Brahim Avdyli: Gadishullit Yllirik dhe gjuha e saj shqipe, … ka qenë gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve…

EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT 

Pjesa II 

Shqiponja e Thotit është shqiponja që marrin për të parën. Ajo i ka lidhur botën e përtejme me botën e përkohshme; botën e pambërritur nga njeriu me botën që e sheh; pra, me një fjalë, botën reale me botën ireale. 

Autor Brahim Avdyli

Të kishe sytë e veçantë të shqiponjës, do ta shihje edhe atë botë. Por, me syrin e njeriut nuk do t`a shihje. Në botën e përkohshme, në jetë, njeriu, si qenia më superiore dhe më e vetëdijshme në tokë, shqiponjën e kishte si lidhjen kryesore apo të vetmen me Hyjniun, Zotin e Madh, Krijuesin e kësaj bote. Prandaj, AI, i cili ishte i pari i të parëve, e kumtonte çka do të thoshte Zoti i Madh, Krijuesi, Hyjniu i botës; që bëhej vetë Shqiponjë; shqiponjën me një kokë e kishte simbol të parë dhe tregonte origjinën e tij. 

Kombi i ynë, i shërbente një qëllimi të shenjtë. Në shenjë të Krijuesit të Madh të kësaj bote, dëshironte që t`a bëjë botën në tokë (globus apo terra, si do të thuani), pa marrë parasysh se çka gjënte mbi dhé: kodra, bjeshkë, borë, fushë, ujë, deti, liqene, shkretëtirë, etj., nëpër të cilat ecte edhe në këmbë, krahas kuajve, siç e kishte lënë Krijuesi, me veti krijuese e të dijes, me duar e këmbë, si qenie të kësaj bote, me vetëdije më të lartë nga qeniet e tjera. Ne jemi të parët, të sjellur në këtë botë e kemi folur gjuhën shqipe. Një komb tjetër, përpos kombit që e ka folur gjuhën shqipe, nuk ka pasur. 

Të gjitha këto pikëpamje do t`i trajtoj në bazë të mendimit tim shkencor, e jo ashtu si mund t`i quanin disa mendimtarë të tjerë shqiptar dhe botëror. Gjuha shqipe ka qenë gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve, jo kaligrafia, jo shkrimi, sepse me kohën ka ndryshuar, por gjuha ështe e njëjtë. Gjuhën shqipe e ka folur i tërë Epiri ilir, Maqedonia ilire, Iliria, Thraka, Azia e Vogël, Ilirët e Azisë dhe të Afrikës veriore, Keltët dhe Galët. 

Një tezë të vetme e kemi në shkencë se labët janë albët dhe nga ata është përcaktuar kryesisht shkuarja e tyre nëpër botë, p.sh. te Hititët, në mes të ilirëve (Yllirëve) të tjerë, sepse udhëtonin e emigronin në Lindje deri në Indi, të udhëhequr nga Yjet-si udhërrëfyes në tokë, të zbritur në radhë të parë prej yjeve, të cilit ata i thonë ylli Sirius (e “us” është vetëm një mbaresë e gjuhës fenikase pas Kadmit!). Me kohë i kanë quajtur malet e larta se janë Alpet e Kaukazit (Dagestani i sotëm). Këtë mendim e kanë përkrahur dijetarë të ndryshëm, ndër ta Spiro Konda, Eqrem M. Zenelaj, Sulejman Mato, apo nga të fundit, jam edhe unë. Njëkohësisht, kështu quhen Alpet e Shqipërisë, e Alpet e Europës. Këtë gjuhë e kanë folur poashtu të gjithë ilirët, thrakët, pellazgët e shqiptarët, të cilës siç do t`i thonë Spiro Konda e Eqrem Çabej “gjuhë japetike”1, me pak variacone dialektore, dallime e lokale. 

