Fahri Dahri: ANTISEMITIZMI BALLKANIK (II)

“Mos harroni. Të vërtetën e madhe e keni mes jush, tek ata që janë më të mëdhenj se ju, ata mbartin edhe të vërtetat e brezit para tyre. Të gjitha ngjarjet e shkuara, për ju janë të reja, ndërsa për ata jo!.Mbani parasysh se ngjarjet para se ti lexoni, apo dëgjoni, krijoni kujtesën se etnia shqiptare, e kudo ndodhur në Gadishullin e Ballkanit, i ka ndierë, si i thonë fjalës,mishin dhe thoin“ e tij të gjitha mashtrimet, përbuzjet, diferencimet profane (përdhosëse), deri edhe spastrimet etno-fetare, shpërnguljet me dhunë, të cilat kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar (fizike dhe shpirtërore) të brezave para jush. 

ANTISEMITIZMI BALLKANIK 

(Pjesa e dytë) 

Opinione dhe komente!? 

Ndaj ngjarjes dhe të dy qendrimeve, atyre realiste dhe atyre të kamufluara për të nxitur destabilizim dhe pengesa në bashkëpunimin mes shteteve fqinj, janë bërë shumë opinione dhe komente prej qytetarëve nga të dy shtetet fqinje.  
Qendrimet e disa prej opinionistëve dhe komentuesave të ngjarjes së Bularat: 
         ● Lexime. Datë 05.11.18. M. B.: “Pas Bularatit, ushtarët grekë duhet të përcillen në atdhe”.“Ngjarja e Bulararit, ku një i vetëquajtur “ushtar i Vorio Epirit” u ekzekutua ndërsa sulmoi pa asnjë shkak Policinë e Shtetit shqiptar, ka risjellë në vëmendje pasojat që mund të ketë në të ardhmen ekzistenca e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në jug të vendit gjatë luftës së largët italo-greke”. Komentuesi mbasi e trajton realisht ngjarjen, duke respektuar rregullat e bashkëpunimit dhe fqinjësisë mes dy popujve dhe shteteve tona, me vizion shkencor dhe progresist shfaq mendime në ndihmë të negociatorëve për marëveshje të sinqerta, me reciprocitet dhe të lihen mënjanë thirrjet për “superioritetin ushtarak të Greqisë”. 
         Në koment-opinionin e tij, vazhdon: “Nuk ka dyshim që qeveria e zotit Cipras ka pasur një politikë me mirëkuptuese me Shqipërinë dhe siç thotë Pangollos, e ka kuptuar se konflikti me Shqipërinë dhe fqinjët veriorë në tërësi e çon vendin helen në izolim dhe armiqësi rrethore, prej së cilës humbet vetëm Greqia. Por siç duket, grupet ekstremiste në atë vend që nuk mund të jetojnë pa konflikte dhe armiqësi me shqiptarët janë duke i fryrë zjarrit të urrejtjes dhe spekuluar me një veprim rutinë të policisë shqiptare si të çdo policie tjetër në botë, kur një person, kushdo qoftë ai, kërcënon jetën, pasurinë, rendin publik dhe ekzistencën e qytetarëve të tjerë, aq më tepër kur kap armët edhe ndaj Policisë së Shtetit, siç bëri greko-shqiptari. Ishte e lodhshme, raskapitëse dhe dëshpëruese konspiracioni grek për ta përfshirë policinë shqiptare në një konflikt dhe krim me motive etnike ndaj një qytetari shqiptaro-grek”. “Kjo histeri e radhës ishte një tjetër turp i atyre që e bënë. Askush në Shqipëri nuk ka ndezur histeri antigreke edhe kur në burgjet e Greqisë janë ekzekutuar qytetarë shqiptarë që vuanin dënimet në këtë shtet… Askush në Shqipëri nuk e ka ngatërruar, as nuk e ngatërron një minoritar grek kriminel, apo terrorist me gjithë komunitetin grek në Shqipëri…. Por, a mundet që incidenti tragjik i Bularatit të ishte një provë? Ka shumë mundësi” 

