KUVENDI I LEZHES dhe princët e tij…..

Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ne KUVENDIN E LEZHES; ishin këta:

Gjergj Arianiti;
Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, prin i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia;
Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë;
Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës;
Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë;
Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës;
Pjetër Spani, princ i Malësive të Shalës e të Shoshit i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi.
Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo beslidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin:Krijimi i një Beslidhje Arbërore në krye me Gjergj Kastriotin,formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Gjergji si komandant i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Gjergj Kastriotit.
Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II. Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit. Vlerën e një ushtrie të gatshme për luftë në cdo minutë….!

Shperndaje ne
Updated: 17 Tetor, 2018 — 18:01

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.