Letersi Kombetare: DASHAMIR ALLIU, DJE ME PUSHKË E SOT ME PENË….

 

DASHAMIR ALLIU, DJE ME PUSHKË E SOT ME PENË….

Shkruan Zymer Mehani

Dashamir Alliu me analizat, opinionet dhe me reagimet e tij i shëmbëllen një uragani të pandërprerë.

Ky libër me analiza, opinione, reagime është edhe një kontribut i çmueshëm dhe i pamohueshëm i ish-luftëtarit, shkrimtarit, publicistit dhe veprimtarit të shquar, Dashamir Alliu, dhënë kulturës sonë kombëtare.

Po ashtu, kjo përmbledhje, veç tjerash është edhe një përpjekje e qëlluar e autorit Alliu për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter analitik për ngjarje të rëndësishme, të cilat ai i ka përjetuar si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Pena e tij majeprehtë është sa e butë për miqtë e sinqertë dhe e urtë për të drejtën dhe të vërtetën, po aq e ashpër dhe e pamëshirshme për armiqtë, hipokritët, tradhtarët e maskarenjtë, që s’kanë humanitet, as karakter të shëndoshë, por më shumë u shëmbëllejnë zvarranikëve, ujqve e hienave, që s’dinë të ngopen me gjak. Pra, pena e këtij autori është po aq e fortë sa edhe arma e tij e luftës. Autori mrekullisht di t’i përdor që të dyjat, sipas nevojës.
Autori Dashamir Alliu në shkrimet e tij është besnik ndaj të vërtetës dhe i pakompromis me mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët. Kur është fjala për vlerat e humanizmit dhe të atdhetarizmit, ky autor përherë e vë në pah shpirtin e tij luftarak prej atdhetarit të denjë. Asnjëherë s’mburret me bëmat e tij gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, në radhët e të cilës u rreshtua, sapo u dha kushtrimi për mobilizim ushtarak, por po ashtu asnjëherë nuk hesht ndaj intrigantëve, manipulatorëve, gënjeshtarëve etj. etj. të cilët i demaskon me forcën e argumentit dhe me fuqinë e fjalës së vërtetë, që shkrimeve të tij u japin gjallëri dhe vlera të pakontestueshme.

Mbresëlënëse janë shkrimet e tij në formë opinioni, analize a reagimi, që autori i bën për epokën e lavdishme të UÇK-së, për individët që lanë gjurmë, siç është simboli i rezistencës sonë kombëtare, bacë Adem Demaçi, pastaj interesant është edhe sqarimi i autorit për enveristët dhe enverizmin te shqiptarët e Kosovës, që dallon plotësisht nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë londineze.

Pena e Dashamir Alliut s’do të harrojë të shkruajë as për plagën që ende kullon në trup të kombit tonë, e cila quhet Çamëria shqiptare, që ende është nën kthetrat e Greqisë shoviniste. Me pietet të lartë, autori do të shkruajë edhe për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së së lavdishme, për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, që janë vlera jonë kombëtare.

Autori nuk do t’i kursejë së kritikuari, demaskuari dhe qortuari as mashtruesit, përfituesit në kurriz dhe në emër të UÇK-së. Po ashtu do t’i demaskojë edhe kolaboracionistët, pacifistët, shqipfolësit etj. etj…që ende kanë nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe që mendojnë serbosllavisht, gjithmonë në dëm të interesit kombëtar.

Në shkrimet e tij, autori Dashamir Alliu ka trajtuar tema nga më të ndryshmet, që sot janë aktuale në shoqërinë tonë shqiptare, ku fatkeqësisht në skenë kanë ardhur antivlerat.

Shperndaje ne
Updated: 21 Dhjetor, 2018 — 23:05

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. Respekt te pa fund shoku im i neruar ne kohen e luftes na dhe ndihm te qmuar duke ardhe ne skaj te kosoves dhe me xhith at rrugtim e deshmove veten se je njeri me xhak te paster shqiptari e tash nuk po ndalesh per te miren e kombit lavdi dhe respekt i nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.