Brahim Avdyli: URAT E VEPRIMIT NË MES TË MËRGATËS E ATDHEUT

URAT E VEPRIMIT NË MES 

TË MËRGATËS E ATDHEUT 

(Vështrim i përgjithshëm gjatë promovimit të veprës së Ismet Krasniqit, 

 „URAT E KOMUNIKIMIT KULTUROR/ Kontaktet me diasporën shqiptare të Zvicrës – reportazhe, kronika, recensione“, Shtëpia Botuese ROZAFA, Prishtinë 2018) 

Autor Brahim AVDYLI

Në një çast të shkurtër të ditëve të ngjeshura me të gjitha gjërat momentale të relacionit kombëtar e ndërkombëtar, me të cilat jam i ballafaquar, miku im i veçantë, prej atdheut tim shpirtëror, Ismet Krasniqi-Lala, jo vetëm se më ftoi në mesin tuaj në këtë promovim të veprës së tij “Urat e komunikimit kulturor/ Kontaktet me diasporën shqiptare të Zvicrës-reportazhe, kronika, recensione, të botuar nga SHB “ROZAFA”, Prishtinë 2018; jo vetëm se isha përherë mik i veçante i familjes së gjërë, në Kosovë e këtu (në Zvicër); jo vetëm se jam mik i kulturës së madhe, të shprehur kurdoherë, në të gjitha spektrat e të gjithanshmes së tij: qoftë si dijetar; si artist; si organizator dhe bashkorganizator; si autor e bashkautor; si aktor i teatrit e shfaqjeve teatrale; i skenave të humorit e i humoreskave mjaft të matura; apo si njohës i thellë i ekspozitaveIdriz Berishës dhe Arsim Berishës, në Klinë e në Zvicër; autorit më të madh Klinas, Prend Ndue Buzhalës, i cili, në të shumtën e veprave të tij ka qenë veçmas si Redaktor Letrar e Gjuhësor, sikurse në veprën time “Arena e dhembjeve”, etj.; por dha si detyrë që të shkruaj një vështrim të përgjithshëm, edhe pse jam i prezentuar në këtë vepër. Mu desh edhe njëherë që t`a shikoj në tërësi… 

Duke i pasur parasyve disa vepra të Ismet Krasniqit- Lalës, edhe pse vetë kam qenë në “Ditet e Plisit”, qoftë me referat shkencor, qoftë me punime ndër libra e fotografi; veprën e recensioneve të tij letrare e teatrore, “Në hapësirat e artit”, dhe veçanërisht veprën madhore me fotografitë kolor, me bashkautorin e kësaj vepre, Idriz Berishën, “Artit të daltuar”, për gjurmët e artit e jetën e veçantë të mikut tim, Arsim Berishës, me të cilin kemi qenë bashkarisht në promovim e kësaj vepre, etj. u ndala pak në “Urat e komunikimit kulturor…” në mes Zvicrës e të Atdheut, me mendime të ndryshme: çka e ka shtyrë autorin t`a krijojë këtë vepër dhe çka ka dashur ai t`u thotë gjeneratave të reja. Kjo ishte një pyetje tepër e veçantë; një pyetje tepër e madhe e me vend. 

Edhe si gazetar e kam bërë një intervistë të rrallë; të gjatë; të veçantë, e cila në këtë vepër ka vend, por ajo është e posaçme me Ismet Krasniqin-Lalën, duke mos i harruar këngëtarët e dalluar të familjes, duetin Salih e Feriz Krasniqi, të cilët mi mbushin syt me lot sa herë e kujtoj fëmijërinë dhe djalërinë time të atdheut. Kësaj pyetje të pashkruar dhe të lënë si peng deri në fund të kësaj vepre nuk mundem lehtë t`i përgjigjem. Cilat janë këto ura të komunikimit në mes të Zvicrës e të Atdheut shpirtëror? Kur them “atdheut shpirtëror” i kam parasysh të gjitha tokat e plisit të bardhë, e cila nënkupton të gjitha trojet tona shqiptare, si p.sh të Republikës së Shqipërisë, të Republikës ende të panjohur të Çamërisë, të Republikës sot të Maqedonisë, të Republikës së Kosovës, Kosovën Lindore nën Serbi, Sanxhakun e Serbisë, Sanxhakun e Malit të Zi dhe tokat tona nën Malin e Zi, paralelisht me tokat e tjera, prej Turqisë e deri në Amerikë. Dhe, kur mendoj për urat e komunikimit, këto janë troje të origjinës shqiptare, të cilat i lidhin pashkëputur këto vise, në një komunikim të përhershëm, por duke e marrë fillimisht Kosovën, Klinën e Zvicrën, pra Dukagjinin e Zvicrën. 