Ne, po ndalemi në një pikë, në vitin 1998, kur arkeologët shqiptarë në krye të M. Korkutit e amerikanit J. Devis, kanë gjetur zbulime të tyre rreth 40`OOO vite më parë se viti 2005, pra 37`995 vite p.e.s., një vendbanim të paleotitit të vonë, e ata na e dëshmojnë se kanë jetuar ilirët e vjetër dhe shqiptarët, nëpër Luginën e Kryegjatës, në lindje të Apollonisë.2  

Në fakt, se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve është një gjë e vërtetuar në të gjitha spektrat, nga ana gjuhësore dhe historike, pasi gjuha shqipe ishte gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve. Si e quanin vetveten njerëzit që jetonin në Pellazgi” është shumë e dikutueshme, sikurse “helenë”, sikurse “grekë”. Ajo ishte Arkadia e vjetër dhe nuk kishte as “hellenë” e as “grekë”. Pastaj, këto të dyja, në të vërtetë, nuk ekzistonin. Epiri (E`pi`re) qëndronte në bregun perëndimor të Greqisë, ndërsa Maqedonasit, Boeotët, Thesalianët, bashkë me Epirotët, kanë qenë fise barbare dhe të pacivilizuara, siç mendonin Tuqididi, Androiti, Hatzdakis, Wilkes, etj.3 

Këtë fotografi e kemi marrë nga arkivi i fotografive të Shqipe Hoxhës, duke e lëshuar shqiponjën, si lajmëtare të Zotrave, nga ylirët-ilirët e lashtë;

Popullata e këtyre viseve ishte popullata e mirënjohur e tërë Gadishullit Yllirik dhe baza e mbarë popujve apo etnive, të cilat u krijuan mbi një gjuhë të vetme, gjuhës shqipe, gjuhës së “Birit-Atit-Shpirtit”, prej atit Zeus, Zot e këndej, siç do të thoshte Mili Butka, është gjuha e rrezeve diellore

Ndër të tjera thuhet se fjala “elen” buron nga një rrënjë e lashtë “greke”, me El, e cila nënkupton një vend “malor” ose “të lartë”, duke e patur si bazë kuptimin e tyre për La, (Lartë) sikurse Yjet, sepse El=Yll është e lidhur me foljen e lashtë gege e gjuhës së sotme shqipe, Â=Âsht, osht, është; dhe e cila e sjellë në trajtë të rregullt fjalën A+L=E/la=Është la, lartë, prej La, e vendeve më të larta malore/ma la, të epërta, të sipërta, E`pi`re, Pele/ponese. Grekët e sotëm quhen <Hellas> dhe vendi i tyre quhet <Ellinikí Dimokratía>. Fisi Elen ishte një fis i vogël që i besonte perëndeshës Hënë/Selen, prej sellëve (Sell-oi)4. Të gjithë janë të etnisë sonë, iliro-pellazgëve

Në të vërtetë, qyteti Elada, nga i cili krijuan grekët “Hellada”, ndodhet në krahinën e Thesalisë dhe ishte pellazge, por nuk i takonte asaj që quhet “Graeci”.5 Elenët (jo Hellenët, sepse kësisojit nuk do t`i kishim thirrë ne!) ishin një fis i vogël, i vendosur në Thesali (Thessali, Phthia). Ai ishte i centralizuar përgjatë vedbanimeve të Alos-it, Alopes, Trehine dhe Argosit pellazg.6 

Pellazgjia është “Pelopennese”, dhe ndërkombëtare, sepse ai ishte vendi ku kanë jetuar atëherë ata, pas krijimit të mitit mbi “pellazgun e parë”, nën prizmin e kohës dhe vendit, por ai nuk e shpjegon prejardhjen kombëtare, sikurse të tjerat. Ky është miti, të cilin e quajnë “miti i deukalion”-it, dhe këta emra gjenden veçanërisht në territorin e sotëm të së ashtuquajturës “Greqi”, që në kohët e lashta antike (pelazgos, pelagon, aspelgos, aspelgia, deukalion, polydenkes, etj. etj.), 7 të cilat shpjegohen nga etimologjia