  • Komentuesi A. E. Me 5.11.2018, mbështetopinionin e mësipërmë si vijon:

-Zoti M. përgëzimet e mia më të sinqerta. Një thirrje e fortë, serioze, e paanshme dhe e domosdoshme për tu mbajtur parasysh nga shteti Shqiptar. Nuk jemi as për luftë, as për të mbajtur pushkët të ngrehura, as për të treguar trimëri. Jemi vërtet tolerantë, por jo të nënështruar, as e kemi dhe as e ndjejmë veten inferiorë, kushdo që kërkon të bashkëpunojë me ne, duhet të ketë të qartë se është i mirëpritur, i mirëkuptuar, por mos t’u shkojë mendja se mundet të na poshtërojnë, apo të na nënvleftësojnë. 
         Ne shkruajmë dhe flasim me kujdes, mes rreshtave të shkrimeve është mirë që të tjerët, kushdo qofshin, të arrijnë të kuptojnë tolerancën tonë dhe më e rëndësishmja të kuptojnë se toleranca brenda saj ka respektin për njerëzit, dëshirën që të mos i prekim në sedër të tjerët. Edhe kur ata gabojnë, ne u a themi me kujdes, që ata të korigjohen dhe të marrin kthesat e duhura. Por ja që ndodh edhe të mos na kuptojnë, bile na i marrin si “përulje”… Ne, vërtet bëjmë lëshime, por ja që nuk kuptohemi si duhet, tolerancat, lëshimet (jo bazike) na i marrin për dobësi, gjoja se i “lëpihemi” dikuj. Është fatkeqësi për fqinjët kur nivelin e lartë të ndjeshmërisë njerëzore dhe ndërgjegjen kombëtare që ka populli ynë, ata na e marrin për dobësi, duke e konvertuar me frikën.  
          Ne u a kemi thënë dhe stërthënë ndërshekuj se frika tek ne nuk ka ekzistuar, ajo nuk ka shans të hyjë në kufijt e shtetit Shqiptar. E keqja tek fqinjët është se disa shtetarë të tyre flasin për marrëdhënie fqinjësore etj, por realisht ata nuk kanë qenë dhe as janë seriozë, as të sinqertë. Ata me veprimet e tyre ndërhyjnë edhe hajdutshe për të na destabilizuar dhe ka raste që e kanë realizuar. Por, kur tolerancat tona merren si “frikë” dhe ata i kap euforia, është vërtetuar se i madh e i vogël mobilizohemi dhe, si dikur e përherë, hedhim “gunat për mbi tela”. Grykat e maleve dhe dallgët e detrave oshëtijnë si vetëtima, godasin errësirat dhe ruajnë dritën e lirisë. Këtë karakter shqiptar, mirë është të mos e harrojnë ata që mendojnë se janë “më të fortë”. Fortësia është e pa matshme tek ne kur atë e kërkon Atdheun dhe Populli ynë. 
        ● A. E. më, 04.11.2018, tek “Bashkimi i Shqipërisë” për shkrimin e datës 17 tetor 2018 të autorit D. A. me titull: “Cilat janë mundësitë dhe alternativat e rikthimit të popullatës çame në krahinën shqiptare të Çamërisë, pikërisht në vatrat, shtëpitë e tyre stërgjyshore”, shkruan: “Sot mu dha mundësia të lexoj shkrimin tuaj. Revolta që lexohet është rrjedhojë e një realiteti fatkeq. Zgjidhjet janë të shumta, por ato varen nga sasia dhe cilësia i nderuar dashamirës, për të cilat shkurtimisht kam parasysh: 
