AI QË DJE TË VRAU,SOT TË QAU!?

Shkruan: Kasam ShAQIRVELA

ABSURDITET I DITËS

Nëqoftëse një kohë si bukur të gjatë, krijohet një gjendje e rëndë për masën, për ata që bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre e nxjerrin me djersën e ballit,tek ajo masë e gjerë, krijohet një bindje për faktorët që e i sollën ata në këtë gjendje. Dhe, njeriu që është përgjegjës për gjendjen e rëndë ekonomike, teknologjike dhe gjendjen sociale të brishtë, ai, i cili, mbase mund të jetë më përgjegjësi për këtë gjë, pasi e humb rolin dominues në atë shoqëri të cilën e zhyti deri në fyt në borxhe, me dëshirën e madhe të mbetet akoma faktori që vendos, ai njëherësh del “engjëlli shpëtimtar” dhe propozon programin që do ta nxjerrë shoqërinë nga gjendja pa rrugëdalje? Absurditet i llojit të vet! Çfarrë perverzitet, sa i pamoralshëm dhe cinik na qenka ky njeri.
Ky veprim ka dy shpjegime?! Është si thika(kama) me dy teha.Kur je në akcion për ta prerë armikun ka gjasa ta presësh dhe ballin tënd?! Shpjegimi i parë do të ishte, ta zëmë se e ka për qëllim të mirë. Shtrohet pyetja. Përse e solli shtetin dhe banorët e tij në këtë gjendje kur ditka të propozojë program për dalje nga kriza totale? Përse nuk e zbatoi këtë program më herët që, shteti dhe shoqëria, mos të vinin në këtë gjendje që ndodhen tani, pse vallë priti që,të tjerët ta denoncojnë për krimet e bëra së bashku me klikën e tij? Sa e pakuptimtë! E paska pasur me hile!? Ndërkaq shpjegimi i dytë është më i dukshëm. Pra, blen kohë për ta marrë veten në skenën ndërkombëtare, sepse, aty i hasën sharra në gozhdë, vetëm të huajt e bëjnë zap atë dhe bandën e tij kriminale! Zatën dëshiron me çdo kusht të bëhet faktor kyç, ta faktorizojë vetveten? Por është vonë, tepër vonë që sërish të kthehesh në ring boksier i dështuar?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 21 Mars, 2017 — 07:56

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.