Ftesë në përvjetorin e dëshmorve të 1989

FTESË

Me 27.03.2017, në ora 11:00.

Me 27.03.2017, në ora 11:00. Në Institutin Albanologji, hapet ekspozita përkujtimore të dëshmorëve që para;
28 viteve okupohet Kosova, masakrat ushtarake serbe, në popullatën civile për 24 orë në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës me 27 dhe 28.03.1989 “Serbija e Madhe”

Më 25.03.1995, ditën e diel në Prapashticë, kur unë fillova të komunikoj, mes letrës së bardfh, fotografisë, lapsit me Hajrim Badallaj, çdo vi, hije që vendosesha në letër Hajrimi, filloi të më informonte se çka kishte përjetuar, ditën kritike të marsit 27, 28.03.1989.
Nëna më lindi më rriti deri më 28.03.1989, po ajo,
NËNA MË PËRGATITI QË TË SHKOJ NË SHKOLLË,
ISHIM NË RRESHT DUKE KËNDUAR PËR KOSOVË,
ÇANTËN E MBUSHUR ME FLETORE, LIBRA ME HARTËN E GJEOGRAFISË,
NË DORË MBANIM LIBRIN E HISTORISË,
MËSUESI NA MËSOJ PËR PROGRAMIN KOMBËTAR,
QË MOS TË HARROJMË TË PARËT TANË,
HISTORINË ILIRE, LUFTRAT E SKENDERBEUT,
ALFABETIN E NAIMIT, ME KUFIJT E ATDHEUT,
NË NJË PJESË TË KËSAJ TOKE I PËRKISJA DHE UNË,
ATDHEUT TIM TË BUKUR QË ANDËRROJA NË GJUM,
ME TETË MARS NËNËS TIME I THASH,
DO TË BËHEM MIGJENI QË TË LIGJOROJ NË HAS,
PO SA I MBUSHA DYMBËDHJETË PRËNDVERA NË KOSOVË,
ISHTE DITË E BUKUR, NJËZET E TETË MARSI TETËDHJETË E NËNTË,
DËGJUAM ZILEN E SHKOLLËS, OJ NËNA KRENARE,
VRAPUAM SI ÇDO DITË TË HYJMË NË SHKOLLËN KOMBËTARE,
POR ME ARËM TË ZJARRTA TË ANMIKUT TË KOMBIT TONË,
MË GODITËN ME PLUMBA, NË ZEMËR MË QËLLOJNË,
SU NGOPËN ME MUA, PLAGOSËN SHTATË SHOKË TË TJERË,
GJAKU NA DOLI, FILLOJ TË NA RRJEDHË,
NË SHOLLË MËSONIM PËR TROJET TONA, KOSOVËN KRESHNIKE,
SI SHTET TË PAVARUR NË FAMILJEN BALLKANIKE,
ME MUA I VRAN, PËR NJËZET E KATËR ORË,
NGA DORA E SLLAVIT NJËZET E PESË DËSHMORË,
POPULLI NUK U PAJTUA ME NDRRIME KUSHTETUESE,
KOSOVA TË FSHIHET NGA HARTA EKZISTUESE.
PARA BOTËS JUGOSLLAVIA U DEKLARUA ME SHTATË-TETË SHQIPTAR, në mesin e tyre , disa profesor universitar, SE KOSOVA KA SHPREH VULLNETIN KOMBTAR.

QË “PËRFAQËSONIN” KOSOVËN KËTA TRADHËTARË,
QË AJO TË BASHKOHET ME KËTA GJAKATAR,
SHIQOMË MË MIRË, TI NËNË, JU QË GËZONI JETË, HAJRIMI ME SHOKË, NE NUK KEMI VDEKË,
JEMI NË THELLËSI TË ZËMRËS, KOMBTARE TË KOSOVËS SË VËRTETË.

