Bota Demokratike ndalon Burkën dhe Nikabin, në Atdheun tonë ende njerëz të maskuar lirshëm lëvizin në vende publike!

Bota demokratike, pra vendet Europiane dhe Amerika veriore, këto dekadat e fundit, janë objektivi kryesorë i cili atakohet nga terrorizmi islamik. Mjafton të analizohen raportet që nxjerrin institucionet e specializuara ndërkombëtare në çështjen e terrorizmit, trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik, krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të Europës Perëndimore dhe SHBA-së. Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi islamik, po ashtu edhe qytetarët dhe personeli ushtarak-diplomatik i SHBA-ve i vendosur në Europë.
Organizatat terroriste islamike në Europë, burime financimi kanë: rrejtin botëror të terrorizmit me rreth 25%; nga vetëfinancimi dhe financimi nga anëtarët rreth 58%; dhe aktivitetet kriminale-grabitjet; trafikim me drogë, armë, dokumente false etj. Kjo tregon që terrorizmi islamik, mrekullisht bashkjeton dhe bashkvepron me krimin dhe kriminelët ordinerë! Derisa substrati më i përshtatshëm, prej nga rekrutohen terroristët islamik, janë kryesisht vendet e prapambetura islamike, që nuk kanë zhvillim ekonomik-kulturor dhe social, që kanë analfabetizëm të lartë, pra s’kanë shkollim elementar etj.

Burka dhe Nikabi janë përdorur si mjet maskimi, për kryerje të shumë veprave penale, qoftë të akteve terroriste islamike, por edhe në shumë raste është përdorur për kryerje edhe të krimeve ordinere. Raste të tilla, janë regjistruar si në vendet Europiane, SHBA, por edhe në vendet islamike( Afganistan, Siri, Irak, Palestin, Turqi etj)!
Aplikimi i Burkës( mbulimit të tërsishëm të fytyrës), sado që mund të thirren në rite, adete, obligime a të drejta fetare a edhe njerëzore, kjo ashpërsisht bie ndesh me të drejtën e njeriut( sepse shkelet e drejta e njerzëve të tjerë), po ashtu cënon sigurinë e njeriut dhe të vendit! Më 1945, edhe Japonezët e kishin vështirë ta pranonin, që ta mohonin Hyjninë e Perandorit të tyre, derisa burka, është thjesht një veshje-maskë, që shumë më lehtë largohet( e sidomos në Vendin-Kombin tonë, që kurrë asnjëherë nuk ka maskuar kokën me burkë)! E drejta e një personi, shtrihet deri aty, sa nuk cënon të drejtat e personave tjerë- derisa një person maskohet( për çfardo qëllimi qoftë), kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të të gjithë personave tjerë që nuk maskohen!
Disa shtete burkën e kanë ndaluar në nivel kombëtar, apo në nivel lokal, ose e kanë ndaluar pjesërisht!
Burka ndalohet apo është në procedurë ndalimi mes të tjerash në këto shtete: Australi, Kanada, Austri, Francë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Egjipti, Zvicrra, Italia, Norvegji, Suedi, Çadi, Kameruni, Nigeri, Gaboni, Bullgari, Turqi, Izrael, Tunizi, Letoni( është ndaluar vetëm për 3 raste që kanë hy me burka në këtë vend), Kinë, Mijanmar, SHBA, Meksikë etj!
Arsyet pse duhet ndaluar me ligj, janë:
1. Sigurisë Kombëtare;
2. Mbrojtjes nga asimilimi-ruajtja e traditës tonë dhe
3. Aspiratave që kemi!

1. Në vendin tonë, edhe pse kemi patur disa tentativa shumë serioze për kryerje aktesh terroriste islamike, madje edhe nga terrorist islamik serbë( të dirigjuar nga Agjenturat serbe), ende nëpër rrugët e qyteteve tona, shohim njerëz të maskuar me burka! Fillimisht pamja e tyre( veshjeve të tilla), kurrë nuk është aplikuar në vendin tonë, as në kohën e Perandorisë Osmane. Prezenca e personave të tillë të maskuar, mbjellin frikë serioze në publikun e gjerë- mjafton të shikoni sesi reagojnë qytetarët tonë, kur shohin një person të maskuar me burka( të gjithë e shikojnë me habi dhe frikë, i largohen etj)!
1.1 Dihen rastet kur kryes ordiner edhe nga vendi yn, kryen vjedhje në Bahrein, duke përdorur Burkën. Kjo të bënë të kuptosh, që maska e tillë( burka), do mund të përdoret edhe në akte të mundëshme kundër Vendit tonë apo akte kriminale ordinere! Për më shumë derisa shumica e vendeve demokratike, por edhe atyre shumë pak demokratike( Turqia, Kina etj), pjesërisht a plotësisht kanë ndaluar mbulimin e tërësishëm të fytyrës( pra me burka), kjo është imediate që të ndalohet edhe në Vendin tonë.
2. Kërkuesit e bartjes së Burkës, Nikabit a Hixhabit, në vendin tonë, kanë qëllime politike, të cilët mbështeten tërësisht nga vendet që janë jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe Shqipëtarëve në përgjithësi! Pra këto vende kanë qëllime ekspansioniste, neokolonialiste, asimiluese kundër Kombit Shqipëtar! Derisa Kombi yn, asnjëherë në histori, nuk ka bartur veshje të tilla, derisa propagandojnë duke barazuar Burkën, Nikabin a Hixhabin me mbulesën që bartnin gjyshet tona( shaminë e kokës)! Ruajtja e traditave tona kombëtare, është detyrë jovetëm e qytetarëve, por para se gjithash është detyrë e institucioneve tona.
2.1 Nuk i kemi të largëta kujtimet, kur Muhaxherët Serbia( 1878-1912), Greqia(Çamët), i dëbonin për Anadolli, i vrisnin gjoja për turq, shkaku i veshjeve që dhunshëm i veshnin me veshje turke!
3. Derisa vendet Europiane, shumica e tyre, kanë ndaluar plotësisht, pjesërisht bartjen Burkes e Nikabit, Hixhabit( nëse dhunshëm bëhet, a ndaj minoreneve), kjo praktikë do duhej të ndjekej edhe nga Shtetet tona, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Më:15 gusht 2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 21 Gusht, 2018 — 00:40

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.