Letërsi Kombëtare: MOS MË PREK NË PLAGË

Poezi për Kosovën me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë, të shkruara në kohë e rrethana të ndryshme …U r i m e..!

MOS MË PREK MË N’PLAGËT E VJETRA, SA MË MBYLlET NjËRA

M’HAPET TJETRA

K O S O V A

Me vite edhe shekuj të njgyrosur
me njgjyra: të kuqe, të zezë dhe t’qiellit
toka e punuar e mbjellur, korrur e ujitur
me djersë e gjak shqiptari , e djegur e
shkrumbosur nga zjarr e dhunë barbari.
Sot, kush e di për të satën herë ngrihet
përsëri si vullkan i gjallë, derdh mllefin
si llava e pashuar, hap gjoksin e kallur prush
nga i del dëshira e zjartë
për lirinë e pa shkruar
***
Lirinë e fituar dhe të humbur, që mëton
përsëri ta fiton ,me bindje të thellë në
vetvete, populli trim i Kosovës martire
e ka të gdhendur fjalën “Liri”në
shpirtin e tij liridashës, në zemrën e tij
të gjërë dhe bujare ajo shqiptare,
pasi ajo është shqiptare e vetëm
si e tillë Kosova e Kuqe
do të bëhet “nuse” edhe pse tash ka
dy palë krushqi ,njëra palë e sjellin
e pala tjetër e kthen prapa përsëri
dhe një “msit” të ri,që po futet tek ne
ashtu lirshëm në shtëpi,për t’i pajtuar
këto dy palë, krushqi shqiptarë,
ta mbajnë nusen ende në kalë
gjersa t’pajtohen e të lidhin fjalë,
fjalë të madhe me Besa-Besë
se nusja ka nisë me ardhë me vonesë,
sihariqin,me krisma pushke e kanë marrë
djemt e Kosovës, që delli kombëtar
u rrah fuqishëm për “nusen“,atyre në ballë,
dhashtë e mira që krushqit të pajtohen
dhe kurrë më mos të hasmohen …,
duke shtrirë dorën e pajtimit pa ngurrim,
në përqafim dhe n’të kombit pajtim
e s’bashku me nusen hypur mbi kalë t’bardhë
të hyjnë kësaj radhe,n’shtëpinë tonë mbarë,
do të jenë Luftëtarë të Lirisë… Fitimtarë…!

gusht ‘98

RAPSODI KËNDOI EPOPENË

Një tingull i fortë po afrohet zhurmshëm
Ushtima veshët po i shurdhon
Kambana e Lirisë tundet furishëm !
Thuan trishtueshëm ajo tingëllon ?!
Për at’ që shkel Dheun e huaj pranishëm
Ngulfatje shpirti, atij i shkakton ?!

Zëra të këqinj seç po marrin dhenë
Nga shtypës barbarë me shokë përrreth
Që kur rapsodi këndoi epopenë
Kërcënime shterpë dolën në shesh
Dhuna me dhunë thuan ndalohet ?!
I ftohti, veç me të ftohtë dëbohet !

Borisë bjeri fort, mos u ndal në histori !
Nga Kepi i Shpresës Mirë mesazhe dërgo !
Oqeanit, trazoja valët deri në thellësi
Dhe peshku i shurdhër le t’i ndijë këto
Sa gjatë po të shtrihen ca vello padrejtësi
Fitimtarë dole sot, tjerët të shpallën hero!

Paqen përhap! -le ta përqafojë dhenë !
Pëllumbat e Bardhë lëshoi lart në qiell !
Historia i gjykon ata që gënjejnë
E vërteta del në shesh n’kohë me diell ?!
Herët a vonë pamëshirshëm të godet
Një Bumerang të fortë peshqesh ta qet

Të pushtuan, të copëtuan, të aneksuan
Su ngopën ujqit gjak duke pirë
Dorëzim e nënshtrim s’njohu raca jote
Mbete ai që ishe dikur e sot, Dardan-Ilir

Durimi yt promethian, arriti deri në qiell
Amaneti të gjëllin, shpresa kurrë s’tu nda
Ty të shpërbleu paqëtor, i Madhi Diell !
Le të kuisin lukuni armiqsh, pa çka ?!

