mira për armikun që është i maskuar nën fytyrën e mikut . Do të na dënonte zoti i madh shqiptar , në qoftë se do t’a bënim një gabim të tillë . Populli shqiptar ishte në një formë të mirë , për-derisa erdhi paraja , që na falsifikoi , feja që na përçau dhe politika , e cila na ndau .
 
Për netë të tëra , akoma vazhdon ëndërra e njëjtë e një Shqipërie të bashkuar . Të gjithë shqiptarët duke jetuar në harmoni dhe pa ndasi fetare . Ka një mangësi të madhe këtu . Ajo është se kjo ëndërr nuk është realitet . Ne do të bëjmë të mundur , që t’a kthejmë iluzionin në realitet dhe këtë do t’a bëjmë vetëm me punë dhe me përkushtim .
 
Gjëja e parë , që ne duhet të bëjmë për t’a realizuar këtë ëndërr është që të kryejmë arsimimin e mirëfilltë : Shkollën fillore , Shkollën e mesme dhe fakultetin dhe më pas , që të vazhdojmë me punën tonë të madhe dhe të drejtë kombëtare . Kjo punë do të shërbej në diçka shumë të madhe për kombin tonë dhe hap pas hapi do të arrijmë t’a realizojmë ëndrrën tonë për Shqipëri etnike .
 
Kombi do të shkojë në rrugë të gabuar , nëse ky i fundit qeveriset nga udhëheqësit diktator dhe mësuesit e pa-arsimuar . Kjo është rruga e vërtet dhe e drejtë , të cilën ne duhet t’i shkojmë kundër dhe të mos i shtyejmë shqiptarët të ecin drejt asaj rruge të errët .
 
Koha vetëm ikën , por ne nuk po bëjmë asgjë t’a zgjojmë ndjenjën tonë kombëtare . Ardhmëria jonë kombëtare është në dorën e disa të paditurve të historisë dhe në këtë mënyrë , Shqipëria rrezikon të mos bëhet një .
Ne duhet që të dijmë nëse jemi apo nuk jemi një . Kush e di , ndoshta edhe ne nuk e kemi të shkruar që të jemi së bashku në një trup . Ndoshta ne e kemi të shkruar , të jemi si marionet në dorën e Fuqive të mëdha dhe fqinjëve .
 
Jam shumë i frustruar dhe fati ynë ka mbetur në pikëpyetje . Porosinë e fundit të të madhit Gjergj Kastrioti , akoma nuk e kemi çuar në vendin e vet , amanetin e luftëtarëve dhe të parëve tanë për mbrojtjen e tokave nuk e kemi çuar në vendin e vet . Atëherë , çfarë paskemi bërë gjatë tërë këtyre viteve ?
 
“Zot , mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha t’a humb durimin e mbi të gjitha , mos lejo t’a humb drejtpeshimin .” – i thoshte vetes At Gjon Nikoll Kazazi në shënimet e tij .
 
Feja për shekuj të tërë , që nga krijimi i rruzullimit nuk ka pasur ndarje tek shqiptarët . “Shqiptarët nuk duan t’ia dijnë për fenë . Ata i bashkon kombi dhe jo feja .” – thoshte mikja më e madhe e aso kohe e shqiptarëve , Edith Durham .
 
Sa e sa të tjerë , kanë vetëm fjalë të mira për shqiptarët . Kurse në anën tjetër armiqët tanë vetëm digjen nga inati i tyre i madh , që kanë për ne .
Bashkimi Kombëtar po afrohet . Në hedhjen e shortit për Waterpolo , e cila është mbajtur në Budapest , ishte bërë një gafë e madhe për malazezët sa që kur ishte thirrur emri i Malit të Zi , në vend që të shfaqej flamuri i shtetit të tyre , u shfaq flamuri më i bukur me sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë me dy krerë .
 
I bëj thirrje shqiptarëve të mi , që të mos dorëzohen në asnjë mënyrë sepse koha e bashkimit kombëtar ka ardhur dhe nuk ka bir nëne , që mund t’a ndal këtë bashkim të madh gjithë-kombëtar nga Nishi deri në Prevezë .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. me pelqen shum ki teksti qe e keni shkruar.por duhet qe krejt tjena te nji mendimi sikur ju qe keni publikuar.duhet 100%Shqiptaret qe te jen nji mendimi qe Feja jon asht shqiptarija edhe dot jet gjithcka e mundshme.ju Pershendes

