ME FOBIZËM NDAJ TE TJERËVE S’MUND TË ARSYETOHET PATRIOTIZMI RACIST I ShFRENUAR
Si shumë politikanë dhe akademikë serbë poashtu edhe Shesheli është njëri nga ata persona të cilët me çdo kusht paraqiten si “patriota serbë”, por në realitet prejardhjen e tyre e kanë të dyshimtë! Mbase këtu qëndron racizmi dhe shovenizmi i shfrenuar i tij, me shprehje mediokriteti për të fshehur prejardhjen e tij biologjike!
Kjo situatë, personave të tillë, u krijon fiksacione në kokë mbase dhe kriza psikike apo thënë troç çmenduri momentale të llojit të vet por shumë të dëmshme për shoqërinë!Për Sheshelin që u gjykua në Gjyqin e Hagës si kriminel për krimet e bëra në tërë teritorin e ish Jugosllavisë, gjatë luftës që e shkaktoi pikërisht Serbia me shpërbërjen e Federatës Jugosllave edhe atë në tërë dekadën e viteve të nëntëdhjeta të shekullit që e lamë pas.Pikërisht për këtë kriminel “është turp të jeshë shqiptar”?!
Apsurd i paparë! Shtrohet pyetja -po vallë a është turp të ndjehesh i tillë në shtetin të cilin ta krijoi pjesëtari i fisit të Kelmendit, princi Karagjorgjeviç?
Po kështu edhe shumë personalitete të shkencës, politikës, intelektualë e akademikë… si puna e Branisllav Nushiqit, Vuk Karaxhiqit, Nikolla Tesllës, Pavle Deshpalit, Ne(i)maniqëve, Drakulloviqëve, Lekiqëve, Dodiqëve, Zogiqëve … prejardhja e tyre ka mbetur enigme!?
Për të gjithë këta e shumë të tjerë duhet që historiografia e mirëfilltë ta japë fjalën e fundit mbi gjenezën e tyre të vërtetë bazuar në të dhëna shkencore nga shkencat përkatëse që merren me këtë problematikë!
© Kasam ShAQIRVELA