Brahim Avdyli: T`IA JAPËSH PJESËRISHT „TEPÇËN“ SERBISË, ËSHTË SI TË VRASËSH KOLEKTIVISHT POPULLIN SHQIPTAR TË KOSOVËS

T`IA JAPËSH PJESËRISHT „TEPÇËN“ SERBISË, ËSHTË SI TË VRASËSH KOLEKTIVISHT POPULLIN SHQIPTAR TË KOSOVËS 

Ku mund t`ia japesh pjesërisht „Trepçën“ armikut tënd kombëtar, e të mos jesh tradhëtar i kombit shqiptar dhe në shërbim të plotë serkret serbo-rus! 

Autor: Brahim Ibish AVDYLI:

Po të duam që ta themi të vërtetën, në radhë të parë mund të themi se më shumë e kanë lëshuar Republikën e Kosovës të dëshpruar thellë shqiptarët, e pastaj Kosovën Lindore, sidomos Medvegjën, të shtypur kryesisht nga kriminelët serbë, para luftës, gjatë luftës e pas luftës. 

Kryesia e Republikës së Kosovës “mësuan” të gënjejnë popullin e varfër ekonomikisht, se ata na qenkan “bij luftëtarë”Republikës së Kosovës; “të zhvillimit të saj; madje edhe të bashkimit të tokave më të vlerëshme të Kosovës, pasi t`i marrin nga Serbia tokat e “Luginës Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, në emër të “bashkimit kombëtar” (?!). 

Dredhat e Serbisë nuk kanë përfundim. Nga kjo gjë nuk dihet se a e kanë “bashkimin” e këtyre tokave me Kosovën, duke i dhënë toka të pasura poashtu kosovare vetë Serbisë, prej ku “çështja kombëtare” na del tërësisht antikombëtare; apo është bashkimi me Shqipërinë, pasi t`i lënë në duar të serbëve tokat më pasura iliro-dardane, dhe pa e logaritur as çështjen kombëtare të shqiptarëve, të cilët, jo vetëm se e përbëjnë mbi 80 për qind të popullsisë, por Serbia i ka mjaft territore të mbetura atje pa shqiptarë, nga pastrimet në vazhdimësi, me dhunë e me dredha serbe

Lugina e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, të cilat kanë mbetur kryesisht të banuara me shqiptarë të fesë e besimit islam, duhet të organizohen në trojet e veta për autonominë,1 sikuse banuesit shqiptarë të Kosovës, të cilët janë organizuar vite me radhë për pavarësi nga “Krahina Autonome Socialiste e Kosovës”, ndonëse janë ndihmuar nga djem të zgjedhur të atyre viseve, por ne do do t`ua kthejmë reciprokisht atyre këtë borgj, sikurse e kemi bërë një gjë të tillë gjatë luftës së UÇPMB-së. 

Pse të mos e themi edhe këte, se a ka bërë ndonjë gjë Shqipëria para luftës sonë çlirimtare të UÇK-së, pos përkrahjes së madhe morale e ideoligjike, apo jo, e botërisht është e njohur se nuk ka lëvizur Ushtria e Shqipërsë, sepse do të kishte hapur një luftë ndërshtetërore, por vetë jemi organizuar në luftë, deri në shkëputje të plotë. As sot nuk guxojmë të hapin pas 20 viteve kufirin e ta lëvizin këtë kufi me Serbinë, sikur ky na qenka “korigjim i vogël” i kufirit e t`ia japim asaj pjesërisht pasuritë e mëdha të Republikës së Kosovës. 