         a) Me sasinë: -Kush e coptoi Shqipërinë etnike? Shumica. Sasia, -Fuqitë e Mëdha!. – Kush e lejoi shtetin Grek të trefishojë territorin dhe popullsinë në mbi tre herë, mbas viti 1913? – Përsëri sasia (Fuqitë e Mëdha) e shoqëruar me cilësinë: Krishterimin Europian! 
         b) Kush e krijoi shtetin Grek, kur ky shtet nuk ka ekzistuar asnjëherë?: – Sasia dhe cilësia. Konkretisht shteti Rus, Bismarku, diplomacia londineze (siç e trajtoni edhe ju) dhe “Megalloidhea”, (Ide e mbështetur tek shtimi dhe zgjerimi i helenizmit, me përcaktimin se kombi përcaktohet nga besimi fetar, konkretisht çdo ortodoks është grek. 
         c) Është cilësia i nderuar dashamirës. -Kush dhe kur është financuar shteti shqiptar dhe banorët autoktonë të Kosovës, Iliriadës, Çamërisë si dje dhe sot me fonde dhe përkrahje deri edhe tek mundësitë për të joshur politikanë grekë, serbë, etj, që ata të të propagandojnë kundër shtetit të tyre dhe të mbështesin kauzën shqiptare?  Askush. Përkundrazi sabotime, bllokada, destabilizime ndaj nesh. Ju me siguri e dini që shtetet serbe dhe greke kanë derdhur para të madhe dhe vazhdojnë të derdhin duke joshur politikanë, media, intelektualë të zëshëm dhe të pa shumë zëshëm, deri edhe dhënie para kesh për çdo muaj, jo një, dy apo tre personave, por mbarë atyre që kanë status minoriteti si dhe disa ortodoksë apo myslimanë shqiptarë, që varfëria i detyron të deklarohen grekë për të fituar ato dy kacidhe “Eurosh”, që edhe kur kafshojnë bukën, qajnë nënzë për hallin që u ka rënë dhe për këtë pabesi ndaj vendit të tyre. 
         Ju tregova shumë shkurt disa arësye që e pengojnë alternativën tuaj shumë dashamirëse. Kush do ta financojë atë komunitet me çadrat dhe mjetet e jetesës, të familjeve të shqiptarëve çamë, nëse ngujohen atje ku ju rekomandoni? 
         E lëmë shtetin shqiptar të sotëm, se siç dihet nuk e lejojnë kushtet në të cilat ndodhet, mbasi partitë politike, me veprimet e qendrimet e tyre, nuk merakosen për këto probleme. Hall i madh që ato i ka zënë, është kasaforta e “florinjtë” që e sigurojnë me marrjen e pushtetit!.  
         Le të njihen lexuesit e këtij portali të nderuar mbarëshqiptar edhe me këtë koment, i cili nuk e anashkalon problemin, por tregon pengesat serioze me të cilat shoqëria etnike shqiptare ka mbi 100 vjet që ndeshet dhëmbë për dhëmbë dhe e vetme me oreksdashësit nacionalistë, etno-fetarët greko-serbë. Ndikimi i tyre i gjithëpranishëm dhe i përhershëm ka qenë dhe është tepër pengues në ecurinë e shtetit Shqiptar. 

