NDAL ÇMENDURIVE..!

ÇMENDËSITË ShQIPTARE

Sinkronizim i përkryer i veprimeve ndërmjet një pjese dëruese të vetë shqiptarëve dhe faktorit të huaj në ndërtimin e objekteve fetare e jo atyre arsimore, shëndetësore apo prodhuese. Nga faktori i huaj i cili në emër të ndihmës dhënë popullit shqiptar, tashmë të katandisur në delirin e llojit të vet “alla shqiptarçe”(si në aspektin ekonomik, si në atë politik si dhe në mbrojtjen e vlerave kulturore,gjuhësore e historike të tij), po i dhuron ndërtime të objekteve fetare, poashtu edhe vetë shqiptarët brenda atdheut të pavarur si dhe atij të varur nga pushtetet e huaja(vendet e pushtuara shqiptare) po grumbullojnë mjete financiare maramendëse, madje brenda natës, për të njëjtin qëllim, por gjithmonë me paraqitje engjëllore në “përkushtimin” ndaj zotit veç në dukje(aparencë), ndërsa në thelb(në brendi-shpirt e zemër) punët më të këqija që mund t’i bëjë një armik, ia bëjnë vetë shqiptarët të vetit; duke penguar zhvillimin normat të kombit, duke vjedhur “miletin”, madje madje edhe duke e tradhëtuar atë e shitur fare lirë tek pushtuesit e tokave shqiptare; fqinjët tanë grabitqarë! A nuk ngjasojnë vallë këta me “kolonën e pestë”? A nuk janë këta kuslingët modernë?
Është shqetësuese dukuria e mjerisë mendore që e ka marrë përpara një pjesë të konsiderueshme të pëpullatës shqiptare e cila po e ushqen familjen shqip e po mendon dhe vepron arapçe, tukçe, sllavçe, grekçe…?!

Zatën askush nuk është kundra besimit fetar dhe rregullave të tij por ama jo në dëm të asaj që i thuan kombëtare. Po ta shikoni më thellë, në retrospektivë, do ta shihni e njihni bukur fort se, shqiptarët nga cilido qoftë konfesion fetar kanë bërë më shumë për popujt tjerë, pra, që i takojnë këmbësisë tjetër vetëm e vetëm pse ata janë i po të të njëjtit konfesion fetar! Ndërkaq asjëri nga këta popuj nuk bëri për popullin shqiptar të konfesionit përkatës me të tyre thuajse asgjë!

Rastin konkret e kemi me mosnjohjen, nga ana e shumë shteteve arabe, të Republikës së Kosovës si Shtet i Pavarur!? Shtrohet pyetja, mos vallë na kanë magjepsur?

Apo veprimet tona në dëm të kombit e në dobi të fesë do të çmohen dhe vlerësohen më shumë te i i njëti Zot i gjithësisë sesa veprimet e kombeve tjera po me të njëjtën fe si të shqiptarëve, të cilët i bëjnë veprimet në dëm të Kauzës Kombëtare Shqiptare..???!!!

Stop çmendësisë individuale që po shndërrohet në çmenduri kolektive e që po e rrënon Kalanë që thirret Çështje Kombëtare..!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 7 Tetor, 2018 — 05:24

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.