Kultura, arti, krijuesit (letrar, dramatik e të filmit), gazetarit e piktorit, etj. janë profile të veçanta, të cilët te çdo popull janë të lindur prej Krijuesit të botës së gjallë në globin tokësor, pra nga Hyjniu, Zoti i Madh, por të gjithë nuk e dinë këtë gjë. Autori i librave të veçanta shkruan në princip të krijuesit të vet. Ashtu edhe Ismet Krasniqi-Lala. Krijuesit vrapojnë përpara epokave dhe i ndjejnë epokat që do të vijnë. Ata shkruajnë për të kaluarën, në rastin tonë të kësaj vepre për të kaluarën e afërt, të djeshmen, se si ka qenë ajo në pikat e saja kryesore, dhe për të sotmen, se si është. Kur nuk e thotë këtë gjë, na e lë të nënkuptohet. Duke e njohur të djeshmen njeriu e paramendon se si është e sotmja dhe si do të jetë e nesërmja. Logjikisht, do ta marrin me mend si mund të jetë e ardhshmja. Pra, porosia është te brezat e ardhshëm. Nuk ka libër që shkruhet pa porosi. 

Ne e kemi të qartë se janë krijues, artistë, punëtor të artit të shtatë, letrar për të rinj e të vegjël, sikurse për të mëdhenjtë. Kur e themi se janë të artit të shtatë, janë aktor, humoristik, pa thekse të ulta. Në pikat më relevante, mendohen për të ardhmen. Urat tona të komunikimit kulturor mbeten një çështje e hapur deri në fund të fletës së mbramë, të mbushura me shkrim, fotografi kolor e dokumente të rralla. Duhet të shfletojmë librin disa herë, me fotot tona prej kopertinës e deri në fund, dhe të gjithë e kuptojme se jemi këtu, madje në këtë sallë, prej Arsim Berishës e deri te i ndjeri Agron Bajrami; prej Xhafer Shatrit e deri te Ibish Neziri; prej Gani Bytyqit e deri te Rexhep Rifati; prej Bardhec Berishës e deri te Petrit Bytyqi; prej Revistës BESA e deri te Muharrem Blakaj; prej intervistës sime e autorit të veprës Ismet Krasniqit; prej Gjon Gjergjaj e deri te Zeqë Gashi; prej Sami Sherifit e deri te Shefqet Dibrani; prej Prend Ndue Buzhalës e deri te Blerim Shabani; prej Idriz Berishës e deri te Saime Isufi.  

Fati i madh i shkrimit nga Zvicra, Hasan Hasanramaj na e fillon specifikën e ideatorit të veprës në fjalë, kur thotë: “Fati i kombit është edhe fati i artit, që kultivohen si urë komunikimi” dhe vepra e dytë e cila u promovua në Kosovë, në Kishën e Shën Abrahamit, “Çelna udhë”, poezi nga ata që i kanë kushtuar vargje Shën Teresës-Nëna Terezës, të cilën na e shtron përballë Prend Ndue Buzhala, “Të folurit poetik me dashuri”; pastaj vepra e tretë, drama në 8 pamje, “Lindja e Luftëtarit”, i cili e shtron këtë çështje në të tri aktet e pashprehura. Shkrimi tjetër i Hasanramajt, “Vdekja dhe Lindja-mesazh i pavdekësisë, janë akti i tretë dhe këto akte kulminante na dalin nga fati i kombit dhe fati i artit. Shën Tereza, e cila është ngritur në ikonë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve, i përcjellë të gjitha krajatat e jetës dhe të artit, dhe vdekja e lindja e luftëtarit vjen për të vetmen ditë të bardhë të lirisë sonë. Kështu autori e rrumbullakos idenë e pashpehur të kësaj vepre, të mbushur plot me fotografi. 

Ku shfletojmë edhe njëherë fletët me intervistën time me Lalën, recensionit të Prend Ndue Buzhalës mbi romanin e përkthyer të Bardhec Berishës të autorit zvicran Beat Portmann“ETJE”, na shtohen meditimet shumëpalëshe në sfidat tona prej ditës së parë e deri sot, pra siç do të shprehet Prend Ndue Buzhala “Baladën nga Kosova” prej vitit 1981 e deri në vitin 2018, jo siç shkruan ai për takimin e poetëve në Luzern, por për krijuesit e mërgatës shqiptare të Zvicrës në raport me intencat tona kombëtare e kulturore, deri në gëzimin apo zhgënjimin e sotëm, që vie nga Europa, kryesisht nga Franca e Rusia. Ne mes të kësaj lufte të pa shpallur, por të litarit të terhjekur zvarrë e fort, si gjithnjë, në mes të Lindjes e Perëndimit, e cila është në të vërtetë romansa për Kosovën, që vjenë me këtë rast komunikimi ynë kulturor në mes të mërgatës shqiptare, Zvicrës e Atdheut; këngës e valles sonë; shqiponjës dykrerëshe; krijimit të plotë, artit e pikturës. Në radhë të parë vinë shoqatat kulturore dhe festivalet, p.sh. në qendër të Klinës, Festivali “I këndojmë lirisë”, për nderë të UÇK-së, heroit të kombit, Mujë Krasniqi; ansambleve të Zvicrës, si psh. Ansamblit të valleve “VATRA” apo të Ansamblit të valleve “SHOTA”, etj. Nuk do mend të ipen të gjitha detajet në këtë vepër e as të gjithë personat e caktuar. Ndonjë njeri do ta ndijë veten keq se pse ai nuk është këtu. Por, në këtë vepër hyjnë vetën ato çaste që i duhen idesë. Ato janë të zgjedhura për urat e komunikimit, jo për emrat. 