Fjala <Pelazg> ka qenë e lidhur me fjalën <Pelas>– thotë Spiro Konda, “një ndajfolje që do të thotë “afër, në afërsi”; me pelos=i zi; gjithashtu Pelargos= lejlek”. 8 Kështu, kanë shtegtuar deri në Egjipt. Simbolizoheshin me lejlekët. Në disa vende konsideroheshin shtegtarë. Prandaj, për ta, është origjina e popujve të Evropës dhe e tërë civilizimit njerëzor nga Egjipti, e jo prej Gadishullit Yllirik/Ilirik, përderisa e kërkojnë prej asaj ane origjinën e tyre. 

Në të vërtetë, duke kaluar qindra faqe të lexuara e libra të dokumentuara, ndalemi në librin e N. P. Eleftheriadhit, një këshilltar juridik, një specialist e orintalist dhe veprën “Greqia Pellazgjike-Parahelenët”, të cituar nga Spiro Konda, kur thotë se “në këtë mënyrë, pra, pellazgët, përbënin një botë të tërë pellazgjike dhe bota greke, e formuar dhe e zhvilluar në kohë shumë të mëvonëshme, përbën në të vërtetë një shkëputje dhe një specializim (specifikato), një veçanti të madhe dhe të ndritur”.9  

Ne, do të kishim thënë me këtë rast jo një shkëputje, por një përpjekjetë pranojë legjitimisht shkrimin e vjetër të këtij “territori”, që e pranon si “Greqi”, me alfabet fenikas (pas Kadmit), si “greqishte të vjetër, e nuk është absolutisht e tillë, sepse “greqishtja” e sotme është krijuar artificialisht dhe është zhvilluar shumë vonë, pas vitit 1000 të e.s. Por, N. P. Eleftheriadhi e thotë më mirë, si specialist i gjërave juridike dhe orientalist i spikatur se “kështu edhe greqishtja u formua në pjesën më të madhe dhe gati e tëra nga gjuha pellazge shumë e pasur”.10 Këtu do t`i bënim një vërejtje të thuktë se, në atë kohë e asnjëherë, nuk kishte gjuhë pellazge, por kishte gjuhë vetme shqipe. Me “pellazgët” na kanë futur në qorrsokak. Ata nuk janë “një komb” tjetër, por janë të gjithë Yllir/Ilir. Shkencëtarët përpiqen me të madhe t`i zhdukin me hipoteza yllirët e vjetër e t`i lënë nën greko-latinët

Spiro Konda na e sjellë edhe një shkrim të Eqrem Çabejt, i cili, në hyrje të librit të tij thotë se “nuk do të mundim të kënaqim ata që edhe sot kanë besim të patundur në një origjinë pellazge të gjuhës sonë. Përkundrazi, është koha që, së paku në shkollë, të mos mbushen trut`e nxënësvet me hipoteza të mjergullta të mesit të shekullit të kaluar.11 

Kjo gjë është më e bukur e me vend. Nuk kemi mundësi që t`u ndihmojnë armiqve tanë me këto hipoteza dhe të lëshojmë Greqinë me gënjeshtrat e saj. 

Në veprën e Spiro Kondos shpjegohet etimologjia e fjalës <pelazg>, prej faqes 451 e deri në faqen 486; pastaj, teoria kozmogonike e pellazgëve. Do të ndalemi në faqet 464-466, në të cilat mësojmë se fjala e Homerit <Pelagon> donte të thoshte “jam i lindur prej dheut”, sepse “pel” (pjellë) është shqipe, e do të thotë “prej meje fillon jeta, jam i lindur; ku fjala “jam” është vetëm “a”, sikurse te gegnishtja, kur pyesin “kush a?” (Kush është?), ndërsa tingulli “g” i plotëson vepronjësit dhe do të thotë “gea” (dhea)=prej dheut. Mbaron fjala pelag, dhe on” është mbaresë fenikase. Pra, po e themi se ky alfabet nuk ka pasur qëllim tjetër pos të indoktrinojë shqiptarët e vjetër që flisnin shqip e që e shkruanin këtë gjuhë, por me alfabet tjetër dhe quhen “grekë”

