KOMEDIA TEATRALE: “Mos ngri zërin por fjalën, është shiu që i rrit bimët jo bubullimat”

Nga: Lulëzim CUKA

“Mos ngri zërin por fjalën, është shiu që i rrit bimët jo bubullimat”
Bubullimat e mëdha dhe shfaqet e shëmtuara nuk e ndihmojnë njeri-tjetrin përveçse ushqejnë mllef dhe urrejtje midis tyre, për të pretenduar se ne kemi të drejtë të veprojmë, të analizojmë, të argumentojmë, të bindim, dhe në fund të pranojmë.
Në qëndër të vëmëndjes jemi ne, janë ata, por rëndësinë më të madhe e marrin opinionistët tanë, të njëjtët për të gjitha: aktorin, filozofin, doktorin, arkitektin, inxhinierin arkelogun, shkencëtarin, pasi na ndriçojnë rrugën që kemi humbur ne si shoqëri dhe ata si individë fillojmë dhe mendojmë, po jemi atdhetarë:
Që shajmë, fyejmë dhe pshtyejmë
Aktoret teatral me të mirë jemi ne
PSE?!
Çe duam një teatër të ri kur vetë Shqipërinë e kemi kthyer në një skenë të madhe teatrale?
Nëse ka një eliksir që të fshijë myshkun e mendjeve të dukura si të ditura dhe ndryshkun e mendimeve të dukura si përkrahëse, ajo është, pa dyshim, dashuria pasionante për të dhënë kontributin tonë pa interesa të ngushta personale për të penguar që të mos bëhet, apo lejuar që të bëhet, atëherë kemi gënjyer vetveten.
‘Publiku’ është i dobishëm në atë që përfshin të gjithë ne: ne jemi të gjithë qytetarët dhe ne të gjithë kemi një interes në jetën publike dhe në shprehjen e saj nëpërmjet vlerave kulturore. Por ‘publiku’ padyshim nuk është një fushë e unifikuar.

E dua një teatë të ri për një, ekonominë krijuese, vetëfinancuese, komunitete të shëndetshme, angazhimi i të rinjve.
Për mijëra arsye , që i ofron të rinjve si promotor dhe mbështëtësi kryesorë për të promovuar vlerat dhe realizuar projektet e tyre të mbetur pezull për shkakë të financimëve, Ndaj teatri duhet të jetë burimi i të ardhurave që shume projekte të financohen nga vetë ai.
Te rinjtë duan të ecin në gjurmët e mundësive dhe ëndrrsve të mëdha për të ndjekur hapat e ambasadoreve të artit dhe kulturës Sandër Prosit, Kadri Roshit, Robert Ndrenikës,Bujar Lakos,Margarita Xhepa, Reshat Arbanaj, Mirush Kabashi, Tinka Kurti, Timo Flloko, Roland Trebicka, Roza Anagnosti e shumë e shumë të tjerë.
Gjuha dhe kuadri konceptual i ofruar nga vlerat kulturore na tregoni se kultura e financuar publikisht gjeneron tre lloje vlerash: vlera e brendshme, vlera instrumentale dhe vlera institucionale. ajo shpjegon se këto vlera dalin jashtë – krijohen dhe ‘konsumohen’në një marrëdhënie trekëndore ndërmjet profesionistëve kulturorë, politikanët, politikëbërësit dhe publiku.

Si rezultat marrëdhëniet në mes publikut, politikanëve dhe profesionistët janë bërë jofunksionale. Sistemi ‘kulturor’ bëhet një bisedë e mbyllur dhe e keqe mbillet midis profesionistëve dhe politikanëve, ndërsa faqet e lajmeve të disa mediave luajnë një rol shkatërrimi ndërmjet politikës dhe publikut.

Problemet janë qartazi sistematike, por zgjidhjet duhet të fillojnë nga profesionistë kulturorë, jo ne të bëhemi problem i pazgjidhshëm. Mundësia është se vlera e kultures për publikun është e pakufizuar dhe pafundësisht e zgjerueshme.

Sfida, që tashmë duhet të marrë zgjidhje, është krijimi i një tjetër shtrirjes midis kulturës, politikës dhe publikut. Në praktikë kjo do të kërkojë guxim, besim dhe radikalizëm nga ana e profesionistë në gjetjen e mënyrave të reja për të ndërtuar një legjitimitet më të madh drejtpërdrejt me publikun. Provat e deritanishme sugjerojnë që një qasje e tillë do të ishte e suksesshme dhe do t’i shërbente qëllimeve të të gjithë të interesuarve – politikanëve, vetë profesionistëve, dhe mbi të gjitha publikut të gjërë

Kultura e financuar nga publiku gjeneron tre lloje të vlerës – thelbësore, instrumentale dhe institucionale.

Nuk do doja të jepia kurrë një mendim nësë duhet apo jo të shëmbet teatri ekzistues, nuk mund te bëjë rolin e arkitektit , as inxhinier, as arkiologut, as çdo llojë profesioni që ka lidhje mbi çdo vendim që mund të dëgjohet në lidhje me teatrin sepse nuk jam.

A ka standarde të cilësisë që mund të ndahen?
Cili është roli i mendimit të ekspertit?
Si mund të zhvillojmë një gjuhë të qëndrueshme për të shprehur vlerën e brendshme?
Si përvojat personale përkthehen në fenomene sociale dhe prioritetet politike?
“Ajo që tërheq njerëzit në art nuk është shpresa se përvoja do t’i bëjë ata më të mençur ose më të vetëdisiplinuar. Në vend të kësaj ajo është shpresë se përballja me një vepër arti mund të jetë një shpërblim përvojë, një që u ofron atyre kënaqësi dhe emocione stimulim dhe kuptim”

Shperndaje ne
Updated: 26 Qershor, 2018 — 20:33

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.