Mos harrojmë se ç’farë po ngjet këto ditë, që një ekstremist i armatosur, kërkon brenda Shqipërisë një zonë gjeografike për ta bërë pjesë të një shteti tjetër dhe për këtë qëllon rendin. Kur atij ju dha përgjigja e duhur, u ngrit i madh e i vogël në shtetin fqinj dhe jo vetëm ai kundër nesh, deri edhe diplomatë të huaj, të cilët e kamufluan ngjarjen dhe vrasësin, banditin e morën në mbrojtje, me “sloganin e njohur” se ai ishte minoritar dhe si të tillë ata kanë mbrojtje nga anëtarësia e BE-së, pavarësisht “bëmave” apo “vicklave” të ç’fardo qofshin. Mos harrojmë edhe reagimet në mbrojtje të vrasësit, prej disa personaliteteve të vendit tonë, për përfitim politik se gjoja duhesh ruajtur një jetë. Sigurisht duhet ruajtur jeta e kujtdo, por ka limite të cilat po u tejkaluan, vjen përgjigja ligjore e duhur në rrethana të caktuara. 

  • A.E. Komenton më 31.10.’18, tek ”Bashkimi i Shqipërisë”, mesazhin e z. A.G. me rastin e promovimit të librit: “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, më 06.10.2018 në Vlorë. ”I nderuar Z. G. E lexova mesazhin tuaj. Historikisht jam dakord lidhur me territorin etnik shqiptar dhe çlirimtarët që krijuan shtetin Grek në hapësirën territoriale të para trembëdhjetës. E ndjek vazhdimisht situatën gjeopolitike të Ballkanit, ju lexoj edhe juve dhe ata që ju permendni vazhdimisht që paskeni krijuar ”Republikën e Çamërisë”. Komenti nuk ka ndonjë qëllim tjetër veçse kërkon një përgjigje prej jush: Kjo Republika e Çamërisë, që më heret jeni deklaruar se do të jetë si konfederatë edhe me shtetin Grek (kështu më kujtohet në mos gaboj), ç’farë zonash gjeografike do të përfaqësojë?. Nëse do jetë konfederatë, ju lutem mos më keqkuptoni, mundësisht na sqaroni, sepse kjo më kujton diçka që ka “nxjerrë kokë” në vitin 1914, por që nuk u pranua nga askush as nga Fuqitë e Mëdha. Më jep përshtypjen se indirekt ndërron ngjyrë nga “Vorio Epir” në “Republikë e Çamërisë” dhe në Konfederatë me shtetin Grek. Po Republika e Shqipërisë ku do mbetet? A do të jetë pjesë edhe kjo në atë konfederatë, apo në ‘të do përfshihet edhe ndonjë ”copë- tokë” e Shqipërisë së Jugut?. Nuk besoj se bëhet fjalë për 1914 e Korfuzit!. Përgjigja në sqarim të dyshimeve, do të rrisë shpresat dhe besimin se Shqipëria do të bëhet.  
  • Ndërsa me datë 07/11/ 2018, Një personalitet i njohur si “Avokati”, në shkrimet e tij mes të tjerave shprehet: “Banditi grek është pjesë e marrëzisë së vjetër greke antishqiptare… Një bandit grek që erdhi për të vrarë shqiptarët, po trumbetohet si hero në Greqi, dhe në Shqipëri po hesht edhe shteti, edhe media. Janë të blerë sigurisht..Kurse grekët e shohin se nuk ka më të ardhme gënjeshtra greke për historinë arbërore, dhe ndihen të tromaksur në patologjine e tyre njëqind e pesëdhjetë vjeçare. I kanë bërë të gjitha kundër shqiptarëve: i kanë vrarë, i kanë quajtur turq, nuk i kanë lënë të flasin shqip, dhe i kanë masakruar për një këngë shqiptare. Me një kishë greke që nuk ka lidhje fare me humanizmin e Jezu Krishtit, por me mentalitetin oriental të masakrimit që po vijojnë edhe sot si në njëqind e pesëdhjetë vjet të vjellin vrer kundër shqiptarëve”.. “

         Turp për një politikë mesjetare dhe të inkriminuar greke që ngre në qiell një vrasës ordiner! Por është urrejtja antishqiptare që i shtyn në këtë moçal mesjetar, sepse e dinë që historia e re e Shqipërisë së përkrahur ndërkombëtarisht, i lë zbuluar këta si pushtues territoresh shqiptare, falsifikatorë të historisë dhe të inkriminuar në genocidin antishqiptar që nga Janina e deri në Prevezë”. “…ka nisur rimëkëmbja historike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve si botë arbërore në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo do të vijojë në rrugën që ka nisur, se kjo është politika e re ballkanike e drejtuar nga Uashingtoni dhe Berlini”.. ”Arbëria do të ribashkohet si komb shqiptar. Në Arbëri është kthyer Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe këtë duhet ta dinë mirë që nga Moska e deri në Beograd e Athinë. Unifikimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është kërkesë e kohës dhe një tendencë e sotme historike”. 