Se cila ka qenë Serbia ndaj nesh, shqiptarëve, bijve të vërtetë të ilirëve, e kemi paguar qindra herë në luftërat fashisto-gjenocide të Serbisë me kokën tonë dhe të fëmijve tanë të vegjël, të cilat nuk mund t`ia falim kurrë asaj, por mund të them se “pushtimin paqësor” të territorit verior të Kosovës, e ka kthyer 20 vite përpara, e kjo është Gadishulli Ilirik (Ballkani),2 duke mos i kursyer format e “luftës paqësore”, madje në “aspekt kulturor”, duke hutuar në radhë të parë shqiptarët me magjitë e tyre kolektive, e duke ua grabitur tokën më të pasur nga Medvegja, plot me ari e bakër.3 

Këtu po e marrim si shembull një dokument të CIA-s, nga viti 1951, në të cilin tregohet për politikën më ligë e më të paskrupullt të pushtetit serbo-komunist, i cili, duke qenë në radhë të parë kundër etnitetit kombëtar të shqiptarëve, i shikon ata si “turq”; duke ua humbur kombësinë shqiptare; duke i nxehur nga ana fetare e turbullt turko-islame; duke i lënë të flasin turqisht e arabisht, ndonëse nuk e kuptonin aq mirë, sepse ishte një gjuhë e largët islamo-arabishte; siç e bënë sot Serbia, si shtet i pavarur, me Kosovën Lidore (apo Shqipërinë Veri-Lindore), pra t`i themi në “Luginën e Preshevës”, duke i konsideruar në radhë të parë si islamistë, e jo si shqiptarë

Ajo i zbehë gjithmonë dhe pamundëson ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, nëpër viset që i ka zaptuar me dhunë, sikurse ka bërë me përpara në Kosovë e me të gjitha viset të cilat i ka nën dorë, madje edhe në viset e Sanxhakut të Serbisë, duke shfrytëzuar injorancën e popullatës shqiptare. 4 

Kombi është etnia (at, etër, bijve të lënë prej atit të parë e stërgjyshi, deri te baba, pra kombësia prej gjyshërve deri te kombi), ndërsa feja është besimi në një Zot, pa kombësi e pa gjendjen sociale të njeriut (a je miliarder apo i varfër; një rom apo amerikan, etj. nuk ka kurrfarë rëndësie). Besimi nuk e ndërron kombësinë (është fjala për pakicat kombëtare) e kombin. Kjo është psikologjike dhe gjë sekondare, ndërsa gjë primare është kombi

Agjenturat serbe, bullgaro-makedone, ruso-sllave, i ndihmojnë fshehtasi ose legalisht fetë, madje fenë islame te kundërshtarët e tyre politik, sepse nuk janë as ata me të vërtetë “kombe”, por konglomerate të kombeve, të cilat i kanë krijuar shtetet e tyre të përziera, dhe kjo i bënë shqiptarët të “ngrehin” fenë mbi kombin e tyre, siç ua mësojnë atyre shërbyesit fetarë, të cilët janë agjentët e fshehur të shteteve më të forta. Populli është i varfër i këtyre pjesëve shqiptare dhe nuk i di lojërat e agjentuarve, shërbimeve e shteteve. Ata falen 5 herë në ditë te xhamitë e nuk e dinë se serbët i grabisin pasuritë e tyre mbi e nëntokësore, të cilët dinë t`i bëjnë të gjitha të ligat e njeriut

Anishqiptarizmi është futur mbrenda tempujve të fesë, sunit e sheit, të cilat i ka pakrahasim kombi i shkapërderdhur pellazgo-iliro-shqiptar nëpër ndarjet administrative. shtrembërohet historia kombëtare, figurat më të shenjta kombëtare, dhe në vend të tyre vihen pakrahasimisht figura turko-arabe apo sulltanë antishqiptarë, të cilët nderohen sikur heronj

Po themi shkurt: djemtë e Republikës së Kosovës, po t`i pyetësh, do të thonë se janë zhgënjyer totalisht nga politokracia e Kosovës, ku secili do të “punonte në politikë”, sepse ajo i paska të hollat “me shumicë”, e tjetër punë për mbajtur shpirtin gjallë nuk ka mbetur, pos gënjeshtrave të pa mbarim të PDK-së, e cila e ka kooptuar sferën demokratike të Kosovës me dhunë e të holla. Në ballë të tyre janë vënë “delenxhijtë” më të mëdhenj të Kosovës: Hashim Thaçi, Rexhep Qosja, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, e Behgjet Pacollit, etj. të cilët janë të krymbur me kriminalitete të shumta. 

