Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqipëtarëve nën Serbi në shërbim të Serbisë!

Vaj halli për Shqipëtarët nën pushtimin Serb, nga kush përfaqësohen!

Ditëve të fundit, u pa një angazhim tejet i shtuar i partizanëve politik të partive politike dhe grupeve të interesit klanor e kriminal të partive politike në Luginë të Preshevës, duke gënjyer e mashtruar popullatën tonë, gjoja për angazhim serioz të tyre! Të thirret në emër të Kombit tonë, për t’u përfaqësu në kuadër të institucioneve çfardoqofshin ato, por të krijuara nga okupuesi, ndodhë vetëm në Luginë të Preshevës. Madje këta thirrën edhe në emër të avansimit, mbrojtjes së Kombit dhe Identitetit Kombëtar Shqipëtar, mbrojtjes së Gjuhës dhe Shkrimit Shqip, Abetares dhe Historisë Kombëtare Shqipëtare! Shqipëtarët e Luginës dolën me 5 parti dhe një grup qytetarësh, si zakonisht nuk mund të unifikoheshim rreth Interesit të Përbashkët Kombëtar të Shqipëtarëve të kësaj ane, madje për më keq kishte fërkime, akuzime dhe shtyrje mes vete, për të përfituar klani-partia të cilës i përkisnin.
Ky këshill është afërsisht ekuivalent me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, por dallon që ky i fundit tenton të ketë kompetenca shumë më të rëndësishme. Prandaj Republika e Kosovës, duhet të miratojë një Ligj për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Kosovë( amendamentim të Ligjit Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjestarëve të tyre në Republikë të Kosovës) dhe pastaj edhe Statutet e këtyre Këshillave Kombëtare në Kosovë, ashtu siç i rregullojnë aktet ndërkombëtare gjegjëse.
Këshilli Kombëtar Shqipëtar nën Serbi është themelu me lejen e Serbisë, për të ndaluar formimin e Kuvendit Kombëtar Shqipëtar të Krahinës Autonome të Luginës së Preshevës, si trampolinë për shkëputje nga okupimi serb-sipas rrugës institucionaliste.
Këshilli Kombëtar Shqipëtar është themeluar më 3 qershor 2010, nga shtytja e ambasadave të huaja dhe institucioneve tjera relevante ndërkombëtare! Serbia themeloi këtë institucion, duke e shpjeguar shumë qartë në kompetencat e tij, në nenin 10 të Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Serbi dhe në nenin 15 të Statutit të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, ku kryekëput është në Interes të Serbisë! Këshilli përbëhet prej 29 anëtarëve, 6 komisioneve( Komisionit për arsim parashkollorë, fillorë dhe të mesëm; komisioni për arsim të lartë, superior dhe shkencë; komisioni për kulturë; komisioni për informim dhe botime; komisioni për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip; komisioni për rininë dhe shoqërinë civile) me nga 5-15 anëtarë dhe nënkomisioneve tjera.Çdo Shqipëtar e di fare mirë, që në këtë Këshill, nuk mund të hyjë asnjë Shqipëtar, që veprimtaria e tyre politike dhe kombëtare do ishte në kundërshtim me Interesat e Serbisë. Derisa Kombi Shqipëtar, e cilëson qartë Serbinë si pushtues të Luginës së Preshevës( më 16-18 tetor 1912), hyrja në çdo institucion të pushtuesit ka një emër-tradhëti dhe shërbim armikut.
Ky Këshill, nga 2010, deri më sot, madje as Abetaren nuk arriti ta sjell në Luginë, mos të ëndërrojmë më për Historinë, e asesi më për avansim të të drejtave të Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës apo zgjedhjen e statusit politiko-juridik.
Derisa kandidatët dhe këshilltarët për Këshillin Kombëtar Shqipëtar, nga komuna e Preshevës, i njohë shumicën e tyre edhe personalisht, me sigurinë më të madhe them që është mjerim për Kombin tonë, se nga çfarë shërbëtorësh të Serbisë përfaqësohemi, se nga çfarë pseudopatriot e deri edhe tradhtar e bashkëpunëtorë të Serbisë përfaqësohemi! Shkaku i këtyre ende situata në Luginë të Preshevës është vetëm drejt përkeqësimit.
Më mjaftuan këto dhjetra orë, për të mbledhur informata të detajuara, për të parë, në lidhje me shumicën e këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, tash të zgjedhur më 4 nëntor 2018, se çfarë veprimtarie politike dhe kombëtare kanë patur dhe për të formu një sinopsisë për të ardhmen e tyre politike.
Profili i këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, kryesisht është: lojal a nga familje lojale ndaj Serbisë, materialist dhe karrierist, inferior dhe turko-islamofilist, pa vizion dhe largpamësi për Interesin Kombëtar Shqipëtar, etj.
Lojaliteti i tyre a i familjarëve të tyre ndaj Serbisë, është emëruesi më i shpesht i shumicës së këshilltarëve edhe të këtij mandati në Këshillin Kombëtar Shqipëtar. Edhe pse në jo pak raste, lojaliteti i tyre a i familjarëve të tyre, nuk është plotësisht aparent dhe tentojnë ta fshehin, por se lehtësisht vërehen lidhjet e tyre kryesisht biznesore, miqësore a të tjera më zyrtarë të Serbisë.
Materializmi dhe karrierizmi, po ashtu janë determinante të të qenit këshilltarë në Këshillin Kombëtar Shqipërar. Dhënija pas materializmit dhe karrierizmit të këtyre këshilltarëve, jep mundësinë që shumica e tyre të korruptohen apo të lidhen përmes bizneseve a intereseve të paligjshme financiare me zyrtarë të Serbisë. Pos kësaj politikanët angazhohen në nepotizëm, si interes sekundarë pas interesit material personal që kanë.
Inferioriteti dhe turko-islamofilizmi i këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, është tejet e rrezikshme për ardhmërinë e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës. Vazhdimisht Serbia që nga vitet 1844, ka tentuar dhe islamizuar Shqipëtarët e Luginës së Preshevës e më gjerë. Të qenit të këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar turko-ismalofil, bënë që t’ia lehtësojnë maksimalisht gjenocidin dhe shovenizmin e Serbisë kundër neve. Specifika e inferioritetit është ngulitur nga mentaliteti islamik, i cili i injektuar sidomos nga autoritetet serbe gjatë shekullit të XX, ka bërë që edhe politikanët dhe shumica e të shkolluarëve nga Lugina e Preshevës( por edhe më gjerë), ta shohin veten si më inferiorë përballë zyrtarëve serb dhe zyrtarëve të faktorit ndërkombëtar-aleatëve tonë. Binomi komb dhe fe nuk mund të qëndrojë tek ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, për faktin që feja e tillë, është instrumentalizu nga vetë Serbia për interese të saj. Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, deklerativisht do duhej të distancoheshin nga prirjet fetare dhe bindjet politike orientaliste turko-islamike dhe të fokusohen dhe kumulohen vetëm në përkatësinë kombëtare dhe drejt Euro-amerikanizmit.
Gjatë gjithë regjimit të ish-jugosllavisë, shumica e politikanëve ishin me arsim joadekuat, e njejta ndodhi edhe në Luginë të Preshevës. Shikuar radhazi pothuajse të gjithë politikanët e Luginës, janë inxhinier kryesisht, mjek, llamarinëpunues, sociolog, biolog, student të fakultetit ekonomik etj. Shkollimi joadekuat ka bërë që mos të kenë mjaftueshëm njohuri nga historia e qeverisjeve lokale dhe nacionale. Kjo ka bërë që këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, të mos kenë vizion dhe largpamësi për të avansu Interesin Kombëtar Shqipëtar, e që me a edhe pa qëllim të bëjnë veprime që më shumë do i shkonin në interes të Serbisë.

Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, për të qenë të denjë për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar të Drejtat, Liritë dhe Intereset Kombëtare të Shqipëtarëve të kësaj ane, do duhej të ishin: apolitik; të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare; të verifikuar paraprakisht nga Institucionet e shtetit Amë( ngjajshëm si Serbia bënë me Listën Sërbe në Republikë të Kosovës)!
Të qenit apolitik, si kusht për të qenë kandidat për këshilltar të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, do mundësonte unifikimin e Shqipëtarëve të kësaj ane, rreth Idealit tonë Kombëtar. Për dallim me realitetin e tashëm, që angazhohen partitë politike për të përfitu numër më të madh përfaqësimi në të, dëmton Kauzën Kombëtare Shqipëtare, apo së paku e relativizon.
Të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare si kusht për të qenë kandidat për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar, do bënte që besimi i popullatës tonë në ta të jenë më i lartë. Natyrisht këso këshilltar tash për tash, nuk ka ky Këshill!
Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk janë verifikuar paraprakisht për të qenë të përzgjedhur dhe të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare. Derisa elektorati nuk e përzgjedhë të përzgjedhurin e tyre shkaku i vlerave, por zakonisht shkaku i interesit personal që është punësimi a ndonjë interes i ngjajshëm material. Në të ardhmen, Shtetit Amë do duhej t’i verifikonte parapraktisht kandidatët për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar por edhe politikanët e Luginës së Preshevës në përgjithësi. Si dhe institucionet gjegjëse të Shtetit Amë dhe Republikës së Kosovës, gjegjësisht Minsitrive të jashtme, që të këshillojnë, mentorojnë, monitorojnë e deri korrektojnë dhe ndërhyjnë në drejtim të organizimit, unifikimit të faktorit politik në Luginë të Preshevës dhe këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar.

Më:06.11.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2018 — 20:45

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.