  • Bashkia e Dropullit. Institucion administrativ në strukturat shtetërore të shtetit Shqiptar, duke qenë se përfaqëson një komunitet etnik jo shqiptar, anashkalon të vërtetën e ngjarjes. Ajo “përballon” me fondet e taksapaguesve të shtetit Shqiptar, ceremoninë mortore, të një “ushtaraku” të ardhur enkas për të “çliruar” një pjesë të Shqipërisë së jugut, pra ndofta edhe shpresën e kësaj bashkie.
             Njihemi me vendimin që mori ajo bashkimi. “Vendimi është marrë në një mbledhje jashtë radhe dhe nënkryetari Mihal Mano ka thënë për mediat se familja e 35-vjeçarit është e varfër dhe nuk ka mundësi financiare të paguajë vetë shpenzimet e varrimit. Sipas tij ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë”. 
             ● Pikëllimi për ngjarjen, mori dhénë. Fill mbas Bashkisë së Dropullit, “heroi” për çlirimin e Shqipërisë së Jugut, duhej të arrinte t’u mbyllte gojën, t’u mjeronte mendjen dhe ngurtësonte zemrat deputetëve të parlamentit Grek, të një shteti anëtar i BE-së dhe pretendues i “shpikjes” së demokracisë botërore! Me datë 09.11.2018 u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Konstantin Kacifas në parlamentin grek me propozimin e kryetarit të saj Nikitas Kaklamanis. “Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme. “Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epiriotit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat”. 
  • Ndaj kryerjes së këtij akti vjen reagimi i gazetarit investigativ z.A.H, i cili përmes një postimi në Facebook është revoltuar dhe ka ironizuar vendimin e paralamentit grek që mbajti një minutë heshtje për Kacifas duke e cilësur se ky është një veprim i paprecedentë sepse ai u vra jo si një person i thjeshtë por si një ekstremist që luftoi me shkëmbim zjarri 5 orë me policinë shqiptare. “Për ata që kishin besim te sjellja “europiane” e institucioneve greke, ja ku e keni institucionin me të lartë të Greqisë, parlamentin e një vendi të BE-së që mban një minutë heshtje në nderim të një terroristi ekstremist që u vra pas 5 orësh shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare”. (Sipas gazetës “Sot”, dt.10.11.2018).
             ● Në një shkrim tjetër lexohet se: “Pamjet e trupit të Kacifas në arkivol kanë bërë xhiron e rrjetit. Ato janë tregues tronditës i faktit se sa shpejt ndizen emocionet në rajonin tonë. Disa mund të thonë se ky është një episod i veçuar që nuk do trazojë shumë ujërat mes dy vendeve. Megjithatë ai tregoi edhe njëherë se mediat kanë një rëndësi themelore kur bie fjala për ekuilibra të brishta në gadishullin tonë”.  
             ●  Shtjellimi i të vërtetës duke u zëvendësuar me spostimin e ngjarjes në favor të nxitjeve etnike rezidente në Shqipëri, në respekt të së vërtetës dhe të tolerancës u shpreh dje edhe Kryeministri Edi Rama. Ai ka reaguar sërish për deklaratat që pasuan ngjarjet e djeshme në Bularat si nga Greqia ashtu dhe nga Shqipëria. “Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Kryeministri shqiptar. 
             ● Në përfundim, me përmbledhjen e disa opinioneve dhe qëndrimeve, ndaj të njëjtës ngjarje, e shtjelluar prej tyre në dy këndvështrime, synohet mbajtja e kujtesës historike. Besoj në mirëkuptimin e opinionistëve dhe komentuesve, lidhur me citimet dhe i falenderoj për mendimet e tyre, pavarësisht qedrimeve të ndryshme. Është pikërisht qendrimi ndryshe i tyre, që ndihmon në shkrimin e historisë lidhur me marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. 