Dihet se Kosova është Kosovë me këta kufinj, sepse duhet t`i shtohet edhe pjesë të tjera asaj dhe jo t`i zhduket pjesa më vitale e saj. Ajo nuk mundet kurrsei t`i jepet “gratis” Serbisë e shitet me të holla nga politokracia apo mediokracia e jonë, e cila është e instaluar në “Kryesi”, sikur ta kishin “tokë të babës” tokën e shenjtë të Republikës së Kosovës

Po e fillojmë me kreun e kreut shqiptarë të Kosovës, Akademik Prof. Dr. Rexhep Qosja, i cili disa herë ka qenë në polemika të shkurta apo të gjata. Dr. Rexhep Qosja e ka përsëritur vazhdimisht parullën e tij tradhëtare ndaj Republikës së Kosovës, të cilën e quan se është “shkëmbim territoresh” në mes të Serbisë dhe Kosovës, apo si na e thotë Kryetadhëtari Hashim Thaçi, “korigjim të vogël të kufirit” Serbo-Kosovare, pra tekstualisht dhënien Serbisë tokat iliro-dardane e shqiptare, të okupuara nga serbët gjatë tri kolonizimeve të vazhdueshme serbe, para dhe pas LuftësParë e të Dytë Botërore (I e II); konkretisht “Kosovën Veriore” brenda territorit të Rep. së Kosovës, dhe sikur marrjen nga Republika e Serbisë të një pjese të shpopulluar prej shqiptarëve, në të cilën ndodhen aty të ashtuquajturit “serb”, por një pjese e tyre është ende e populluar me shqiptarë, pa minierat e arit, të cilat janë në fshatin TularëKomunës së Medvegjës, por të regjistruar në Serbi, me kapital Kanadez, me emrin “Dunav Mineral” (Minerale të Danubit), e cila i ka 547 ton në vit, me përmbajtjen e përcaktuar 1.260.000 ton bakër e 120 ton ari. Dihet se përse kjo pjesë e Medvegjës mbetet përherë nën Serbi.5  

Dr. Rexheq Qosja i del kurdoherë ndihmë Hashim Thaqit. Pej tij i merr të gatshme të hollat për librat e tij, përveç kritikave të të gjithë shqiptarëve. Një nga kritikat ndaj tij po e marrim thënien e pavdekshme të doajenit shqiptar; të dijetarit, politikanit e të vuajturit gjatë nëpër burgjet serbo-jugosllave, pak më pak se sa Nelson Mandela, të të ndjerit Adem Demaçi, i cili thotë Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borgj tokat tona deri në Nish?! Kosova jo që nuk do t`ia jap Veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, ka thënë Adem Demaçi, dritë pastë, për këtë deklaratë të Rexhep Qosjes, prej prej shkurtit të vitit 2012, si reagim.6 Në vazhdim, Baca Adem ka pas shtuar, më qartë: “Rexhep Qosja nëse ka dikund ndaj copë toke, naj truell të vetin, mund t`ia japë Serbisë. Por ne ia bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova  nuk ka asnjë pëllëmbë për t`ia dhënë/falë Serbisë”.7 