Plaku më i vjetër prej fillimit e deri sot nderohej ndër shqiptarë dhe quhet <plak>. Kjo fjalë është shqipe, nga Epirotasit, që tregonte të parin e fisit. Aty janë të përmbledhur kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, enanët, perrebejtë, athananët, etikët (aithiket), tymfeasit, parorejtë, antintanët, agrianët, etj. të cilat i përmend Straboni, që ishin fise epirote dhe këto fise kanë qenë fise Yllire/Ilire, jo pellazge, dhe kjo gjë na dërgon më largë prej origjinës sonë. Shqiptarët janë djemtë më besnik të Yllirëve/Ilirëve, të cilët nuk e kanë ndërruar gjuhën shqipe, prej krijimit të botës e deri më sot

Sot, ndoshta bëjmë prova të kota për t`a quajtur tërë njerëzimin me emrin “pellazgë”; për t`ia mveshur të gjithë njërëzimit këtë emër si të parakombit”, dhe për këtë gjë jemi futur pa vetëdije në një rrugë të gabuar. 

Pse?! Sepse t`a quajmë popullin pellazg (jo kombin!) si popull paraprak i tërë njerëzimit, duhet të kemi me çka t`a dëshmojmë këtë çështje. Në radhë të parë duhet të kemi një gjuhë të vërtetë të tërë botës, e jo “familjen e indo-gjermane”, d.m.th. fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën duhet që t`a kemi pellazge, me të vërtetat dhe faktet relevante nëpër kohë. E kjo nuk është e mundur, sepse iliro-pellazgët i kanë të pandara me iliro-shqiptarët gjërat e tyre kryesore. Kur vendosim që t`a quajmë veten tonë vetëm “pellazg”, mund t`i biem me grushta kokës sonë. Ata janë vetëm rajonalisht të tillë. Në tërë botën flitej më parë gjuha shqipe. Emrin “Pellagonia” e gjëjmë në të sotmen Greqi dhe në të cilën nuk është folur “greqisht” por shqip, deri vonë në histori, kur është mbushur me të tjerë Greqia, madje edhe sllavë. 

Gjin Bua Shpata ka ardhur prej këtij rajoni dhe ka qenë emër vendi, e jo emër i nacionit, kombit. Në këto treva është edhe miti mbi “pellazgun e parë” dhe janë munduar që ta zgjerojnë në njëmijë forma, pa e marrë parasysh se këtë emër nuk e kanë pasur të tjerët, jashtë të sotmes Greqi”. Pastaj, ky emër nuk ka ndodhur para vitit 1000 të e.s., sepse nuk ka patur “gjuhë greke”, respektivisht është quajtur më parë një ndarje e vogël prej “gre-akëve”, d.m.th. gratë, e i gjithë territori e ka përvetësuar prej Dodonës ilire, e jo “greke”. Ky emër është pështjelluar e ripështjelluar në mitin e Deukalionit. Askush deri sot nuk e ka ditur se ky emër vjen prej Kosove, e cila është Ylliri; e trualli i dytë është Iliria; truali i tretë është Dardania; të cilët e kanë folur brez pas brezi ndër mija vjeçarësh gjuhën shqipe dhe gegënishten, të parin dialekt e më të vjetrin të gjuhës shqipe

Emri që e përdorim ne, dhe e marrim gabimisht në vend të origjinës së tij, e ka origjinën e vet prej të ashtuquajturës “Kosovë”, fshatit Grai-koc, e i cili është bastardhuar prej të ashtuquajturës “serbishte”“Grejkovc”, një vend me kullota dhe lëndina rrëzë malit Borea (Sharri)12  

