NË KOPËShTIN FAMILJAR

Kasam ShAQIRVELA

LULET E KOPËShTIT FAMILJAR

Sikurse pranvera, në kthimin e saj triumfues nga terri në dritë, duke sjellë energjinë e saj të re që i zgjon lulet, e vesh me petkun e gjelbër natyrën, i çel pemët, e shumë e shumë mirësi të tjera, ashtu edhe fëmijët, këto lulet e kopështit familjar, kjo kategori e qenies njerëzore më e njomë, më e pafajshme, më e padjallëzuar, më e ndieshme dhe më e dashur, pra prezenca e tyre, vetvetiu, i hap zemrat e lënduara(të ndrydhura), e liron trurin e tejrrudhur(mbingarkuar), e ëmbëlson shpirtin e hidhëruar e të bërë pelin tek familjarët e vet. Me fjalë tjera, me buzëqejet e tyre, fëmijët, e ngohin gjirin familjar në të cilin ka kohë që ka gjetur vend acari, dashurinë e kanë vjedhur zënkat qyshkur, kurse respektin e ka lëvizur mostoleranca duke e goditur në epiqendër! Fëmijët, pra ky brez engjëllor, janë balsami i vërtetë i familjeve tona! Andaj këto lule të porsaçelura, me gjallërinë dhe lëvizjet e tyre; për shoqërisë, miqësisë, farefisit dhe prindërve e në veçanti për gjyshin e gjishen dhe babushin me nanushin, me aromë gëzimi, ditë për ditë, zemrat ua mbushin!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 1 Prill, 2017 — 19:08

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.