Viti 2012 e deri më 2019 janë vite të rrebta të shitjeve, e të stërshitjeve të tokave më të pasura të Republikës së Kosovës, te armiqtë tanë. Serbia e bënë jo vetëm kontrollimin e “Trepçës” mbi Boletin, e rreth e më rreth, por ajo do të marrë plotësisht minierat e Zveçanit, Leposaviçit, të Belo Bërdos, Cërnaç, Stari Tërg dhe Novo Bërdo, në të cilat serbët i kanë futur thellë duart e ndyta nëpër nëtokën shqiptare deri në Hajvali, të cilat i kanë 21.5 milion tonë të plumbit, i cili përmban edhe zink dhe argjend, në sasi të qëndrueshme për përpunim dhe shfrytëzim. Këtu e kemi edhe koncentratin e plumb-zinkutLeposaviçit.8 Mafton të shfletosh gazetat e ndryshe apo shkrimet e shkencës së kiminë (p.sh. disa libra shkollore i kam nxjerrë më vonë në perëndim dhe i kam blerë, e njëren nga këto është Kimia) dhe mund t`i njohësh detajet

Rezervat e Republikës së Kosovës i kapin pesëqind miliardë dollarë në Kosovë, për një vit. Këtë na e dëshmon lajmi i gazetave për raportin e thuktë të CIA-s amerikane, e cila është e publikuar në shumë gazeta shqipe. 

Me pasuritë e saj natyrore dhe nëntokësore Kosova ka kaluar më shumë se 16 shekuj përpara se Serbia, e cila ka rezerva për 35 vitet e ardhshme, siç deklaron e konfirmon CIA-Amerikane, e jo KGB-ja Ruse.  

Kosova është me vlerë më të madhe se sa Serbija, e cila, së bashku me Vojvodinën, e ka vlerën rreth 200 miliardë dollarë, ndërsa Kosova vetëm i ka 500 miliard dollarë në vit, për tërë territorin e saj. Natyrisht, se kjo do të ishte pasuria e vetme dhe magjike e saj, në qoftë se keni njohuri për këtë çështje, prej Mbretësisë Dardane!9 Po e kujtoj një fjalë determinate, të vënë në profilin tim të FB, se kur “gjarpëri prorus të premton lirinë, zhvillim e përparmin, ai të gllabëron e të copëton ngadalë”.  

Po e përsëritim edhe njëherë se Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjeve të kromit në botë!!), nikelit, zinkut, magnezit, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi e të tjera, rezervat e thëngjillit, të gasit natyror, pra, të gjitha këto janë 500 miliardë dollarë të Kosovës

Lokacionet Bela Brdo, Crnac, Stari Trg, Hajvali e Novo Brdo i kapin 21.5 ton të plumbit mineral, i cili përmbanë zink e argjend; mandej 1.7 milion ton të boksitit; dhe në qoftë se mbledhim këtu edhe kompleksin e “Feronikël” i cili i ka rreth 14 milion ton mineral, në të cilën logariten 1.3% nikel dhe 0.07 % kobait; pastaj vie magnezi 2.8 milion ton nga Strezovci, e 1.7 milion Goleshi. Ndërrmarrja “Trepça” dhe minierat e saj në Old Square, Bela Brdo, Crnac, Koporiçe; digën, rezervuarin e hidrocentralet e Ujmanit, afer Zubin Potokut, nënstacionin e Valaçit afër Zveçanit; minierat dhe shkritoren, me tërë Zveçanin; duan tradhëtarët tanë që t`i shesin te serbët. Kjo nuk është gënjeshtër, por e vërtetë. Shqyrtone, nëse doni të shqyrtoni.10 

Në të vërtetë, nuk e dimë kush është bërë “pronar” i kësaj pasurie, por “e dimë” si thonë ata, se punojnë njerëz të kompanisë multinacionale dhe Ferronikelin “e kanë blerë” po kështu “njerëz të kompanisë ndërkombëtare”, e disa thonë se janë grekë”, por, pas tyre fshihet në njëfarë mënyre djali i Sllobodan Millosheviçit, e dihet se sa i urrejtur ishte ai për shqiptarët. 

