Brahim Avdyli: EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT (IV)

EDHE  NJËHERË  PËR  SHQIPONJËN  DHE  SHQIPTARËT 

Pjesa IV 

Autori Brahim Avdyli
gjate ligjerimit

Kështu, nuk mund të dihet mirë e vërteta. Me gënjeshtra e me tradhëti ka filluar jeta prej Odiseut. Shkatërrohet e vjetra e zëvendësohet padiktueshëm me të re. Valë pas vale shkojnë njëra pas tjetrës, duke i mbuluar gjurmët e vërteta. Ndërrojnë qëllimisht emrat e etnive, grupeve, ndërrojnë gjuhët, etj. por, nuk ndërrohet origjina e kombeve. Çdo gjë shkon artificialisht, kjo ka qenë, jo kjo nuk ka qenë…” etj., të pa shkëputura, sepse gjurmohet jashtë fushave të shkencës, pa prova të mirëfillta të studimeve… 

Të mos e harrojmë se të gjithë popujt e Evropës e kanë origjinën e tyre prej Polifemit, të martuar me Galatenë. Ai i ka lënë tre djemtë e tij: Ilirin, Galin e Keltin, prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit. Gjeneratën e Polifemit e kanë quajtur mbinjerëz, hyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe jo sa duhet e njohur. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria, Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur tjetër njohuri. Ata janë quajtur Yllirët/Hyllirët

Popullatat në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire. Në të folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”. Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitë. Prejardhja e tyre ishte “hyjnore. Pra, lidheshin me Zotat

“I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”1- thotë Dhimitri Pilika. Të parët tanë, që jetonin atëherë në trojet e quajtura si sot. p.sh.: “Tuqi”, “Bullgari”, “Rumani”, “Serbi”, “Bosnje e Herzegovinë”, “Mal të Zi”, “Kosovë”, “Shqipëri”, “Greqi”, “Maqedoni”, e më gjërë, tërë Evropën, ju besonin të gjitha shenjave të natyrës dhe i faleshin trupave të qiellit, diellit, hënës, yjeve, reve, erës, detit, e të tjera. 

Të parët tanë i kishin të shejtërura në shpirt të pastërt të gjitha çka kishin të bëjnë me qiellin, si p.sh. vetëtima, rrufeja, uturima, apo të gjitha shenjat e natyrës. Kjo ishte besa e të parëve tanë2, jo e tri fiseve të ardhura si pushtues, shumë më vonë në parahistori, bashkë më bijtë e mërguave tanë, të shkuara deri atje. Prej tri fiseve, të cilat kanë ardhur si pushtues, merren së pari dorët, assirianët dhe fenikasit, të cilët përpiqeshin të përvetësonin gjuhën e të gjitha çka grumbulloheshin për mitologjitë tona

Sipas Dymonit, të cituar nga Sulejman Mato, shkruan: “Në Evropë nuk ka racë të vjetër se shqiptarët”.3 Të gjithë shkencëtarët në të gjithë botën, e më së pari të ashtuquajturit armiq më të rrezikshëm rreth e më rreth këtij kombi, po spekulojnë me shkencë të shpikin një paraardhës të tyre, më mirë se të pranojnë shqiptarët, si paraardhës të tyre, por harrojnë se kombi shqiptar është më i vjetri në Evropë dhe gjuha e vetme që është mëmë e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe. Harrojnë po ashtu që “paraardhësit” e botës së gjërë janë gjyshërit tanë, jo të atyre që dëshirojnë të thirren mbi ta. Edhe njëherë po e themi se “pellazgët” janë gjyshërit tanë, e kjo është një thirrje hipotetike e atij kombi që mbanë mbi kokë plisin e bardhë, si trashëgimtar të baballarëve hyjnorë, të cilët jetonin më gjatë, dhe këtu nuk ka vend të thirren kombet e tjera si trashëgimtarë, të cilët, kurrë nuk e kanë mbajtur plisin e bardhë, e as të ashtuquajturit “grekë” e “sllavë”

Por, po e shpjegojmë njëherë emrin e gjyshërve tanë “pellazgëve”. Ky emër, është vënë si emër hipotetik. Nuk ka mundësi që të jetë “një komb tjetër”

Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë janë pesë emra të ndryshëm, por e bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërpre…”– thotë Dhimitri Pilika.4 Sigurisht se ka edhe emra të fiseve, të cilët ndonjëherë përpiqen t`i ngritin më lart, në vend të origjinës. 

