Fjala e Ali Aliut, Kryeministër i Republikës së Çamërisë: Çamëria është tokë shqiptare, çamët dhe arvanitët kanë identitet shqiptar qe jetuan dhe jetojne ne Epirin Ilirik – Çamërinë.

Fjala e Ali Aliut, Kryeministër i Republikës së Çamërisë, sot në Kongresin e Parë të Republikës së Çamërisë në Sarandë.

Pershendetje miq dhe diplomatë të Evropës!

Pershëndetje çamë dhe arvanitë nga Çamëria!

Pershëndetje Delegatë e Delegate të Kongresit të parë Kombëtar të Republikës së Çamërisë!

Kongresi i Republikës së Çamërisë që sot po mbajmë në Sarandë është shumë I rëndësishëm për popullin çamë dhe arvinitë, për Çamërinë dhe tërë Atdheun tonë! Nuk ka ngjarje të parëndësishme në histori, siç nuk ka gjethe të padobishme në një pemë e thonë çamët.

Republika e Çamërisë e shpallur me 30 Tetor, 2016, nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë mbetet ngjarje më e madhe e këtij shekulli dhe e shekujve në vazhdim. Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, lidh Rilindjen tonë Kombëtare me kohën tonë. Ne e Shpallëm Pavarësinë e Çamërisë, që të kemi një adresë, që të kemi një udhë, që Çamëria të jetë e lirë e sovrane me të drejtë, Bashkim me Shqipërinë.

Qeveria e Republikës së Çamërisë me në krye zotin Festim Lato, po bën të pamundurën, që problem Çam, dhe pozita juridike e Çamërisë të bëhet Çështje në BE, dhe dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuar.

Ne po punojmë vazhdimisht me prtnerët tanë ndërkombëtar, veçmas me BE-n, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që çështja çame të zgjidhet drejt, dhe çamëve t´u njihet identiteti i tyre kombëtar dhe teritori, nga ana e Greqisë. Mirëpo, Greqia deri tani i ka shkelur të gjitha pikat nga Karta e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ndaj çamëve. Në Greqi çamët dhe arvanitët nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare që ata të shkollohen e të arsimohen në gjuhën e tyre shqipe. Idea e Ministrit të jashtëm Grek, Kociasit, dhe Ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushatit, për një Marrëveshje që shuan Çamërinë, është t´i vësh flakën vullkanit të quajtur, Çamëri.

Të nderuar delegatë e delegate të Kongresit!

E kaluara jonë nuk ndryshohet. Vetëm një Çamëria e lire, vetëm një Çamëri Shqipëri, është paqa e mirëfilltë në Ballkan. Republika e Çamërisë do të jetë e lirë dhe pavarur, pavarësisht kryeneqësisë së udhëheqjes së Greqisë.

Ky çast dhe kjo ditë është historike për atdheun tonë, e veçmas, për Çamërinnë të shtypur e të gjenociduar nga Greku. Vendi ynë dhe atdheu ynë aktualisht ka një Shqipëri të tërë në Greqi. Teritori i Republikës së Çamërisë në Greqi përfshinë një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë tokë dhe det, dhe me një popullsi rreth 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Ky teritor kaq i çmuar i atdheut tonë nën Greqi, krijon dhimbje të paparë në të gjitha pjesët e atdheut prej më se dy shekujve.

Vëllëzër dhe motra, delegatë e delegate të Kongresit!

Çamëria është e jona dhe e askujt tjetër. Vetëm pjesa e Korfuzit sot ka një sipëfaqe prej 4100 kilometra katrorë, e mos të flasim për pjesët e tjera të Çamërisë.

Rilindja e shtetit të Çamërisë më 30 tetor 2016-të nga patriotë të dëshmuar, si Presidenti ynë, z. Festim Lato, dhe kryeari i Akademisë Kulturore dhe Morale të Shqiptarëve në Evropë, z. Atdhe Geci e të tjerë, nuk është lindje e rrezikshme dhe kërcënuese për askend. Tokën tonë të zënë nga greku në Greqi ne do ta kërkojmë dhe në një çast të caktuar do ta çlirojmë.

Teritori i Shqipërisë në Greqi ende ka më shumë varre se sa emra malesh, gryka kodrash, fusha e rrugë qytetesh. Çamëria, e bukura e Shqipërisë dhe e atdheut, është vendi ynë, gjuha jonë, arti i saj i çmuar, vallet, dhe e famëshmja jonë mijëvjeçare, fustanella çame. Këputja e Çamërisë nga shteti grek është detyrë parësore e Republikës së Çamërisë. Bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë është edhe në të mirë të Greqisë. Popullsia e Greqisë aktualisht është 67 përqind shqiptare. Këtë e them se edhe çamët edhe arvanitët janë shqiptar, janë gjaku ynë, prej 13 mijë vjetësh e më shumë.

Vëllëzër dhe motra, delegatë e delegate të Kongresit!

Që Çamëria është tokë shqiptare, kjo nuk diskutohet. Çamëria s´ është vetëm e vërtetë, por edhe vërtetësi historike, etno-gjuhësore dhe gjeopolitike.

