PËR NDER TË DITËS SË POEZISË

NGA RECITIMI I SONTËM NË ” ShTIGJE POETIKE, ” TË MBAJTUR TEK ODA E ARTISTËVE-TETOVË, ORGANIZUAR NGA KLUBI POETIK “METAFORA”

PELEGRINIM I BARDhË

Eh, koha kaloi shumë shpejtë!
Edhe motet ikën njëra pas tjetrës
Një shekull moshë e shënuan jetë
E lanë të renë iu ngjitën të vjetrës.

Çfarrë kohë memece, ç’pritje e marrë?!
Në heshtje, për rininë, sa po më qahet
Un’, pelegrini bardhosh, tani jam në garë
Tempi i marshit, rrëshqanas, mezi mbahet.

Edhe sa kohë, të ecë, më duhet mua?
Për të arritur në atë cak të shënuar
Horizonti po m’ikë si shkarrje në përrua!
Vallë edhe sa do mbajë ky udhëtim i uruar?

Bëj ta zë për dore por, por nuk e zë dot
Po m’shket para syve imazhi i hijeve
O zot,mos qoftë dhe atje si në këtë bot’!
Sa e gjatë na qenka kjo udha e yjeve!?

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 22 Mars, 2017 — 07:11

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.