Epilog

Të nderuar lexues. Besoj se për të gjithë është e qartë mjeshtëria greke për të kameleonizuar ngjarjet dhe për ti ngritur ato nga hiçi në piedestal, duke rrëmbyer zemrat dhe mendjet e atyre njerëzve që dinë veç të urrejnë, të nxisin racizmin dhe përpiqen për helenizim edhe aty ku mbretëron pamundësia. Një “ithtar” i armatosur, i stërvitur dhe i porositur prej tyre, guxoi të sulmojë rendin e një shteti dhe u vra. Erdhën “porositësit” dhe nga vrasës u përpoqën ta bënin hero, sepse në zemrën dhe shpirtin e tij, sipas tyre, ishte “rrënjosur” idea e çlirimit të një territori ku duhet të vendoset helenizmi.  

Zhurmat e mediave, jashtë dhe brenda, me të vërteta, të pavërteta, të sajuara dhe të parapërgaditura, arritën të krijojnë dhe të tërheqin opinione në favor të qëllimit të tyre se Shqipëria e jugut na qenka një “Vorio Epir”. Një emërtim i një zone që nuk ka qenë dhe as nuk është e njohur as historikisht dhe as gjeografikisht, por një sajesë racisto-fetare e vitit 1914, gjoja tokë helene. Vrapuan andej dhe këndej kufirit të ekzaltuar me mendimin se u arrit “pushtimi” dhe mitropolitët ortodoksë bënë gati meshat e rastit. Por një dorë e fortë intelektuale, patriotike, paqëdashëse dhe e fqinjësisë së mirë nga të dy qeveritë, jo vetëm nuk i përfillën “kukuvajkat vajtuese”, por i lanë me gisht në gojë, brenda “ngrehinës” së tyre ogurzezë 

Qendimi shtetëror në  bashkërendim me kërkesat e kohës, u vërtetua dhe u saktësua edhe me reagimet e të dy kryeministrave, të të dy vendeve, zotërinjtë Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Ata theksuan se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe se dialogu do të vazhdojë. (Sipas gazetës “Shqip.com”, dt. 09.11. 2018). Ngjyrimet e kësaj ngjarjeje, nisur nga përvoja personale dhe njohja e historisë së vërtetë, lidhur me marrëdhëniet e shtetit Grek me banorët e rajonit të Çamërisë nga viti 1913 deri në vitin 1945 dhe në vazhdim, më sollën një shëmbëlltirë të re, me një përvojë tjetër të kahershme greke. Edhe me këtë ngjarje, grupet ekstremiste në shërbim të “Megalloidesë”, u përpoqën të mashtronin si atëhere, me ngjarjen tragjike të viteve 1944-’45, ku dora e “helenizmit” arriti të shfaroste një popullsi autoktone të rajonit të Çamërisë. Në ato vite, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, u rekrutuan prej saj me detyrim, djem dhe burra shqiptarë, të cilët u inkuadruan në ushtrinë okupuese, kundër shtetit Grek. Këtë akt, shteti Grek, me mjeshtëri “orkestroi” akuzuat se shqiptarët e Çamërisë paskan marrë pjesë me okupatorin. Shteti Grek me mashtrim dhe dredhi akuzoi duke njësuar ushtarët e Shqipërisë, të cilët, siç dihet u përfshinë në tre batalione me ushtarët italianë (dhe më pas dezertuan), qëllimisht me shqiptarët e rajonit të Çamërisë, gjoja se ishin banorët çamë që luftonin kundër Greqisë.  

