CIKËL POETIK, ZYMER MEHANI: Dëshmorëve

JU
(Dëshmorëve)
Ju u zgjuat
Kur të tjerët flinin

Ju qëndronit
Kur të tjerët iknin

O trima Arbërie
Meteorë lirie

KUSH E DI

Kush edi
Shpiri si ndritet

Kush e di
Brenga si hiqet

Kush e di
Zemrat si thyhen

Kush e di
Dhembjet si ndryhen

E di veç poeti
Me zemrën sa deti

MBAHU….

Udhëto, ti, vargu im
Këngë e mbështjellur me pikëllim
Dhembje e shkrirë në dashuri
E këputur melodi

Qëndrestare, zemra ime
N’valë të jetës, mos u step
Se kjo qenka arenë lufte
Gjithmonë gëzime nuk të jep

Mos më fshaj, zemër e shkretë
Pse je mbushë me ngashërim
E pabesë qenka kjo jetë
Pa hare dhe pa gëzim

Jeta qenka një tregtare
T’mira e t’këqija të ofron
Po nuk dite t’bësh pazare
Përjetë n’zemër të trazon

Dhe po t’lidh jeta n’zinxhirë
Mbahu, luftëtar i mirë

KAH T’IA MBAJ…
kah t’ia mbaj me vargun tim
Mos m’lërë vetëm, lapsi im
Shpirt e zemër i shqetësuar
Porsi vala n’det t’trazuar
Gjak shqiptari e soj albani
Shpërthimtar si llavë vullkani
Muza vargje m’dhuron n’jetë
Zemrën seç ma çon përpjetë
Varg, o varg shpeshherë i zverdhur
S’ia dimë vlerën gjakut t’derdhur
Mirëpo, dije, o zemra ime
Se i huaji s’ sjell miklime
Në këtë botë ka rënie e shembje
N’shpirt e n’zemër m’sjellin dhembje

GËNJESHTËR
Gënjeshtër është
Se rrugët s’flejnë as natën
Ato rrinë zgjuar
S’flejnë dot
Nëse s’ecën kush mbi to
Ato ecin vetë
Udhëtojnë
Kthehen
Rendin
A ngarendin
Por edhe vrapojnë
E ne ecim bashkë me to
Ato mbarim s’kanë
Të pafund janë