Historia 13 mijë vjeçare e Epirit shqiptar – Çamërisë, në të gjitha epokat e saj, që nga paleoliti i hershëm e deri më sot, është shqiptare. Deshëm apo s´deshëm, Çamëria është ekzistenca e kombit tonë.
Qytetërimi pellazgo shqiptar, në tërë Epirin Iliro-dardan, ka realizuar vepra kolosale kombëtare e e vepra botërore për njerëzimin. Prandaj, kam lexuar diku, se ekziston vetëm një forcë më e fuqishme se të gjithë armiqtë e kësaj bote të mbledhur së bashku, dhe kjo është Idea, koha e së cilës ka ardhur.
Nga kjo foltore e Kongresit të Republikës së Çamërisë, i bëj thirrje Qeverisë së Shqipërisë, dhe Qeverisë së Kosovës Dardane, që të dalin nga shurdhi dhe heshtja, se Shqipëria në Greqi ka një Shqipëri të tërë, një Shqipëri me 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe det. Heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës Dardane nuk i bën nder çështjes.

Vëllëzër dhe motra! Të nderuar delegatë të Kongresit!

Ndaj Çamërisë dhe mizorisë greke ndaj çamëve, të gjithë jemi mjaft të vonuar. Presidenti i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato, prijësi ynë i nderuar Lato, po bën atë që nuk e ka bërë askush deri më sot. Ne po bëjmë përpjekje që t´ia kthejmë identitetin dhe dinjitetin e shkelur nga shteti Grek.
Më duhet të ju them se Republika e Çamërisë sot kontakton me mbi 110 shtete të OKB- së, dhe të BE-së në kuadër të Organizatës së Popujve të Papërfaqësuar. Republika e Çamërisë sot kontakton drejtpërdrejtë me BE-në dhe SHBA-në. Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato, Kryeministri i Republikës së Çamërisë, Ali Aliu, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Çamërisë zonja, Elena Kocaqi, kemi leje të përhershme për të kontaktuar, biseduar e për të marrë pjesë në Konferenca, aty ku diskutohet e mbrohet Çështja çame.
Republika e Çamërisë e shpallur më 30 tetor 2016, nga Kuvendi gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë, sot ka Flamurin Kombëtar me stemën e Pirro Burrit, Himnin Shtetëror të saj, Kushtetuten e Republikës, si dhe hartën me emërtimin, Republika e Çamërisë. Mund t´ju them se Ministritë e Republikës sonë nga ditë në ditë po konsolidohen. Shpallja e Republikës së Çamërisë nuk rrezikon askënd në këtë hapësirë trazirash dhe konfliktesh. Republika e Çamërisë është adresa për të gjithë shqiptarët. Kjo adresë do t´i lidhë motet, shekujt, dhe epokat. Republika e tretë në Ballkan, Republika e Çamërisë, bashkon pjesët e pushtuara padrejtësisht të adheut tonë nga fqiu grek dhe serb.

Vëllëzër dhe motra! Delegatë e delegate të Kongresit të Republikës së Çamërisë!

Atdheu ynë nuk është i çliruar. Sot jashtë teritorit të Shqipërisë shtetërore dhe, jashtë teritorit të Kosovës shtetërore kemi 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë sipërfaqe tokë shqiptare në Greqi, dhe 25 mijë kilometra katrorë sipërfaqe tokë shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi. Ky është tregues se mi 60 % të Atdheut tonë, ende e kemi nën pushtim të Serbisë dhe të Greqisë. Popullata shqiptare në këto dy vende, ende jeton pa asnjë të drejtë njerëzore dhe në shpërngulje të vazhdueshme. Prandaj ne duhet të bëjmë më shumë për Çamërinë, që të bëhemi zot të të tokave tona.

Vëllëzër dhe motra! Delegatë dhe delegate të Kongresit të Çamërisë!

Me sa e kuptoj unë çështjen çame, nuk njoh çam pa Çamëri në zemër. Se çamët dhe arvanitët janë vëllëzër të një gjaku dhe shqiptar, kjo nuk ka dyshim. Se çamët dhe arvanitët kanë identitet shqiptar dhe kjo nuk ka dyshim. Studiuesi dhe patrioti, Aristidh Kola, në librin e tij „Prejardhja greke“ shkruan; Shqipja, është gjuha që themeloi qytetërimin botëror! Prandaj, shumë janë personalitetet me famë të Epirit Ilirik – Çamërisë. Unë kujtoj është e pamundur përfshirja e tyre në një libër me 2 mijë ose tremijë faqe.
Historia e Çamërisë Pellazgjiko – Iliriane, është 13 mijë vjeçare. Ajo fillimet i ka nga perëndia Thot, nga Aleksandri i Madh, nga Pirro Burri, Ptolemeu e Zeusi, si dhe nga , Papa Eleuteri, Dora D´Istria, Mbretëresha Olimbia, Muharrem Rushiti e Musa Demi, Faik Konica e Kolë Idromeno, Abedin Dino e Bilall Xhaferi, por më gjerësisht në këtë temë do të flas Elena Kocaqi, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Çamërisë, dhe historiania jonë e shquar.

Prandaj, kohën që kemi përpara do ta kemi më të organizuar dhe Forcën tonë Ushtarake, Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë do ta kem më të modernizuar!

Rroftë Republika e Çamërisë!
Rroftë populli i Republikës së Çamërisë!
Rrofshin miqtë tanë SHBA-ja, Hollanda, dhe BE-ja
Rroftë Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato!
Rroftë Republika e Shqipërisë!

Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë Republika e Iliridës!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Kryeministri i Republikës së Çamërisë
Ali Aliu
Sarandë, Shqipëri, 14. 07. 2018

Shperndaje ne
Updated: 14 Korrik, 2018 — 21:46

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Urime e suksese , jemi me Ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.