Vështrim libri: Jetë Hasani figur kombëtare që shkëlqen si diamant

Vështrim libri

Nga: Murtez Sylejmani

Jetë Hasani figur kombëtare që shkëlqen si diamant

Sa më shumë të copëtohet e thyhet diamanti aq më shumë shkëndija lëshon, i tillë ishte Jetë Hasani Autorët e librit “Komandant Jetë Hasani, heroi që i bashkoi armët me UÇK-në, dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121”, Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli, mblodhën material nga të gjitha kanalet e mundshme, në arkivat e planeve operative duke u nisur nga ilegaliteti e deri te formimi i batalionit të dytë të UÇK-së “Ruzhdi Salihu”, Brigada 121 “Kumanova” Zona Operative e Pashtrikut. Për lexuesit që e presin me padurim jetën e veprën e dëshmorit të kombit Jetë Hasani, i cili arriti piedestalin më të lartë që mund të arrin njeriu në jetën e vet, fal autorëve e njohim për së afërmi të palodhshmin e çështjes kombëtare, me njeriun e veçantë i cili shkriu pasurinë, mundin, derdhi edhe gjakun për çlirim të atdheut, e dha edhe gjënë më të çmueshme jetën. Duke ju falënderuar shokëve, bashkëveprimtarëve edhe atyre që gjurmuan për të dhënat reale e të dokumentuara në kujtesën tonë edhe në gjeneratat e ardhshme do të shkëlqej fytyra e Jetës anë e kënd trojeve shqiptare, sepse edhe në ilegalitet, e më vonë në luftë u betua pran flamurit kombëtar për bashkimin e trojeve shqiptare.
Tradita atdhetare nuk blihet, ajo trashëgohet e fitohet nëse je i gatuar e i brumosur me atdhedashuri, siç ishte dëshmori Jetë Hasani, i cili një jetë të tërë i’a kushtoi veprimtarisë kombëtare. Te ky personalitet gjejmë bashkimin e dy forcave të fituara! Komanda e ilegalitetit në fillim e emëron koordinator të grupeve, pastaj komandant të njësiteve për territorin e dy komunave më të vështira për veprim. Patrioti i çështjes përjetoi tortura nga më të ndryshmet e më të rëndat, i përjetoi mbi trup, plagë të çara nga mjetet e ndryshme të barbarëve serb, asnjëherë nuk u gjunjëzua, edhe pse nga torturat gjaku i tij uli dyshemetë e naçallnikëve serbosllavë, edhe në këto momente shumë të rënda nga mendja nuk e largoi shpresën e as dëshirën për lirin e popullit të vet. Nga torturat e njëpasnjëshme i’u lodh zemra, shqiponja e kësaj treve u kalit edhe më shumë, mblodhi forca të reja, nuk e ndali veprimtarinë, hapi rrugë të reja e horizonte.
Jetë Hasani ishte diamant për rrethinë e për mbarë trojet shqiptare “Sa më shumë të copëtohet e thyhet diamanti aq më shumë shkëndija lëshon, i tillë ishte Jetë Hasani”.
Ai, kudo që ishte e vepronte, mbante vetëbesimin e plotë për tu përballë me valët e jetës e të fatit, ata që e njohën për së afërmi i kishin lakmi për këtë virtyt që rrallë e hasim te të tjerët. Heroi Jetë Hasani ishte i kompletuar, sfidat që i përjetoi i’a bënë jetën edhe më interesante, kështu e bëri jetën e vet më kuptimplotë. “Heroi bëri shumë sakrifica jo me të gjithë por i bëri për ne të gjithë.” Për jetën e vet e veprimtarinë, askujt si kërkoi leje, ndihmoi nevojtarët me mjete vetanake, e mbajti shkollën në jetë, ndihmoi nxënës e mësues, hapi dyert e shtëpive të veta dhe i shndërroi në shkolla, me kontributin e tij edhe jetën e vet e bëri të lumtur, ngase ishte i pari aty ku kërkohej nevoja, gjithashtu ndihmoi grupet për stërvitje në Tiranë, kur të tjerët rrinin e bënin sehir, Jeta ndihmonte pa hezitim. Ngriti moralin e çështjes kombëtare duke qenë në ballë të pengesave e rreziqeve të kohës. Asnjëherë nuk lejoi të bartë mbi kurrizin e vet askënd, ngase ai nuk përulej e as përkulej ndaj askujt. Besimi i plotë në vete i’a mundësoj të ecën përpara, përherë në detyra të reja e asnjëherë nuk e ndalën fjalët e të tjerëve për fushëveprimin e tij.
Dy gjëra të rëndësishme i kishte më të veçanta, personalitetin dhe sjelljen reale e korrekte. Çdo gjë e bëri me përkushtimin e me shpirtin prej patrioti dhe asnjëherë nuk ndjeu lodhje, e kurrë nuk u kthye prapa, e as përgjegjësin e vet nuk e adresoi te të tjerët. Këto veti të dalluara na japin mesazh të drejtpërdrejt. Autorëve të librit nuk u shpëtoi asnjë detaj më i vogël pa e zbërthyer hollësisht, u futën direkt në veprimtarinë e heroit duke na dhënë hollësira të dokumentuara. Lexuesi tani në dorë ka jetën, veprën dhe qëndresën e Jetë Hasanit, duke e ndarë nëpër faza të veprimit, që nga periudha e viteve 1987, ku caktohet komandant i njësiteve të ilegales. Autorët e paraqesin figurën e heroit ashtu reale e konkrete nga intervistat e bashkëveprimtarëve edhe në formimimin e celulave të pra të UÇK-së, në formimin e batalionit të dytë, strukturimin e ristrukturimin e tij. Ata duke e përshkruar hollësisht lëvizjen e kësaj figure emblematike kombëtare, paraqesin edhe pjesëmarrjen në betejat luftarake si në: Carralevë, Blinajë, Fushticë, Zborc, Rreze e aty ku bëhej luftë frontale, direkt me armikun, morri pjesë edhe në luftimet e tjera në tërë territorin e fushëluftimit të batalionit të II-të të Brigadës 121 “Kumanova”. Autorët në mënyrë të veçantë përshkruajnë të gjithë veprimtarinë e heroit edhe si koordinator me grupet e Drenicës, direkt me komandantin legjendar Adem Jashari. Këtë e vërteton dëshmia e veçantë nga gjenerali Musë Jashari, i cili në intervistën e tij dëshmon për koordinimin e grupeve nga Jetë Hasani.
Dëshmorët luftuan me trup e shpirt për të na dhënë ne të gjallëve dritë. Respekt për të gjithë ata të cilët ndjekin dhe e ruajnë gjakun e dëshmorëve.

Shperndaje ne
Updated: 15 Dhjetor, 2018 — 21:01

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.