Kjo bisedë e imja me Hajrimin, dhe me të tjerët po vazhdoj sot, të jetoj me ta dhe familjet e tyre që tani janë bërë pjesë e pandashme e jetës time, në çdo kohë, si të nënës dhe babait tim këta janë:
Dëshmorët Mosha Vendlindja Vendi i rënijes
1 Haki Bislimi 20 vjeç Leposaviq Prishtinë
2. Bedri Hasani 20 vjeç Mitrovicë Mitrovicë
3 Behar Sumiqi 49 vjeç Mitrovicë Pejë
4 Ramadan Zeqiri 53 vjeç Mitrovicë Deçan
5 Agim Kukleci 31 vjeç Deçan Prizren
6 Muj Mehmetaj 44 vjeç Deçan Suharekë
7 Afrim Bytyqi 14 vjeç Dushanovë Gjilan
8 Muhamet Imeri 22 vjeç Dushanovë Skenderaj
9 Gjylbehar Badallaj 22 vjeç Zhur Ferizaj
1 Hajrim Badallaj 12 vjeç Zhur Fushë Kosovë
11 Ismet Qorraj 20 vjeç Deçan Podujevë
12 Salih Hadërgjonaj 17 vjeç Deçan Gjakovë
13 Nusret Gashi 41 vjeç Suharekë
14 Habib Asllanaj 19 vjeç Suharekë
15 Agim Rashiti 20 vjeç Gjilan
16 Xhemshit Badallaj 24 vjeç Zhur
17 Vetim Shala 30 vjeç Prizren
18 Ismet Krasniqi 29 vjeç Prishtinë
19 Shukrije Obërtinca 15 vjeç Prishtinë
20 Sevdat Xhafolli 27 vjeç Prishtinë
21 Hilmi Kajtazi 31 vjeç Prishtinë
22 Mustaf Veselaj 22 vjeç Sharr
23 Ali Jetullahu 33 vjeç Shtime
24 Muhamet Kabashi Dushanovë
25 Dashnor Ademaj 11 vjeç Zhur

Gjatë këtij gjahu të ushtrisë Serbe-Jugosllave, kundër Shqiptarve ku më pak se 24 orë u vranë këta 25 dëshmorë të Kombit, u plagosën 603 protestues dhe me urdhër të Sekretariatit të PB. të Kosovës u burgosën në kampet e përqëndrimit në Leskovc të Serbisë edhe 1200 protestues dhe organizatorët e protestave popullore të cilët i treguan botës se nuk pajtohemi, me qëndrimet e KQJ të Serbisë. Këtë vendosmëri të popullit edhe unë si individ reagova në mbledhjen e LK. Që udhëhoqi Sejdo Bajramoviq, me 29.03.1989 që të diferencohemi nga IRREDENTA që ishin vra, nga ushtria dhe policia e Serbisë, këta dëshmorë. Unë nuk u pajtova me këtë konstatim dhe u thashë se një parti që vret vetëm gjakë shqiptari unë nuk i takoj kësaj partie dhe kam lëshuar mbledhjen, me mua u solidarizuan edhe dy gjyqtare Mejreme Zeka, tani gjyqtare në gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe Hava Ahmetaj, tani punon si juriste në komunën e Plavës. Si këta dëshmorë dhe Kombi në veçanti do të veprojmë deri në bashkimin kombtar, jo kështu të harruar dhe të ndarë nga institucionet. Këtë, sot, që ne po e përjetojmë dhe përkujtojmë, shumë shokë të tyre sot janë gjallë dhe jetojnë me ne, që dolën për të vdekë, por Zoti i shpëtoi. Porosia e këtyre dëshmorve është lufta për bashkim, për paq, liri, ajo vazhdon, deri në realizimin e të drejtës natyrore, të Zotit, i cili shkencërisht vërteton se gjuha shqipe dhe shqiptarët janë më të vjetrit në Evropë, por jemi sot, më të izoluarit në Evropë dhe bëtë…

Këta dëshmorë, që tani i përmenda më lart, shpirtin e tyre e kemi këtu në këtë objekt, këta dëshmorë, më japin mesazhe për çdo ditë mua dhe juve, se çka jeni ju, duke bërë për Kosovën… këso biseda me Hajrimin, mesazhe më kanë dërguar, të gjithë këta dëshmorë, duke i portretizuar, flisja me ta duke më dhënë mesazhe që ne mos t’i harrojmë dëshmorët e shumtë të cilët në forma të ndryshme, kontribuan, si në moshë, gjini, grad he fëmi, çdo herë na dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre, për të mos harruar sepse bëjmë vrasjen e tyre për së vdekuri, nëse nuk u jepet vendi i merituar, nga shteti i Kosovës, atyre dëshmorve dhe shokëve të tyre që sot janë gjallë.

Falënderoj, në emër të familjeve të dëshmorëve Shoqatën e të Burgosurve Politik dhe Institutin Albanologjik, që më mundësuan këtë objekt, sot për përkujtim dhe prezentim.

Autori:
Ali Latifi, Prapashticë, 25.03.1995 – 25.03.2017

Shperndaje ne
Updated: 27 Mars, 2017 — 15:20

The Author

Ali Latifi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.