Pa dyshim vjen biseda e njeriut i cili ra nga qielli e shpëtoi, Gjokë Musë Gjoka, mik i yni i paharruar nga St. Gallen-i, i lindur në fashatin Dugojevë, Komuna e Klinës, i cili di të rinqethë secilin njeri që fluturon me aeroplanin Zürich-Shkup, pas ndodhjes së fatkeqësisë. Misioni i artistit dhe autorit Ismet Krasniqi-Lala vie kështu deri te fundi

Unë i kujtoj edhe njëherë lutjet në internet, se askujt nuk i bëjmë padrejtësi; nuk e përgojojmë askend; nuk e lëndojmë askend; askujt dhe asnjëherë nuk u tregohemi superior, e gjithë kohën kemi qenë, apo jemi edhe sot, siç do të jemi gjithmonë, derisa të vdesim nga kjo botë, Pranvera e viteve 1981, krijues të vërtetë e të denjë, në shenjë të Hyjniut të Madh. 

Pasi e shikojmë pjesën e fundit “Homazh për artistin Agron Bajrami”, në të cilat Rexhep Rifati e Ibish Neziri sikur e vajtojnë të ndjerin Agron Bajrami, pas ndarjes së tij nga jeta, vimë në përfundim të idesë së madhe të kësaj vepre: urat e përbashkëta në mes të Zvicrës e Atdheut tonë janë të ndërtuara që heret, madje janë të pandara. Ato janë simbolikisht lidhje të brigjeve

Kur e themi se kjo urë ka qenë që përpara e ndërtuar, nuk e di se kujt nuk i pëlqejnë. Njëri prej tyre jam edhe unë. E kam njohur rastësisht “Zeqën”, alias Kadri Zekën, gjatë vitit 1980. Atëherë e kisha garancionin e parë. Analogjikisht e kishim filluar një klub shqiptar, “Shote Galica”, në Bylë të Zvicrës, me dajën tim Salih Ahmeti, së bashku me mikun tonë Mehmet Balajn, i cili sot ndodhet në Gjermani, por e njoha veçanërisht Hasan Kadrinë, si nga Salih Ahmeti, po- ashtu nga Kadri Zeka, sepse ishte në OMLK-në e Kadri Zekës

Ishin edhe të tjerë. Më së shumti më quanin me emra të krijuar si pseudonime. Isha gjysmë ilegal. Kisha kaluar për këto raste në emigracion. Shokët e mi ishin si unë, në ndjekje të UDB-së. Pashaporta më dilte nga vazhdimi me 16 korrik të vitit 1981. Mendoja që t`a vazhdoj përmes Ambasadës së Jugosllavisë, në Bern, por ajo mu muar në ambasadë dhe u munduan gjithsesi të më bllokojnë. Policia Zvicërane më zuri pas disa ditësh. Më dha afat disa ditësh që t`a marr përsëri pasaportën time, sepse kisha vizë pune deri më 30 nëntor 1981. Pas një kohe, më nxorri nga puna pronari i restorantit. Qëndrimi im ilegal në Zvicër më zgjati deri në mars të vitit 1982, kur më zuri Policia Zvicërane, në Sursse të Luzenit dhe më përzuni nga Zvicra me vendim federativ, deri 1.4.1983. Klubi i dytë Shqiptar në Zvicër “Shote Galica” u krijua pak më vonë në Byl të Friburgut se sa Klubi Shqiptar “Igballe Prishtina”, e Gjenevës, në të cilën u zgjodh Ejup Ahmeti, si Kryetar. Shumë më vonë do të krijojmë me te edhe UNIKOMB-in… 

