TOKË DRENICASE

TOKË DRENICASE

Truall i Drenicës-

Çerdhe shqipesh thurur me plumba, me bomba, me varre…
Me rrënjë ilirike, me ngjyra dardane e zemër bujare
Rrënjët e lirisë i kërkove, i gjete thellë trupit tënd
Në rrugë e sipër drejt fitoresh kundër mynxyrës e plojës
Me betim të Adem Jasharit, të SANDOKANIT e të Antigonës
Gatuar në zemrën e popullit, në eshtarat e trollit
E në sytë e fëmijëve të burrëruar në zjarr të betejave
Edhe pse lodrat fare s’i provuan por nga djepi zgjatën duart
Tek armët dhe te flamuri kuq e zi e në përqafim të çlirimtarëve
Armikut shekullor në shtatin tënd, Drenicë shqiptare
Derdhi hekur e zjarr nga qielli e nga toka
Por ti rrufetë i prite me gjoksin tënd të çeliktë shqiptarisht
Barbarët u shfrynë në ty, ku jeta vritej në gur
Në pragjet e shtëpive, në mal dhe në kullë
E helmi i barbarit shplahej me gjak të heronjve
E lulëkuqet e kësaj toke i çelën petalet nga besa e dhënë
E flamuri u skuq nga gjaku i tyre që rrodhi si gurrë
Andaj ti, Drenicë u ngrite mes flakësh e paepur për gjuhë e flamur….
E ti je dashuria ime, që nuk zbehet kurrë!….(Autori???)

Shperndaje ne
Updated: 8 Shkurt, 2019 — 12:43

The Author

Prof. Zymer Mehani

1 Comment

Add a Comment
  1. TOKË DRENICARE-KOKË KRENIFARE;QENDËR QENDRE SHKRIPFARE-ËMËR ËMRE SHQIPTARE;SHPËRTHIM VULLKANI-ZBËR-
    THIM KULLGJANI;
    TIM E FLAKË VULLKANIKE-SHFRIME SHLAKË VRULLKAPIKE;KULLË QENDRESË LEGJENDARE-VRULLË SHPRESË REGJE-
    NDARE,ODISEU
    BESA BESË-KODIRRFEU SHPRESA SHPRESË;QYQEVICA BJESHKË ZENITI-KYQESPICA RESHKË E NGRITI;RRUFE QIELLI
    MË BREZATRIME,
    KRUKRE DIELLI NË RREZATIME;TUFË TUFANE SHKREP SHKRETRIMA;GUFË GUFËZANE DJEP DJEPTRIMA;NGA TRADITA TOKË QIELLI;
    NA PRAGDRITA KOKE DIELLI;SHEKUJ,SHEKUJ SHEKULLORE-TEMPUJ TEMPUJ TEMPULLORE;TOKË ZJARRTA GJAK SHQI-
    PTARI,KOKË ARTA
    PRAG SHKRIPZARI;LULËGJAKU RILIND LEGJENDA-VULËPRAGI RINGRIT REGJENDA;BIJË BIJA VASHËTRIMI-PRIJË PRIJA
    TRASHËGIMI;
    GJAKU I PASTËR GJAK SHQIPTARI-PRAGU VATËR PRAG SHKRIPARI;FLAKADAN LEGJENDË TRIUMFI-AH,DRADAN REGJENDË
    SHI,RIGUFI;
    SHKËMB GRANITI KRYLEGJENDA-RRËMB NA NGRITI HYREGJENDA;SHQIP SHQIPE PREKAZ NGA GALICA-SHKRIP SHKRIPE
    KRERFAZ
    SAKRIFICA;MOT O MOT SAHERË ËSHTË NEVOJA-ZOT O ZOT,KRAHERË KRENOJA;KRYLEGJENDA SHQIPTARISË-HYREGJENDA
    SHKRIPKAVRISË;
    DALIM ZOT TROJ HYJE SHQIPTARE-FALIM PLOT YJE SHKRIPZARE;KËTU BURON HYJË KRYLEGJENDËS-NUK DURON FYERJE
    HYREGJENDËS;
    MITRALOZ TË PËQAFSHA ÇARKUN-TI BAJLOZ TË PËRFLAKASHA BARKUN;AH,DRENICË LEGJENDË KRESHNIKU-N’SAKRIFICË
    REGJENDË
    RESHËPIKU;TOKË KRYELEGJENDA TUK BURON SHQIPTAR KRASHNIKU-KOKË HYREGJENDE NUK DURON KURFARË ARMIKU;OH,
    NA GJEGJKA
    NË TANDEMA;HYREGJENDA,KRYLEGJENDA,KRY UÇK,OUUU-OREEE,GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA!!.
    SHUMË TË FALA,
    NJË REFUGJAT LUFTË,PËRZENË ME DHUNË,NGA KOSOVA-NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.