Emri pellazg është një emër që mbështetet në një hipotezë e hipoteza nuk është teori e mirëfilltë shkencore. Padyshim se përsëritet mija herë nga ata që janë shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. Ai është pikë së pari një emër tepër i pasigurtë, që është i dhënë për shqiptarët (hyllirët/yllirët). Shqiptarët janë besimtarë, janë të prirur që të besojnë, dhe të gjithë të tjerët i kanë shfrytëzuar këtë dobësi të tyre. Ata ishin përherë besimtarë; besonin në fatin e tyre, në hyjnitë dhe hyjnizimet e njeriut. 

Të përdorim një shpjegim të Sulejman Matos, i cili bazohet në një të dhënë të historianeve të vjetër, se faltorja e Dodonës ishte një tempull kulture dhe ishte pronë e fisit kaon të thesprotisë. Ajo ishte e origjinës ilire dhe tempulli ushtronte magji, frikë e rrespekt. Aty shpjegoheshin të gjitha enigmat jetësore. Fiset që ktheheshin aty, p.sh. të huajtë, të ashtuquajturit “grekë”, ndër të parët dorët, e morën njohurinë dhe kulturën apo traditën vendase.5 “Pellazgët kanë qenë fetarë dhe të prirur të besonin”– thotë Sulejman Mato. “Syri” i Dodonës është “sy” hipotetik i pellazgëve hyjnorë dhe mund të ketë lidhje me dhuntinë e për shpjegimin e enigmave. Në lashtësi këta njerëz të veçantë që kishin dhunti të veçantë për deshifrimin e enigmave i quanin “hyjnor” apo quheshin “pellazgë”; e dinin të shpjegonin këto cilësi, e fatthënat e tempujve të tyre. Perënditë e përzien gjakun me vdekatarët.6 

Gjuha shqipe ka qenë e shpërpjestuar. Secila gjuhë tjetër, në kohën kur ka lindur, i ka rrënjë prej gjuhës shqipe dhe nuk e mbajnë në mendje” apo bëshin sikur “nuk e dinë” se prej cilës gjuhë e kanë ato fillimin. Sikur nuk u intereson atyre se cili është ajo që i ka pjellur ato gjuhë… 

Shqiptarët, ilirët, yllirët apo hyllirijanët kanë qenë të besuar te krijuesi i madh i kësaj bote; ka pritur prej tij se do të thuhet e vërteta, apo do lëjë zëvendësit e vet në çdo anë, e nuk e ka menduar se do të lë kaq shumë gënjeshtarë, që thonë diçka, por vrapojnë në mosdije nga mosdijet e tjera paraprake. Të themi shkurt, prej Odiseut ka rrjedhur gënjeshtra. Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtra. Kush gënjen nuk e thotë të vërtetën. Kush gënjen, nuk është “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasje pabesisht, as pa e merituar këtë vrasje, si Polifemi, që ishte me të vërtetë hyjnor, lidhen pabesitë palë pas pale. E keqja shtresohet prej këtu, e edhe në gjuhë. Çdo gjë fillon me gjuhën që e kanë folur hyjnitë dhe ajo shtresohet e përpjesëtohet deri në fund, për mos e njohur askush se cila është origjina e vërtetë e tyre. Dalin artificialisht alfabete të tjera, shkrime të ndryshme, fjalë të përpunuara, deri në të ashtuqajturat “gjuhë artificiale”.  

Ne po bëjmë prova që ta gjejmë të vërtetën, sepse është mundësia e jonë. E vërteta nuk do lake, do fakte dhe artefakte. Po i mbledhim, nga të gjitha. 

Këtu është pikëpyetja e madhe e njeriut, d.m.th. “pikëpyetja më e madhe”– siç shprehet Kastriot Melyshi, në fillim të veprës së tij, nga ky ngërç, në të cilën kanë mbetur të ngërthyera provat dhe çdo lider i shkencës: 

Rruga e nisur është ajo e duhura dhe vërtetë evolutive, siç na pëlqen ta quajmë, apo pa e ditur se ç`bëjnë, të mbetur në vend, po shkojnë drejtë një evolucioni raskapitës dhe vetasgjësues?!”

Problemi më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është “mëma gjuhë”, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera. Praprakisht duhet të tregojmë se kjo gjuhë është e lindur prej Zotit, por ai e fshehu të vërtetën.8 

Me fjalë të tjera, është një “nyje” e pazgjithshme në jetë e nëpër histori, në shkenca e nëpër dije, nga dija më madhe e njeriut, dhe janë të ngërthyera edhe sot e kësaj dite. Unifikimi i Trinisë së Shenjtë, të nxerra nga Bibla, ku çdo gjë shpjegohet se “është vepër e Zotit”, është shpikur nga njeriu

Duhet të theksojmë me këtë rast se nga gërmimet arkeologjike të deri të sotme, vendbanimi i një bashkësie fisnore, që i përkiste 10`000-7000 viteve p.e.s. (para Krishtit), është zbuluar në këto gërmime arkeologjike, të kryera në Sovjan, afër Korçës, i cili kosiderohet si një nga më të vjetrat vendbanime të zbuluara në tërë Evropën. Në mbështetje të shkrimit nëpër Evropë, e këtu siç thotë M. Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolik, afërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s., d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara të shkrimit sumer.9 