Mos të harrojmë se Byli (Bülle) i Friburgit nuk është largë prej Gjenevës, ku e kemi mbajtur demostratën e 30 maj të vitit 1981. Aty është Qendra Botërore e OKB-, e dyta pas Qendrës Kryesore SHBA-ve. SHBA-të na ndihmuan, na kanë në dorë, sikur pardje, dje e sot, dhe kudoherë. Nuk po flas më tepër, sepse jam i gjallë, marr frymë dhe jetoj, madje jam prej Gjakovës, në të cilën ka jetuar figura më e madhe e atdhetarit tonë, Musa Shehzade (1870-1945), i cili ishte bashknënshkrues i Memorandumit të Junikut, prej të cilës nuk jam aq largë. Baba Musa Shehzade (Musa Efendi Shehu) ka qenë edhe në çlirimin e Shkupit, me 1912, së bashku me luftërarët e tjerë, me stërgjyshin tim dhe dy djemtë… 

Fan Stilian Noli, poligloti i njohur, ka qenë orator i Shqipërisë në OKB të Zvicrës. Sikur i madhi Fan Noli nga Amerika, i cili i ka dërguar Shqipërisë busullën në këngë për kryengritje të madhe se i ka djemtë në Amerikë, edhe ne po i themi botës se djemtë e saj janë nxjerrur prej dhunës shoviniste serbo-sllave për mërgatë, por nga kjo mund të shkojnë qindra e mija herë nëpër viset e saj, sa herë që t`a kërkojë jeta, nëpër një urë të komunikimit. Armiqtë më të tmerrshëm rreth e përqark Atdheut mund t`i minojnë qindra herë këto ura, por bijtë e saj tashmë e kanë marrë veten e tyre dhe nuk bien për dhé. Edhe po të bien nga qielli sikur Gjokë Gjoka, nuk ipen kurrë! Do t`i rindërtojnë përherë urat e komunikimit me atdheun. Këto ura janë prore të pavdekshme. Mund të jenë ura kulturore dhe do të qëndrojnë përsëri. Ne, po ua lëjmë bijve tanë të shkruara dhe të paharruara. Modelet janë këtu. Le të mendohen sinqerisht njerëzit tanë për këtë punë. 

Urat e komunikimit të mërgatës e atdheut do të jenë gjithmonë, sepse krijuesit do të lindin përsëri nga Hyjniu, te secili popull, edhe te populli shqiptar. Mërgata e Zvicrës ka luajtur rol të madh në rizgjimin e Kosovës, pas pranverës `81. Universiteti më i madh i jetës ka ndodhur edhe me kulturë dhe do të ndodhë përgjithnjë. Kjo është pyetja e pashkruar në këtë vepër e cila do përgjigje. Bashkëpunimi i pashkëputur i mërgatës së Zvicrrës me kulturën edhe të shkruar, qoftë me atdheun shpirtëror të shqiptarëve, qoftë me kulturën zvicërrane, si p.sh. me “ETJEN” e madhe të shkrimtarit Beat Portmann, është krijuar ura e madhe e komunikimit. Komuna e Klinës dhe Klubi Letrar “Vorea Ujko”, në Klinë; Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, në Gjakovë; apo në Deçan, Pejë, Istog e deri në Prizren, apo gjetiu, vie në shprehje të “Flakës së Janarit”, pas rënies së të madhit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, poashtu të Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Ajo vie pikërisht edhe me pikturat e Idriz dhe Arsim Berishës; me shkrimet e shkrimtarit Prend Ndue Buzhalës; të Gjon Gjergjajt; të Ismet Krasniqit; të Xhafer Shatrit, të Ibish Nezirit; Buljes; bashkëshortes së heroit Agim Bajrami; të Bardhec Berishes; të Gani Bytyqit, të Muharrem Blakajt, e deri te Sami Sherifit, mua, e të tjerë... 

Faleminderit i themi autorit Ismet Kraniqit për këtë vepër, i cili na bashkoi përsëri në Winterthur, sikurse më parë në Bülach, në Luzern, në Zürich, në Bern, në Solothurn e të televionin “Syri Blu”, në Friburg, e deri në Gjenevë. Ky është vërtetë arti i daltuar apo arti pa kufi. Ai është artist i fjalës dhe i pendës!… 

“Çdo rrugë fillon me hapin e parë”– na thotë një fjalë e urtë kineze, në kopertinën e mbramë të librit “Leksikoni i Autorëve Shqiptarë në Zvicër/Autorë dhe vepra/Artistë dhe grupe”, të botuar nga Faik Konica, Prishtinë 2016, nga Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani

Hapi i parë fillon me Anton Zako Çajupin, me 1887, në Zvicër, kur ai filloi studimet e larta të drejtësisë dhe doktoroi

Ne po e plotësojmë këtë mendim: çdo rrugë e re fillon me artin e madh. Artistët e mëdhenj janë të bashkuar pa kufinj, edhe nëse kanë specifika të veçanta. Kështu, urat e bashkëpunimit të Zvicrës dhe të shqiptarisë do të jenë përgjithmonë! I faleminderohem Ismet Krasniqit!… 

Shperndaje ne
Updated: 16 Dhjetor, 2018 — 18:26

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.