Sulltanat osman apo shqiptar

            Gazeta “New York Times” e datës 26 Prill 1909 (figura përbri) përcjell një lajm mbi sulmin e bërë nga Turqit e Rinj kundër Sulltanit, i cili mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë, dhe dorëzimin e tij. Egzistenca e 4000 ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt me Sultanin tregon se ato i përkitnin majës së piramidës ushtarake shqiptare që ishte nën petkun osman/turk. Mijra e mijra të tjerë sulmonin sultanin si “turq të rinj”; ndër këta ishte edhe Esad Pashë Toptani. Mijra e mijra të tjerë të tjerë ishin në kryengritje kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që solli pas tre vitesh pavarësinë e një shteti shqiptar. Pa llogaritur ushtarët me porosi, mijra e mijra ushtarë të tjerë shqiptarë ishin të shpërndarë në tërë tokat e zotëruara nga sultanati osman dhe zbatonin urdhërat ushtarake të sultanit edhe në luftimet në kufinjtë e sulltanatit edhe në shtypjen e kryengritjeve në tokat [edhe ato shqiptare] e zotëruara nga sulltanati.

            A nuk pati edhe mijra e mijra të tjerë në poste zyrtare të Sultanatit, që nga kryeministër e deri tek nëpunësi i thjeshtë, të cilët në shumicën e rasteve vetëm vetëm vetes i shërbenin? Vetëm ato 4000 ushtarë elitë shqiptarë mund ta kishin kapur vetë sa hap e mbyll sytë tërë sultanin e qeverinë e tij dhe më pas bashkë edhe me shqiptarët e tjerë mund të bënin tërë popullsinë e sullltanatit që edhe ëndrat t’i kishin shqip. Ç’bënë e ku ishin ato forca, për shembull, kur u sulmua Shkodra dhe Janina gjatë luftës së parë ballkanike më 1913? A i ka pas ndaluar interesi vetjak dhe shpirtvogëlsia ato ushtarakë e zyrtarë shqiptarë që të bëheshin “bukëshkelës” ndaj sulltanatit dhe të bëheshin kultivues të farës arbërore shqiptare? A janë ndjerë ato të shqetësuar po të dëgjonin për një gjë të lartme siç është ardhmëria e Shqipërisë arbërore? A kanë qenë të lidhur brenda vetvetes prej Besës shqiptare që patën përdorur? A e kanë patur ato ushtarakë e zyrtarë fuqinë, dëshirën, vullnetin, njohurinë dhe kuptimin për t’u kthyer apo për t’i shërbyer kudo ku ishin vendit të origjinës, Arbërisë, Shqipërisë, gjuhës shqipe? A ka mundësi ta kenë menduar atë? A mbeti jeta e vepra e tyre një mburrje vetjake apo thashethem edhe sot e kësaj dite?

            Një shembull i mbarënjohur dhe heroik është ai i Gjergj Kastriotit, i cili pasi u kthye bashkoi princat shqiptarë dhe organizoi arbërit në një shtet arbëror. A nuk ishin shqiptarët e asaj kohe të cilët edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit e mbajtën vendin të lirë edhe 10 vjet të tjera, deri kur ra kështjella e Shkodrës më 1478? A nuk ishin shqiptarët e periudhës së Gjergj Kastriotit që më luftën e tyre ngadhënjyese për liri, ndonëse më një çmim shumë të lartë njerëzor, krijuan një zjarr të lirë në shpirtin ilir që nuk shuhet më? A nuk ishin shqiptarët e periudhës së Gjergj Kastriotit që i fituan të tëra betejat ushtarake për 25 vjet rrjesht kundër osmanllinjve, duke iua hequr kështu përfundimisht osmanllinjve mundësinë e kalimit në gadishullin italian? Ndërsa shqiptarët treteshin në luftimet kundër osmanllinjve dhe përballeshin me varfërinë e shkatërrimet që sillnin luftimet, në gadishullin italian rilindja europiane ngjiste maja zhvillimi që edhe sot janë të paarritshme. Pa atë luftë mbrojtëse që bënin shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe princave të tjerë, bie fjala, a do të kishte patur Leonardo da Vinçi dhe vepra të tij? A janë mirënjohës italianët, europianët e mbarë bota për ato sakrifica që bënë shqiptarët për të mbrojtur zhvillimin njerëzor dhe kushtet e rilindjes europiane?

            E thënë ndryshe, shqiptarët humbën në fillim të shekullit XX atë që njihet tani si Turqi. Ashtu si më  1821-1832 kur për shkaqe të ngjashme dhe të një lufte fetare midis shqiptarëve të besimit mosleman dhe atyre të krishterë ortodoksë, shqiptarët humbën atë që sot quhet Greqi. Si rrjedhojë, doli një shtet i përbërë nga shqiptarë ortodoksë fundamentalistë që ndryshe njihen tani si grekë. A nuk ndodh edhe tani në Greqi që një grek e thotë në shqip: “Jam grek”? A nuk mendojnë “grekët” si tërë fundamentalistët e tjerë, kudo qofshin e kurdoherë, se duhet të egzistojnë vetëm ato dhe se çdo gjë ka qenë e tyre apo iu përket vetëm atyre? A nuk ugjërojnë “serbët” e “grekët” se aty ku është kisha serbe apo greke është tokë e shtet serb apo grek? Turqia e Greqia janë dy shtete që edhe sot si gjuhë zyrtare [të parë] duhet të kenë shqipen. 