Kësisojit, neve na janë instaluar “serbët” e “sllavët” prej Kosovës e deri në “Pellagoni”.13 Për t`ia humbur para botës gjurmët parahistoke, i ngatërrojnë arbanët apo arbërit, arvanitasit, aramaishtët, arbëreshët, etj., të cilët janë dialekte të gjuhës shqipe apo forma të shkruarjes së gjuhës shqipe

I tërë “ballkani” është quajtur më parë nëpër histori vetëm YLLIRI, sepse prej aty i janë drejtuar të gjithë botës. Yllin, diellin e shqiponjën i kishin simbola të denja. Qendra e këtij Gadishulli ka qenë qendra e tërë botës

Këtë fotografi e kemi marrë nga arkivi i fotografive të Shqipe Hoxhës, duke e lëshuar shqiponjën, si lajmëtare të Zotrave, nga ylirët-ilirët e lashtë;

Ne po e vërtetojmë tezën tonë me një dëshmi të dukshme: Shqipe Hoxha, është njëra ato të artit të dijes. I tërë gadishulli i ynë thirrej Ylliri. Më vonë, është deformuar “Y”-ja e parë në “I”, sepse ata nuk mund t`a shqiptonin Y-në shqipe, por I-në. Kombin shqiptar e mbajnë më tutje nën këmbët greke dhe sllave, të ndihmuar nga bota konsenvatore. Bota përparimtare është me ne. 

Gjuha shqipe është gjuhë origjinale. Gjuhët e tjera janë disa artificiale. Të tilla janë gjuhët greke, latine dhe sllave. Ato nuk mund të shqiptojnë “Y-në” shqipe në një shkronjë “y”. Kjo na vërteton, me shumë se çështje të tjera. Ato janë gjuhë të krijuara më vonë. Grekët, për shembull, i thonë yllit “illyos”. 14 “Y-në” tonë themelore romakët e disa tjerë, e ndër to popujt e ri, e kthejnë në “i”, për shëmbull “Iliria”, duke e zëvendësuar “y-në e parë me “i”. 

Së pari, po e shpjegojmë prej fisit dardan fjalën “ilion”, prej dardanëve të Turqisë, i cili, në rrënjë të fjalës së tyre e kanë Yllin. 15  

Prej Yllit kanë zbritur në tokë Yllirët. ILION d.m.th. IL=YLL i (J)ON. Ylli është Diell dhe Diellin e mbajnë për Zot, , Zeus. Disa i thonë se Ylli i cili e solli njerëzimin ka qenë ylli “Sirrius” (us-është mbaresë fenikase).  

Një gjë të tillë na e thotë edhe Shqipe Hoxha, përmes Kishës së Deçanit, në Kosovë. Dijetari Erih von Daniken, që i zbulon sekretet e mbetura prej kohësh në këtë manastir, të rindërtuar mbi bazën e manastirit të vjetër të Deçanit, na e jep një afresk të vjetër, së bashku me 350 imazhe, në 57 faqet e tij me ngjyra, në këtë libër prej 254 faqe.16 Kur ka pasur një Manastir në mesin e Dardanisë ilire, aty ku është rrafshi i Dukagjinit, në Kosovë, tregon se sa i vjetër është ky komb dhe se “serbët” nuk kanë ekzistuar këndej pari, pra nuk kanë baza “të zhdukin” origjinën tonë të shumëpritur. 

