Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- Shqipëri me trojet e saja e kanë vetëm një emër: Bashkim…

PRUSHËZA TË JETËS 

Gjarpër i zi i mbështjellet Kosovës
Ai po i fal tokë armikut të shtrihet
Ai është pajtuar të bëjë marrëveshje
Kosova s´është tokë e gjarpërit; jo!
Kosova është tokë buke e Atdheut!…

2

Shqipëri, kam një fjalë të dardanëve
për ty, vetëm të bashkuar jemi një!…

3

Nënë, ti më bëre të jem vetvetja
Më dhe aq shumë dashuri për
Atdheun, dhe aq frymëzim për
Këtë tokë të zeshkët e të dashur
Sa unë mora udhën e pakthim
të poetit!…

4

Të punosh tokën me duart tua
dhe farën ta hedhësh në arë vetë,
t ́i korrësh të korrat kur ato piqen,
nuk ka liri më sublime në jetë!

5
Jam fije bari i bimur n ́këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

6

Digjet e piqet kjo botë n ́zjarrmi
Atdheut tonë ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij,
në të gjitha kohërat ka emrin, liri…

Shperndaje ne
Updated: 20 Janar, 2019 — 11:27

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. LUM E LUM SHQIPËRIA,BUM E BUM SHKRIPËVRIA;BJESHKE TË LARTA-RESHKA TË ZJARRTA;LARTË GJËR MBI RE,
    ZJARRTË
    KRER PRI KRE,DHE;ATDHE,ATKRE;PORSI NJË LUBI SHTATË KRERËSHE-ORE SI;ZIJË UDBI ZHVATË NGRERËSHE,OOOH, FERRËSHE;
    A,HYREGJENDA-KRYLEGJENDA;BIJË E BIJA,KRENË DRANGOJË;PRIJË E PRIJA,TRENË VARGOJË;FLUTURON SHTATË BJESHKË;
    PURPURON SHTATË KRESHKË-RESHKË;FLUTURON SHTATË DETE OQEANE-PURPURON SHTATË VETË POQE ZANE;REND O REND,NË
    SHTATË KONTINENTË-TREND O TREND,SHTATË TRONDITË RENDE,VENDE;DUKE MBYPUR LUBINË SHTATË KOKA-TRUKE SHTYPUR
    UDBINË,SHTAË KRROKA;HEROJË MBRETËRESHË,SHQIP SHIPE SHQIPTARE-THERROJË PERENDESHË,SHKRIP SHKRIPE OU,FARE,
    SHKRIPARE;DUKE RIKTHYER,RISHPËRBLYER;RIBASHKIMIN,RIAMSHIMIN,RITRASHËGIMIN,RIATDHESIMIN,OUH,PËR LIRI,DEMOKR-
    ACI,PAVARËSI;ORE,VËLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA;OUUU,PELLAZGO-ILIRO-MBARË SHQIPTARIA;QË NA GJEGJI SI
    PËRJETËMOT,EDHE SOT,NA GJEGJI I MADHI ZOTI KËTI DHEUT;GJEGJI-KASTRIOTI-SKËNDËRBEUT;DASHKA-BASHKA KRY
    UÇK.O,MË
    HYREGJENDARE-KRYLEGJENDARE;SEPSE,QE PSE;NA GJEGJKA NË TANDEMA;OUUU,GJEGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA!.
    TË FALA
    REFUGJAT LUFTË KOSOVË-NEW JERCEY,USA.VEPRIMTAR LETRAR POET,PUBLICIST;21 VEPRA LERTRARE OUUU-O,MBARË SHIPTARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.