            A nuk ndodhën ato humbje tek shqiptarët për shkak të menduarit e të jetuarit në nivel egzistence, të lënies në mëshirë të fatit? A nuk ndodhën për shkak të qënit të harruar e të panjohur edhe nga të vetët, të izolimit nga njëri tjetri, të mungesës së rrugëve ndërlidhëse, e si rrjedhim të mosbashkimit me njëri tjetrin? A nuk ndodhën për shkak të rënies në kurthet e pushtuesve dhe përçarjes së të ligëve, e si rrjedhim gjendeshin të zvogëluar para fuqive të pushtuesve? A nuk ndodhën për shkak të hutisë mendore, të humbjes se vetëdijes kombëtare, të harresës së origjinës, të vogëlsisë shpirtërore e cila i paaftësonte për të menduar e respektuar përtej vetvetes? A nuk ndodhën për shkak të përçarjes fetare të prodhuar prej organizimit “millet” të sulltanatit osman [në vazhdimësi të atij bizantin] që i organizonte njerëzit sipas besimit fetar? A nuk ndodhën për shkak të mungesës së një ideje, libri dhe shkolle qëndrore kombëtare, të mungesës së një qendre apo rrjeti kombëtar që duhej të përkujdesej për qenien, sigurinë dhe natyralizimin kombëtar? A nuk ndodhën për shkak të mungesës së një gjuhe të përbashkët të shkruar dhe të përhapur nëpërmjet librave e shkollave kombëtare?

            Përpjekjet e rilindasve shqiptarë në shekullin XIX, e para së gjithash të arbëreshëve të Italisë së Jugut të cilët qenë të parët që i ranë këmbanës së zgjimit kombëtar, kanë qenë titanike. Po aq titanike kanë qënë përpjekjet për formimin e një shteti shqiptar të pavarur më 1912, i cili u cungua më shumë se gjysma edhe pse shqiptarët me vullnet të lirë deklaruan për një Shqipëri të pavarur sipas kufinjve etnikë të përvijëzuar në katër vilajetet e dukshme shqiptare që egzistonin brenda Sulltanatit osman. A nuk ka qenë e pamundur dhe e papranueshme nga të tjerët të nxirrje në pah një komb si shtet më vete ashtu si e kërkonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878? A nuk ishte në atë kohë një Europë e besimit të krishterë që synonte të kthente mbrapsh shtrirjen e sulltanatit osman? A nuk vazhdoi sulltanati osman edhe për 500 vjet të tjera traditën e perandorisë bizantine që t’i organizonte njerëzit, botëkuptimin, zakonet dhe mënyrën e tyre të menduarit sipas besimit fetar? A nuk ishte një sulltanat osman që lejonte të hapëshin vetëm shkolla fetare, vetëm për qëllime fetare, dhe jo shkolla kombëtare? A nuk ishte një Rusi cariste që nëpërmjet degës së besimit ortodoks të krishterë përpiqej të zbriste edhe në jug të Europës? A nuk ishte një kohë që në Europën Juglindore arbërore shtetet po formoheshin dhe njiheshin prej Europës së krishterë dhe Sulltanatit mosleman sipas kufinjve të shtrirjes së kishave dhe shtetasit e krijuar po emërtoheshin sipas emrit të kishave përkatëse, bie fjala, asaj greke, bullgare, maqedone, serbe, kroate, rumune? Sa për shtetin që njihet si Mal i Zi, emërtimi ndoqi këtë rrugë: nga Malsi u lexua Malzi prej kronikanëve venedikas, u spjegua Mal i Zi e u përkthye Monte Negro; një emër aspak sllav. A nuk ishte shekulli XIX kur fjala “turk” filloi të përdorej për herë të parë për ato njerëz në Anadoll të besimit mosleman që e mbeshtetnin më shumë sundimin osman?

            A nuk është hapi i parë për të zhdukur një popull fshirja e kujtesës së tij, shkatërimi i librave, kulturës, traditës e historisë së tij? A nuk është hapi i dytë ai i caktimit të disave të shkruajnë libra e të përhapin rrëfime të reja të stisura për atë popull, i krijimit të ndjenjave, zakoneve dhe emocioneve të reja, i krijimit të një kulturë të re gjuhësore dhe të menduari; domethënë i shpikjes së një historie të re gjoja të trashëguar? A nuk ndodh më pas që shpejt ai komb, i mishëruar tek njeriu i veçantë i kredhur në detin e interesave dhe ndjenjave vetjake, të harrojë se çfar është e çfar qe? A nuk ndihmohet ky qëllim duke i ndryshuar gërmat me të cilat shkruhen emrat e njerëzve, duke vendosur prapashtesa tek ato emra, duke ndryshuar kështu shqiptimin dhe tingëllimin e atyre emrave? A nuk treten dallimet midis kombeve duke vendosur emra fetarë për të sapolindurit?

            A nuk vërtetohet thënia e shkrimtarit Viktor Hugo (1802-1885) se “një popull mund t’i bëjë ballë pushtimit të një ushtrie, por nuk mund t’i bëjë ballë pushtimit prej ideve”? A nuk peshon atëhere rëndë pyetja “të jeshë rrënjë apo gjethe”?

Ottoman or Albanian Sultanate

Saimir Lolja

Shperndaje ne
Updated: 20 Nëntor, 2018 — 20:34

The Author

Saimir Lolja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.