Si thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishtenjeriu i ditur i të diturve, besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore, se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të Kaonisë (Epirit), territori i dytë që e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë.10 

Një ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë, ka qenë miniera Damasti (jo Demasti!), në Daradinë e lashtë.11 

Kjo gjë është keqinterpretuar nga shkencëtarët e pseudoshkencëtarët e botës e të shqiptarëve, ose nga ata që nuk e dinin rolin e Dardanisë ilire, ku dard+an është bashkim i këtyre dy pjesëve të këtij emri të besimit tonë e të historisë, në të cilën “an” (anë) do të thoshte anën në të cilën banojnë dhe veprojnë ata (pra, shpjegon anën, si p.sh. shkodran, lezhian, etj.), dhe gjuha e parë e Evropës kanë qenë gjuha simbolike. Janë të gabuara konsideratat e shkencëtarëve të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat, dhe me Dardaninë e Frigjisë, te Troja, e jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar territorin e sotëm të Greqisë. 

Damasti ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade. 12 

Meqë Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as ne nuk e njohim deri më sot ndonjë kult të “dardhës”, ne besojmë se shigjeta ishte dard dhe ishte një simbolikë e Zotit, krijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania, nga dard-shigjeta.13 Dardania, që ishte një superfuqi metalugjike dhe përfshinte një bashkësi të tërë fisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik, e edhe Dakinë, të gjallë, prej filimit e deri më sot. 

Për të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me ketë edhe të gjuhës sonë arbërore, po e sjellim një fakt thelbësor se romakët, përtej detit Adriatik, pra në Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, duhet të kalonin krahun lindor të Adriatikut, për të marrë ato minerale që kishte nevojë për derdhjen e armëve të saj pushtuese. 

Romakët flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë këto të dhëna.14 Romakët nuk kanë ditër të flasin shqip, nuk do mend, por të mbajmë në mendje se ajo i ka kënduar Epirit, jo “greqisë”, edhe kur e ka njohur mbretin e Epririt, Pirro Burri, atëherë, kur e ka themeluar “Magma Graecia”, në Gadishullin Italik. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është themeluar shumë vonë dhe pas revidimit të tretë nga gjuha paraprake, në vitin 1000 të e.s. e cila e përdorte alfabetin fenikas mbi gjuhën shqipe, pra me kaligrafinë fenikase të Kadmit

Ndër të parat po e themi se popullate etruske (toske) e territorit italian është shkatërruar e asimiluar në shekullin e IV p.e.s. dhe Magma Graecia është themeluar në shekullin e III p.e.s, prandaj të tjerët që janë latinë nuk e kanë kuptuar gjuhën shqipe të Pirros e as të Aleksadrit, sepse ata kanë foluar shqip, por nuk është shkruar kjo gjuhë, d.m.th. nuk kemi ende të gjetur se si është shkruar, vetëm simbolikisht. Një letër është e gjetur dhe e përkthyer nga shkencëtarja italiane Lucia Nadin prej Aleksandrit të Madh, drejtuar Shkodrës, qytetit kryesor tregëtar të Evropës së vjetër dhe e kam botuar në artikujt e mi për Maqedoninë.15  

Alfabeti i dytë që mbetet i shkruar është alfabeti etrusk (toskë). Ai është tjetër nga alfabeti fenikas. Zakonisht gënjëjnë veten shkencëtarët e Evropës dhe të botës së gjërë, të cilët thonë sikur ky “është alfabeti grek”, por nuk është fare “grek”. Nuk kanë ekzistuar atëherë ky lloj i çuditshëm i specieve me emrin artificial “grek”. “Alfabeti i vjetër i Evropës” është alfabet artificial me vet gjuhën shqipe, i përdorur nga fenikasi Kadmi, që ka bërë prova për të dhënë këtë gjuhë me një alfabet tjetër. Ata që nuk e njohin këtë gjuhë dhe nuk janë studius të historisë së vjetër e antike, i thonë “gjuhë greke”, por kjo është vetëm gjuha shqipe.16 Nëse duan, le të shikojnë pak edhe polemikën time me ish-Kryeministrin apo ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodor Pangallos, rreth gjuhës së tij “arvanitika”, që është i rrejshëm, sepse është dialekt i gjuhes shqipe. Arvanitët është fjalë greke për Arbërit. Babai i tij i ka shkruar Mbretit Zogu letra shqipe të shkruara me shkonja të alfabetit fenikas të Kadmit.17 Mund të them se ai është një alfabet për të shkatërruar gjuhën shqipe, sikurse gjuha latine, një gjuhë e dytë artificiale. 