NA MUNGON
(Prof. Ukshin Hotit)
Pa të çdo varg poezie do të ishte i thatë
E megjithatë, jeton në zemrat tona
Prandaj meriton edhe për të thuhen
Dy-tri fjalë në një vjershë a poemë
Për njeriun hero që e njohu kombi
Mëngjes për mëngjes botës i drejtonte letra
Në adresa të ndryshme, me kërkesa të qarta
Dhe mbi to i ngjiste pullat e vuajtjes së popullit
Është ky Ukshin Hoti-njeriu që e njohu bota
Ngrihej me vrull duke trumbetuar
Me duar përpjetë thërriste në unitet
Endej në atdhe, priste miqtë që i vinin
Ky njeri vigan, që e njohu globi
KU ËSHTË UKSHIN HOTI?
ÇUDI
Një komb i vogël
N’pesë pjesë i ndarë
Si mund t’ mbajë n’supe
Gjithë atë barrë
As është dëgjuar
As është parë
Si asht e zhveshën
Dhe sot është gjallë
E mban mbi supe
Emrin e vet
Dhe s’don të dijë
Për krajl, as mbret
Është Zot i vetes
Prej deti n’det
BALLI I QËNDRESËS
(Heronjtë kombëtarë)
Shqipen e qëndisur
E bartin në gjokset e çelikta
E kokën e ngrisin përpjetë
Plisbardhët gjer te retë
Ngjiten lart e më lart
Gjer te ngjyrat e ylberit
Të shohin flatrimin e shqiponjave
Në kaltërsitë e qiellit
Dhe në gji t’i fusin
T’ngrohtat rreze të diellit
Një shtatore- dhjetë fitore
Historisë një përmendore
Të gjakut ngjyrë e mban flamuri
Qëndrestarë-kala prej guri
FLAS
(Të vërtetën e kam Zot dhe fe)
Flas unë
Kur të tjerët heshtin
Ç’ rëndësi ka
Nëse zemra është e thyer
Më mjafton ky laps i mprehtë
Që më bën t’dukem mbret
Ditë për ditë vargun e shtjelloj
Që fillin e ka larg
Me laps në dorë gjurmoj ta gjej
Fillin t’ia zbuloj
Flas unë për ata
Që të tjerët s’bëzëjnë
Kur flet poeti
Trazohet dhe deti
AI…
(Të madhit SANDOKAN)
Për besën stërgjyshore
La peng emrin
Për fisin e gjakun-
Plisin
Për emrin shqiptar-
Peng la zemrën
Për fjalën e dhënë-
La peng betimin
Për besim në fitore-
Guximin
Andaj e përcjell
Lavdia kudo
Për liri
Peng la dashurinë
Dhe jetën e fali
Për Nënë Shqipërinë
S’E LANË REHAT
Ia prenë krahët
S’e lanë rehat
-Je shumë e madhe,
Me hipokrizi i thanë
-Të mjafton veç një gjysmëqiell
Një gjysmëtruall,
Një gjysmëdiell
I thanë me tradhti
-Të mjafton njëri krah
Dhe vetëm njëra kokë
E zingjiruan e i thanë
-Të mjafton një gjysmëtokë
Si të këndojë
Ta mësojnë nisën
E shanë, e prenë, e vranë
Gjithçka i thanë
Gracka e leqe
Ngado i kurdisën
Arinj, derra, ujq
Dhelpra e hijena iu vardisën
Në dtë të stuhishme
prore e braktisën
Por Shqipja trime
Veç një këngë e këndoi
Këngën e grykëhollës
Dhe ashtu fatprerë
Zogjtë i bashkoi
E çerdhet e saj
N’Preshevë, n’Çamëri
Veç një ngjyrë e kanë
Të tërën kuq e zi
Urtësisht i mëkon
Nëna Shqipëri
DITË LIRIE
Rrezet flakëruese
Si drita të syve vetëtojnë
Kaltërsive të qiellit
Gjeraqinat krahëlehta vigjilojnë
Në fushat e paanë të Kosovës kreshnike
Lulëkuqet krenare pranverojnë
Kudo shpërndajnë aromë lirie
Heroizmi dhe atdhedashurie
DO TË TË PRES
Tërë jetën do të të pres Ty
Edhe nëse më thonë
Se s’vjen a vonon
Zemra jote një margaritar
Emri Yt i ëmbël
I kulluar – ar
Do të të pres tërë jetën
Deri t’ m’thonë t’vërtetën
Se takimet tretën
TË JESH….
Të jesh zemërdëlirë
Si zemër poeti
Të jesh dhe shpirtdëlirë
Porsi një valë deti
Të jesh, po të jesh
I dëlirë, besë të kesh
Të jesh zemërbardhë
Si zemër fëmije
Të jesh dhe shpirtbardhë
Si Alpe Shqipërie
Të kesh, dhe të jesh
Shpirt arbëri të kesh
Të jesh zemërmirë
Si zemra e NËNËS
Të jesh shpirtdritësuar
Si rrezja e hënës
Atdhetar të jesh
Besnikëri të kesh
Të jesh vigjilent
Porsi Shqiponjë mali
Të jesh lufëtar
Për atdheun që të fali

Shperndaje ne
Updated: 29 Qershor, 2018 — 16:07

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Ju lumt mendja e pena e juaj e Art per vargjet e shkruara shume bukur kushtuar njerzve me meritor te Kombit dhe Atdheut qe me zemer e shpirt e adhuroni…rrespekt gjithnje punes e veprave te juaja miku yn Poet.Zymer Mehani…uroj te vazhdoj pa u ndalur te shkruaj pena juaj e art…rrespekt e gjithe te mirat ju percjellshin ne vijimsin tende…

Lini një Përgjigje te Beqir Nuredini Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.