Shteti Grek enkas “kurdisi” akuzën e padrejtë ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë. Me anën e mashtrimeve dhe iluzioneve, arriti të siguronte përkrahjen e “Boshtit” dhe ”Aleatëve” të kohës. Akuzë e cila vazhdon të përdoret me sukses edhe sot. Para dy-tre vitesh, në mënyrë lajkatare, ish Ministri i jashtëm Grek, N.Kotsias, është munduar të analizojë shqiptarët dhe ka arritur në përfundimin duke na ndarë, veçuar në dy kategori: “Në shqiptarë normalë dhe në shqiptarë jonormalë”. Shqiptarët e Çamërisë i quan jonormalë. Anormalitetin e çamëve e lidh pikërisht me akuzën e sajuar dhe me dredhi përpiqet të bëjë diferencime, me synim që ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të nxisë urrejtjen edhe tek pjesa tjetër e shqiptarëve. Manovrimet e palës greke, kanë qenë dhe janë të pandërprera ndaj gjithë etnisë shqiptare. Ndërsa ndaj shqiptarëve të Çamërisë akuzat, mashtrimet dhe dredhitë kanë 74 vjet që përsëriten e përsëriten dhe me qenëse nuk gjejnë argumente mbështetëse, vazhdojnë llomotitjet duke përdorur si plagjiaturë shkrimet dhe idetë e lëna “amanet” nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Fatkeqësia e banorëve autoktonë, të etnisë shqiptare në rajonin e  Çamërisë qendron tek mungesa e miqve, prandaj nuk u hiqet fantazma e shenjës!.  

Normaliteti dhe jonormaliteti i shqiptarëve, më gjatë është trajtuar në artikullin: “Normaliteti dhe jonormaliteti i shqiptarëve”, botuar në vitin 2016 dhe i përfshirë në librin: “Realitete që vuvosin (mbyllin gojën) akuzave greke”.  

Kjo është ngjashmëria për këto dy ngjarje që janë dhe do të përsëriten deri në ndërgjegjësimin e shoqërisë njerëzore, që besimet fetare nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojnë etnitë, racat dhe kombet. 

          Qëllimi i shtetit Grek, është i qartë dhe i përmbahet me besnikëri predikimeve të “Megalloidesë”, ku kërkohet me çdo kusht dhe me çdo mjet të përhapet dhe të zgjerohet helenizmi bizantin.  

Detyrimisht ndaj kësaj ideje, bazuar në përvojat 200 vjeçare, shqiptarët kanë dy qasje:  

  1. a) Nuk është urryer dhe as e urrejmë helenizmin, pavarësisht akuzave të qëllimshme që ka hedhur dhe hedh kisha ortodokse Greke; 
  2. b) Nuk i kemi dhe nuk do ti pranojmë asnjëherë predikimet apo veprimet e ç’fardollojshme që diktojnë helenizimin e vendit tonë. Veprime të kishës ortodokse dhe segmenteve zyrtare të shtetit Grek, të cilat fatkeqësisht na kanë shoqëruar dhe na shoqërojnë historikisht, teorikisht dhe praktikisht. Kjo duhet të kuptohet qartë! 

Brezit të ri, të sotëm dhe atij të nesërm: Mos harroni. Të vërtetën e madhe e keni mes jush, tek ata që janë më të mëdhenj se ju, ata mbartin edhe të vërtetat e brezit para tyre. Të gjitha ngjarjet e shkuara, për ju janë të reja, ndërsa për ata jo!.Mbani parasysh se ngjarjet para se ti lexoni, apo dëgjoni, krijoni kujtesën se etnia shqiptare, e kudo ndodhur në Gadishullin e Ballkanit, i ka ndierë, si i thonë fjalës,mishin dhe thoin“ e tij të gjitha mashtrimet, përbuzjet, diferencimet profane (përdhosëse), deri edhe spastrimet etno-fetare, shpërnguljet me dhunë, të cilat kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar (fizike dhe shpirtërore) të brezave para jush.  

Këto jo vetëm të dihen, por gjithmonë e në vazhdimsi të rritet vigjilenca!

                               Më, 12.11. 2018.-                          Fahri Dahri 

Shperndaje ne
Updated: 17 Nëntor, 2018 — 04:26

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.