Ti, Ati im, ti Atë i vjetër !
Mbret mbi mbretër e At’ mbi Etër
Ma thoje dikur me gojë e letër,
E vërteta vonon por nuk harohet !
Ata që s’patën as shpirt, as zemër
Plisin e bardhë, ta ndërruan me tjetër
Ta përmbysën pragun e Shtëpisë Vjetër

Ëndrra e rendë mal, më shqetësoi !
Por, mesazhi i shpersës më vinte pa da
E sot Dita e Arbrit e mbarë më agoi
E vërteta e ime, plumb në zemër u ra?!
Rëndë shpirtzinjët tashmë i qëlloi
Mbase nuk do ta provojnë kurrë më !
As do t’iu bie ndër mend lukuni me bë.

Prishtinë, 23-02-2008

VALO TI FLAMUR JABANXhI

Valo flamur ti n’Kosovën e lirë!
Përmbi tokë të Dardanisë
Po s’ke asnjë simbol Shqiptarie
Që mba erë të Ilirisë…,
Të Fisit, të Lisit apo të Plisit..!?
Do të mbetesh gjithmonë jabanxhi
S’do bëhesh ti për shqiptarët e dlirë
Kurrën e kurrës symbol krenarie!

Dhimshëm t’përshëndesin dëshmorët,
Pyesin e pyesin të luftës dasmorët,
Ku është shqiponja dykrenare?
Që ruan kufijtë e bashkon arbërorët!

Ata që sot ty të hoqën
Dje në Ty ishin betuar
Kur retë e zeza Dardaninë
N’rrebesh të zi e kishin mbuluar

Tani si shumë po përpiqesh
Po Dardania ka erën e vet për Liri
Në atë erë ti shpejt do të digjesh
Nga zjarri Shqipes Kuq e Zi!
Që fort e mba brenda në gji
Shekujve skuqur për Liri!

Po, shqiptarët luftuan për pavarsi!
E derdhën edhe gjakun për liri!
Këtë gjithsecili e di
Madje pranuan përkohësisht
Bile edhe një ujdi?!
Por s’durojnë tua heqin
Flamurin e moçëm
Për të mbajtur një të ri si ky,
Që do të pjellë edhe komb të ri?!

Nuk i shkojnë jo Shqiptarisë
Ngyrat e tjera
As e kaltra as e verdha
Bile as tani as gjatë historisë
Se ato ja tret shiu e ja merr era
Ajo i ka dhe i mba të vetat
Ato të lashtat, të vërtetat
Që janë vetë jeta dhe veçse dy
Këtë çdo shqiptar e di!
Ngjyrat e Flamurit Kombëtar
Ishin dhe janë Kuq e Zi!

NJË ËNDËRr DUKE E PRITUR

U rrita me shpresën edhe ëndrrave duke pritur
KOSOVA REPUBLIKË! Ah,Liri! Ishte viti 1968-të
Dhe më vonë në 1981, mu duk vetja paksa më i rritur
Për thirrjet që vinin pareshtur po nga ajo gjeneratë vetë.

Ëndrra më mbajti si tepër, shumë gjatë unë e prita
Por ,17 frori 2008 më gdhiu. E bardhë qe zhgjëndrra!
Detit të hapur, unë lundrimin e bëra vetë, ashtu siç dita
Me vete thash: realiteti jonë është ky, mbaroi më ëndrra.

Por sot, çtë them? I zhgënjyer jam sa s’ka ku të shkojë më!
Kapiteni i Anijes m’është dehur në timon, përpara s’shikon?!
Lundron detit të hapur, ekipazhi më i dehur se ai,sefanë se lë
Shumë po më dhimbset Anija, sepse fundit të detit ajo lundron.

Juve që ma prishët ëndrrën e që doni të ma theni edhe shpresën
Dhe përrallën që e përgatita për nipa e mbesa, doni të ma vidhni
Jo, u them shkurt e shqip!Sovrani nuk do ta lejojë t’ia preni besën
As fjalën e lirë, as mendimin e bardhë, ju s’do t’mundë ta lidhni!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 27 Shkurt, 2019 — 12:22

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.