  2. HEU,MOS U DORËZONI SHQIPTARËT E MI;EU,SOS U HORËZONI SHTIPVRARËT E ZI;HEEEJ,OR JU AS TË
    GJALLË,AS TË VDEKUR;AS PËR MALLË,AS TË MEKUR,HJEKUR,PJEKUR;ORE,VDEKATARË,PREKAVRARË,QE DO
    MASHTRONI,NGASHTRONI,SI VETTËVETËN;SHI,TERËJETËN;SI TERË VENDIN;SHI,STERR RENDIN,O,EDHE
    KUVENDIN,EDHE ZURENDIN;QE PËR INTERSA,KRITERPRESA,PERSONALE,TERSOSHKALË;QE SHITNI,STRR-
    SHITNI;VRITNI,ÇFERR-VRITNI,EDHE TROJET O HOJET,EDHE IDENTITETIN,INTEGRITETIN,EDHE FLAMURIN
    ORE PRAGURIN;MË TË PARIN,MBARË SHQIPTARIN;MBARË SHQIPTARINË,OH,SHKRIPKA VËRRINË,OREE,MË I
    BUKURI,MË I DUKURI;DJEPIN,KEPIN E PARË,MË TË MBARË;TERË MELENIUME,O,MOJ LUME;HUMËNIZMI,OU
    BRUMËPRIZMI,TË RIKRIRIJIMIT,RIFLIJIMT,MBARË TERËKOMBËATRE,NDËRKOMBËATRE;SI EUROPIANE AAH,
    MOJ MJERANE;EDHE MBARË BOTËRORE;FARË MË NJERËZORE;SI,PËR DHE O FE,PËR ATDHE O ATKRE;QE DHE
    PËR KOMBËTARË,GLOBËTARË;DUKE TERËSHKRIRË,PËRFSHIRË,BEJA-BEJANE,FEJA-FEJANE,KREJA-KREJANE;E
    OU,POSI VALLË,O SHI,SHKALLË;TEK SHKALLËZIMI,PRALLËZIMI,SA DJALLI O BIR DJALLI,NA KALLI OH,
    NXIRË STRALLI;QE MË TË SHËNJTËN,MË T’SHTRËJNJTËN,MË KRIJIMTARËN,FLIJIMTARËN;PËR FE O DHE,O
    PËR TERËKOMBËATRËN,NDËRKOMBËTREN,PËR DJEPIN-KEPIN KRIJIMIT,FLIJIMIT,MBARË NJERËZORE,OUUU,
    FARË MË BREZORE,NËN RREZORE;BREZATIMIT,RREZATIMIT;LARTË QIELLORE,ZJARTË DIELLORE,QE OREEE,
    TENTONI,KËRKONI,TË NA SHPARTALLONI;TË NA SHKATËRRONI;A PAK U DUKËN,QE NA ZHDUKËN,NDUKËN,OH
    DUKA NA FERR-NDARË,TERR-PËRÇARË,NË SHTATË COPA,SHVATË TROPA,KOPA;A,PLUS,OU PUS;ENDË,RENDË,
    TENTONI,KËRKONI,OU JU BANDA,TRANDA,FASHISTË,DRAZHISTË;BISHA KATASTROFALË,DUKE KEQPERDORË,O
    DREPËRKORË,EDHE KISHA SHI;SI KANIBALË,QE DHE KËTO TROHË,MOHË,COPËZA,GOPËZA,TË MBETURA,AH,O
    DROGËZA FJETURA,MEKURA;QE TË NA ÇFRROSNI,ÇVARROSNI;QE ME SHEKUJ,TEMPUJ,KËSO BISHA,OHA,ORE,
    PËSO KISHA,HISHA;NUK DO NGOPËN,AS NUK DO KOPËN;ME GJAK O PRAG SHQIPTARI;MORE,GJAK OU PRAG
    SHQIPATRI;PORSE,MOS NGATËRRONI,MOS SHKATËRRONI,SE PO JU THËRRASIN,PO BUQASIN,DUKE NGRITUR
    ZERIN,DUKE SHNDRITUR NDERIN;MË T’SHËNJTËN,SHTRËNJTËN;SHQIP SHQIPE SHQIPTARISË,OUUU,SHKRIP
    SHKRIPE SHKRIPKA VËRRISË;QE SI NGA LARTA,ZJARTA,SHTATË PALË QIELLI,SHTATË VALË DIELLI;O SI
    NGA PLANET I TOKËS,KLANET I KOKËS;QE SHTATË PALE TOKË,OU,SHTATË VALË OJ,LOKE;QE SIKUR MU
    HYREGJENDA QE GJEGJKA I TERË ATDHEU,OUUU,KRYLEGJENDA UÇK.KRYLEGJENDARI,GJERGJI-KASTRIOT-
    SKNDËRBEU;BASHKA-DASHKA,ME OUUU,HYREGJENDARIN-ADEM KRYLEGJENDARIN;SEPSE,RIGJALLËRIMI,OREEE
    PRIBALLËRIMI,MBARË SHKRIPKA VËRRISË,SE BEJA OR FEJA E MBARË SHQIPTARISË,KA QENË,ËSHTË ORE,
    KA ME QENË,PËRJETËMOT,HEU I MADHI ZOT;VETËM,O VETËM,FARË SHKRIPKA VËRRIA-MBARË SHQIPATRIA!
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA,VETËM NJËRI NGA DHJETA MILIONË,NGA KËSO,PËSO
    PËSO,BËSO;BANDA,TRANDA,NËN DHUNË,PËRDHUNË,NA PËRZUNË,PA KTHIM PËR AMSHIM,PËR KOLONIZIM,MOR
    HORRORIZIM;TROJE TONA,PLOJE ZONA;MASAKRUAR,KASAPRUAR,NGA KASAPË,SATRAPË,KUNDËR,THUNDËR MOR
    MBARË SHQIPTARISË,SHKRIPKA VËRRISË;PORSE,NË MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË MEMO-ANTIKE;O
    QE PO KTHEHËMI,SHPREHËMI,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RINGRITJE,RILINDJE,MBARË KOMBËTARE,OUUU
    MBARË SHQIPATRE,OREEE,MBARË SHQIPATRE!!.

Lini një Përgjigje te Jahi Shqiri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.