Për këtë zbulim, pa e nxjerrur në shesh magistëri i kimisë, djali ynë nga Morina e Drenicës, është djegur flakë në shkritore, e sytë nuk na janë terrur prej lotëve, por asnjë gazetë nuk ka shkruar për këtë rast delikat

Siç e kam theksuar në prill të vitit 1999, ne artikullin tim, të dekonspiruar me 19 shkurt të këtij viti, “Ndarja e pushtetit nën plafin e luftës çlirimtare”, Qeveria Thaqi, disa Ministra apo Parlamentarë e Kryetarë: në emër të luftës e manipulojnë luftën; në emër të rezistencës e shfrytëzojnë rezistencën; në emër të çlirimit e pamundësojnë çlirimin e plotë; në emër të bashkimit e sabotojnë bashkimin; në emër të çështjes kombëtare e tradhëtojnë njëkohësisht çështjen kombëtare; në  

emër të shpëtimit kombëtar e gropojnë akoma më tmerrshëm popullatën e vet; në emër të përparimit e kthejnë kombin shekuj të tërë drejt shkatërrimit; në emër të humanizmit e viktimizojnë gjithnjë e pandërprerë popullatën e pambrojtur; në emër të ndërhyrjes ndërkombëtare e stërshet pa vlere edhe pavarësinë e shtetit; etj.11 

Ndër të parët, Behgjet Pacolli, sipas CIA-s, ka bërë përpjekje për të shitur “Trepçën” Princit MihaelKentit, 12 por i njëjti le të kuptojë se kur e kam ndaluar përballë Komunës së Gjakovës, përkundër Kryetarit të atëhershëm të Komunës, Aqif Shehut, i cili, deshi të më ndalte, dhe ai prihej nga Policia e Kosovës me një veturë përpara e përcillej me një fugon prapa, për t`i thënë të gjitha sa i nevojteshin, ndër të tjera, se nuk ka çka kërkon më në Kosovë

Përkundër lutjeve të babait të tij, që ta lëja të qetë, po ia përkujtoj se është rasti i fundit që i rekomandoj, të hjekë dorë nga të gjitha detyrat e tij dhe nga Delegacioni i Kosovës për bisedimet KosovëSerbi, në pozitën e Zëvëndës- Kryeministrit, apo çka është ai, sepse “pazarllëqet e tregëtisë” me Kosovën nuk do të durohen, dhe ai, për ato që ka bërë, duhet të dënohet

Në qoftë se ai është mësuar të luajë me 5 gratë e tij ruse (e fundit është ruse e Moldavisë), politika nacionale është tjetër. Njëren nga këto, ka qenë mbesa e Jelcinit, kryebanda e Evropës dhe Botës, të cilën e kam njohur në zyren e tij, se ishte gruaja e tij dhe ia kam shikuar letërnjohtimin e Zvicrës. Atëherë nuk ka qenë Pacolli në zyre. Po ia tregoj se kam qenë edhe në Chiaso duke e përcjellur trenin që vinte në Zvicër, me një vagon me kallëpe të arit, nga Trepça, nëpër duart e Millosheviçit, dhe ai e dinte këtë çështje, por nuk ka arritur që ta marrë, sepse e mori vetë Banka Nacionale e Zvicrës

Nga bandat e tij mu vodh telefoni ndërkombëtar. Nuk po flas më tepër, por ai duhet që ta kutojë këtë çështje, sepse do t`ia them tjetër herë më qartë. 

Personalisht e kam trashëgim prej familjes fshikullimin e tradhëtisë me trojet e pakta e të vërteta shqiptare iliro-dardane dhe tërësisht ilire; kështu ka vepruar edhe gjyshi i im, Avdyl Ali Vesel VULA, djal i vëllait të Rexhep Veselit, i cili ka vdekur në kullën tonë, pashtu në Morinë të Gjakovës; dhe po e zë në gojë se ka qenë fshikullues i rrebtë i Sylejman Agë Botushës

bajraktarit të Botushës. Ai, ka bërë çmos që të na shkatërrojë, sepse ate e ka zënë me duça të arit prej Nikolla Pashiqit, në Shkup, tradhëtar i paskrupullt i tërë Dardanisë (jo vetëm i Kosovës), i cili për shkak të hedhjes në mbledhjen e kryengritësve të Shkupit, familjarisht na është hakmarrë. 