Emrin “serbë” po e fus në thonjëza, sepse emri i tyre është artificial dhe nuk ka absoltisht të bëjë me “surbit” e “sorbit”, pasi është gënjeshtër e shpikur e tyre. Për më tepër, lexoni ju artikujt në rrjetat elektronike dhe në profilin tim.17 Ne po i kthehemi prapë shkencës sonë dhe gjërave të vërteta, të cilat, nuk i pranon ende shkenca konservative si të vërteta

Ka kohë që kanë dëpërtuar në shkencën botërore zbulimet arkeologjike të Bosnjës e të Kroacisë. Në mes tyre, një zbulim të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit të arkeologëve kroat, të dhënë edhe në Radio Kontakt, i cili, në të vërtetë i dërgon me zbulimet e veta deri 20`000 vite p.e.s. Shkenca duhet të bazohet në zbulimet e reja, në artefaktet që hedhin dritë të re në shkencë dhe duhet t`i hedh poshtë të gjitha hipotezat e diskutabile deri më sot. Pra, duhet të rishkruhet historia e lashtësisë.18 

Bosnja ka qenë gjithashtu djep i civilizimit botëror dhe është pjesë e pandashme e Gadishullit Yllirik, që më vonë është quajtur Gadishulli Ilirik. Për të fundit herë Evropa ka dashur të na e hedhë në prapavijë, në shekullin XIX, kur e quajti “Gadishulli Ballkanik”, në Berlin. Sot, arkeologjia na sjellë artefakte të reja, jo sikur i kanë njohur shkencat botërore e të albanologjisë. 

Po përsëritim edhe njëherë një thënie tonë të mëparshme, se kur kufiri i të kaluarës sonë lëviz për më shumë se 12`000 vite para qytetrimit botëror dhe më shumë se 17`000 vjet para asaj që i thonë kot “qytetërimi helenik”, të cilin Evropa e sheh sikur një themel të qytetërimit të saj, madje duke e mbivlerësuar, por neve na ndezet drita e gjelbërt dhe e kemi rastin tonë.19 

Për Piramidën në Bosnjë e kimi rastin më të vlershëm. Bota përparimtare e pranon; bota konsevative e pengon. Konsideratën e tij për piramidat tjera i kosinderon hipoteza pseudoshkencore dhe ekzoterike

Piramida e Diellit, në majen e malit Visočice, pranë qytetit Visoko, e para piramidë e Bosnjës, në prill të vitit 2005;

Në qytetin Visoko,majen e malit Visočica, e zbulon piramidën e Diellit,20 e cila është piramida më të madhe se piramidat e Gizës në Egjipt. Dr. sci. Semir Osmonagić21 e jep një fotografi të artefaktit të tij, gurit të rrumbullakët, i cili hidhet nga shqiponja, e marrur prej filmit dokumentar, i cili është një senzacion mbi shqiptarët e ilirët, të cilët kanë banuar para 12`000 e deri në 30`000 p.e.s. në këtë trevë dhe kjo e vendosë shkencën botërore para një dileme të madhe korigjuese. Mija libra duhet t`i heqë nga qarkullimi dhe kjo është më e vjetër se Shqiponja e Thotit. Në faqet e gazetës elektronike mund t`a lexoni me kujdes këtë shkrim. Miku im, Xelil Arifi, Bosnjën Yllirike e thekson si djep të civilizimit Europian.22 

Po e themi edhe një thënie shkencore në këtë pjesë, që parafrazohet nga filozofi Laibniz, i cili e konstaton se gjuha shqipe është edhe keltishte, kur dihet se Ciklopi lab (d.m.th. i Labërisë!) i ka bërë tre djem: ilirin, galin dhe keltin. Prandaj, nuk është e quditshme që të tri popullsitë, që e kanë pasur të njëjtin gjak, e kanë folur edhe të njëjtën gjuhë. 23 

Shqipja është gjuha e parë e popujve të Europës e të Botës. Nuk është gjuha pellazge”, sepse edhe ata kanë qenë iliro-pellazgo-galo-keltë

Vijon pjesa e tretë

Lexo pjesën e parë…

 

 

Shperndaje ne
Updated: 9 Tetor, 2018 — 01:46

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

1 Comment

Add a Comment
  1. Shum jam i impresionuar me kete artikull i cili me bindi me argumente dhe fakte reale.hhistorianet dhe specialistet tan duehet te punojn shum qe ti tregojn botes te verten e kombit ton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.