“Shqipja, -na thotë Ernest Lev, nga vepra e Sulejman Matos,-me tiparet e saja tipologjike, është gjuha vendimtare e arealit ballkanik (Gadishullit Ilirik, B.A.), domethënë e përfaqëson më qartë se gjuhët fqinjë <<tipin ballkanik>> (tipin e Gadishullit Ilirik, B.A.). 18 

Së dyti, po e marrim një konkludim shkencor të filozofit gjerman, me famë botërore, Gottfried Wilhelm Leibnitz, albanologut të mirëfilltë, i cili thotë: 

“Doni të dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni atë nga elementet e huaja, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë, dallojeni mirë elementin e shqipes; pra, me një fjalë, zbulojeni vetë skeletin e gjuhës shqipe dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”. 19 Kjo ka qenë gjuha e parë europiane, të cilën edhe sot e kësaj dite përpiqen ta zhdukin nga lista e saj të ashtuquajturit “shkencëtarë” europianë, politikanë e udhëheqës të botës. 

Me të gjitha disa tejkalime të studimeve të deritashme qytetërimi trojan-dardan na është më i studiuari nga antikiteti dhe quhet qytetërimi i parë evropiano-perëndimor. Qytetërimi “grek” dhe romak nuk janë më shumë se disa derivate të këtij qyterëtimi. Nga disa shkencëtarë të vjetër dhe të rinj, populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur “populli i parë që ka banuar në atë vend, që nga përmbytja e madhe. Dardanët e Trojës ishin në Kryeqendrën më të pasur nga dardanët e kësaj kohe të antikitetit, e cila i përfshinte të iliro-dardanët që nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ilirik e deri në Evropën Perëndimore. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë dhe e historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir, të mbiquajtur dardano-albane.20  

Konsiderohet se alfabetin e parë (jo ai i Thotit!) e kemi prej Yjeve, dhe ai alfabet na quhet alfabeti diellor. Prova të tilla ka pak të lëna në rrjetin e internetit, por njëra është prova e parë e këtij alfabeti, Besir Bajrami21, edhe pse ai e ka të vështirë një punë kaq të madhe. 

Pra, Besir Bajrami e meriton provën e parë të këtij alfabeti. E kam thënë disa herë në shkrimet e mija se Alfabeti i Manastirit (1909) shënon rastin e tretë (3) të shkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa prova e dytë (2) e shkrimit të kësaj gjuhe, është alfabeti etrusk (toskë), në të cilin jeni në studimin e këtij shkrimi (B.A.) Shikoni faqet e mia e do të keni sadopak njohuri.22 

Alfabeti diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka ndodhur përmbytja e fundit e madhe23, por po të logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s. atëherë shkrimi diellor është edhe shkrimi simbolik, të cilët janë hiq më pak se 200 vite përpara shkrimit sumerik. Shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes

Edhe njëherë vëtetohet se Gadishulli Ilirik është qendra e lëvizjeve të këtij kombi në drejtimet Lindje e Perëndim dhe na vërteton edhe të dhënat prore të historianit Aref Mathieu (Arif Matit), për qendren e këtij qytetërimi.24 

Besir Bajrami e ka bërë proven e parë të alfabetit të njerëzimit, ashtu siç prireshim të rinjët të drejtonin sytë ka qielli, sepse prej andej kishin ardhur.  

Meqë sytë i drejtonin tërë njerëzit nga Yjet e Dielli,25 pra, prireshin nga Yjet e veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e verbuar nuk i njeh, respektivisht mirëfilli nuk i ka studiuar si të tillë. 

Më tutje, do të flasim në shkrimet e tjera… 

Lexoni:

Lexo pjesën e parë                                    Lexo pjesën e dytë                        Lexo pjesën e tretë

Shperndaje ne
Updated: 26 Dhjetor, 2018 — 08:59

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

1 Comment

Add a Comment
  1. JU FALEMINDERIT ZOTI AVDYL ,PER PERPIKMERINE DHE QARTESINE E SHKRIMIT DHE FAKTEVE TE PA KUNDERSHTUSHME
    FAKTET DHE E VERTETA ESHTE
    POR ESHTE NJE THENIE E ZOTIT AJN SHTAJNIT :KU THOTE:ESHTE ME E LEHTE TE COPETOSH NJE ATOM ME MIJRA PJESE SE NJE PARAGJYKIM:
    PRA ESHTE KJO VELLE E HOLLE DHE E TEJDUKSHME QE I BEN NJEREZIT TE MOS SHOHIN TE VERETEN
    JU FALENDEROJ DHE NJE HERE PER FAKTET DHE SHKRIMIN E SHKELQYER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.