Jam pasardhës i denjë i tij, ndonëse kanë bërë çmos spiujt serb e serbofil ta zhdukin si farefis, si vëllazëri, si familje, përherë në luftërat kombëtare, në Shkup, në Caralevë, në Kaçanik, në Morinë, etj. (kështu bëjnë për mua, p.sh. të më të nxjerrë në ndonjë libër “të veçantë” djali i spiujve të Morinës dhe hajduti tradicional); t`i zhdukin të bërat e thëniet e tij, djemëve të rënë për lirinë kombëtare (p.sh. të djemëve Sejd Avdyli e Ali Avdyli), por, pas disa viteve eci edhe unë nëpër rrugicat e maleve kryelarta, nga bjeshkët e Shkelzenit e deri në perëndim, me plisin e bardhë në kokë dhe me mjetet minimale të jetës, qe 14 vite, të një pensionisti të dhunshëm. 

Dihet se Avni Rrustema ka mjaft sot në truallin shqiptar. Ai, e ka dënuar tradhëtarin e tokave shqiptare në Francë, sepse Franca na ka shitur tri herë radhazi. Nëse përsëritet edhe njëherë Toptani, le ta dijë se mbi Toptanët do të zbrazet topi i Zotit kundër tradhëtisë së tyre ndaj kombit shqiptar!… 

Tani, zbulohet takimi i fshehtë i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçicit, në tetorin e vitit 2014, në Samitin 16+1, në Pekin, për ndarjen e Kosovës. Për këtë i ka bërë klani i John Baltonit letrat dhe presionet e vazhdueshme për heqjen e taksësKryeministrit Ramush Haradinaj. Kosova, siç na thotë profesori ndërkombëtar, Dr. Enver Bytyqi, për SHBA-në është Jerusalem, një territor mjaft të shenjtë dhe porta kryesore e përballjes kudër fuqisë ruse dhe rrezikut afatgjatë gjeopolitik.13 Çka do Rusia të jetë në “Trepçë”?!… 

Dr. Enver Bytyqi, na e thotë më tutje se “Nuk e kemi parë Hashim Thaçin e Edi Ramën të shpenzojnë kaq shumë energji për ndonjë projekt madhor në shërbim të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, sa për ndarjen e Kosovës. Kjo është arsyeja pse Thaçi adresohet te lobet ruse e serbe për ndarjen e Kosovës dhe mbështetjen e këtyre lobeve e shet si mbështetje të SHBA-ve. Kur Clinton urdhëroi bombardimet e NATO-s në Kosovë, ai e bëri këtë duke refuzuar propozimin e Milosheviçit për ndarjen e saj. Kur Geog Bush e deklaroi Kosovën të pavarur në Tiranë ë 10 qershor 2007, ai adresoi planin Ahtisaari, sipas të cilit kufijtë e Kosovës nuk mund të ndryshohen. Thaçi nuk i takon dhe nuk kërkon ndihmë te themeluesit amerikanë të shtetit të Kosovës, por te lobi serb e rus në Uashington. Nëse do të pyeste Clinton ose Bush, do të merrte një grusht të paparë turinjve. Edhe për Dr. Enver Bytyqin, Thaçi është vegël në duart e Beogradit dhe të Moskës. 14 

Me këtë rast duhet të përmendim Akademinë e Shkencave e të Artit të Kosovës, e cila del më në fund kundër idesë së shprehur prej Thaçit për kufinjtë, sepse ky është direkt një “plan” i vjetër serb, me pasoja shumë më mëdha e shkatërruese për të gjithë shqiptarët, e edhe atyre të Kosovës. Ky plan serb, i përsëritur nga goja tradhëtare e Thaçit, në formë e “korrigjimit”, të “shkëmbimit” dhe të “ndarjes së Kosovës”, na është edhe një dëshmi e rrebtë e ndryshimeve të kufinjëve midis Kosovës dhe Serbisë, përkundër të gjitha viktimizimeve tona të shumëfishta. 

ASHAK konsideron se Republika e Kosovës fazën vijuese përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë në zbatim të obligimeve të pranuara ndërkombëtare konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, A/RES/64/298 të 9 shtatorit 2010 me të cilën pranohet Opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi përputhshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me të Drejtën Ndërkombëtare, me të cilën është hapur rruga për të hyrë në dialogun ndërshtetëror me Republikën e Serbisë, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian... ASHAK konsideron se çdo ndarje territoriale-etnike e Kosovës, jashtë kufijve të përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të rrezikonte mosekzistimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, sikundër që copëtimi i Luginës së Preshevës do ta fshinte atë si entitet... Çdo diskutim për çështjen e kufijve do të rrezikonte presionin aktual të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Serbisë për decentralizimin e pushtetit në favor të autonomisë lokale e cila direkt do të ndikonte në zhvillimin e Luginës së Preshevës.– thuhet në artikull të “Mekuli Press”, nga reagimi i ASHAK-së.15 

Ramush Haradinaj ka thënë tekstualisht në një intervistë të emisionit “Tempora”, në RTV “Ora News, se shumë televizione, analistë, pushtetarë, media, etj. kanë rënë në gracken ruse, të Moskës e Beogradit, në favor të ndarjes së Kosovës, gjë që nuk është e tolerueshme kjo gjë, dhe paratë ruse e serbe lobojnë për ndarje, në Kosovë e Shqipëri.16  

Prandaj, jo rastësisht na del edhe deklarimi i Xhavit Halitit në polemik me Adriatik Kelmendin, kur i thotë publikisht se “secili sot i ka nga 2-3 milionë, edhe ti Adriatik”, në televisionin “Rubikon”, në të cilin e kundërshton Liri Loshi, në FB, se “A mind të gjëni një vend tjetër në botë ku secili qytetar i ka nga 2-3 milion pasuri”. Nuk paska vend më të bukur se Kosova, sepse “as Kalifornia nuk është më e bukur”-thotë ai.17 

Kosova është vend i parë i korrupsionit. gjithë sa janë përfshirë në këtë “lojë” të turpshme të ndarjes së pasurisë për xhepat private, nga pasuria e jonë e përgjithshme apo të kontrabandës nga jashtë, e njëra ndër këto është marrja nga pasuria magjike 500 miliardë dollarë në vit, nga minierat dhe xehet, apo nga pasuria tjetër investuese, prej kastës së politokracisë. 

Pa marrë parasysh diskutimet në “Rubikon”, po nisemi vetëm nga jashtë e dikutimit, se, në fakt, zyrtarët tanë janë të përfshirë, kush më pak e kush më shumë, në korrupsion të Republikës së Kosovës. Në asnjë shtet legal me peshë ndërkombëtare, as Kalifornia e bukur e as Zvicra zyrtare, nuk i merr të hollat nën tovalinë, e cila, nga një statistikë e Konfederatës së Zvicrës, mund t`i marrë më së larti 0.05% të holla të korrupsionit, ndërsa sipas saj, Kosova e Hashim Thaçit i merr 45% të hollat e korrupsionit

Në fakt, kjo nuk ndodhet askund në botë dhe shqiptari i jonë, pa bukë e pa ujë, nuk mund t`i përjetojë kësi lojërash të turpshme dhe të hesht

„Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë“-thotë Sami Bej Frashëri

Për lirinë e pavarësinë e Republikës së Kosovës është derdhur sa gjak; sa e sa jeta kanë kaluar përtej vdekjes, për t`ia dhënë pak dritë Kosovës sonë… 

Që ta shesë dikush “Trepçën” është një krim i pafalshëm!! 

E unë po pres që populli i sinqetë shqiptarë ta thotë fjalën e tij… 

Shperndaje ne
Updated: 27 Shkurt, 2019 — 12:35

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.