PAIONIA E  RE 

PAIONIA E  RE 

Paionët, Ilirët dhe Maqedonët 

Autor : Basnik Zoto Ymeri

Këtu, në lidhje me origjinën e shqiptarëve, dua të theksoj se fisi i madh i PAIONËVE, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët që banojnë SOT në minishtetin sllavo-shqiptar, FYROM; janë edhe ata në origjinë të shqiptarëve të sotëm. Por, meqënëse historia, këtë fis të madh shqipfolës, e ka vendosur, herë nën emrin e Maqedonasve, herë të Dardanëve, dhe më të shumtën e herëve në emrin e Ilirëve; ata sot nuk përmenden si pararardhës të drejtpërsëdrejtë të shqiptarëve që banojnë nën të ashtuquajturën Maqedoni te Veriut.  

        Për mendimin tim, Paionët, janë një popull i madh pellazg, të cilët të lashtëtit e kanë përmendur, para se të përmendin maqedonasit. Madje kanë thënë se shtriheshin gjatë gjithë pellgut dhe derdhjes të lumit Aks deri në detin Egje, ku nga Trakët i ndante lumi Strimon. Duhet thënë se Paionët janë përmendur në histori, jo vetëm para maqedonasve të lashtë, por edhe para ilirëve, epirotëve dhe helenëve. Nëqoftëse këta të fundit janë përmendur në periudhën e vonë të hekurit, madje janë njohur sit ë tillë aty nga shekulli i VI dhe i V p.e.s; Paionët njihen sitë tillë qysh ne periudhën e bronzit, në shekullin e XIII p.e.s, madje edhe më herët. 

        Shqiptarët e Maqedonisë janë pasardhës të Paionëve të lashtë, që helenët i quajnë edhe Peonë. Paionët heshtëgjatë ose shtizorë me nam, siç i quan Homeri, morën pjesë në Luftën e Trojës si besëtarë të trojanëve dardanë. Ja si e përshkruan Homeri tek Iliada pjesëmarrjen e tyre: 

  

“…peonëve harkëtarë që kishin ardhur që nga larg prej Amidonit dhe lumi i Aksit (Vardari i sotëm) me rrjedhë të gjërë që vadit fushat rotull, u printe Piraku…Patrokli i pari heshtën flakvetuese e vërviti në kiҫ të galesë s’Protesila shpirtmadhit dhe vrau Piraknin që nga Amidoni dhe lumi i Aksit rrjedhagjërë kalorësve me famë Peonas u printe…Likomedi vërviti patërshanën vezulluese dhe vrau Apisonin, birin e Hipasit. Ardhur kishte Hipasidi prej Peonie, visit pjellor e mbas Asteropit ndër gjithë peonët bënte shënjë në luftëra…”.1  

 

        Paionët i ka përmendur edhe Eskili tek “Lutëset”: 

 

“Përpara teje ndodhet Pelazgu, i bir’ i Palektonit, i lindur nga dheu…fisi i pelazgëve, që rron në këtë truall. E tërë kjo krahinë, ku rrjedh Strimon i shenjtë gjer tej ku perëndon, veç mua më përket. Pushteti im arrin tek trojet e perrebve, tej viseve të Pindit gjer pranë Peonisë; Mbi malet e Dodonës; këtu dhe cak i fundit tallazet shkulm të detit. Ja vendi ku unë sundoj…”.2 

 

        Por Paionët janë njohur si të tillë deri në shekullin e V p.e.s. Në këtë periudhë ata i përmend Herodoti tek “Historitë”, kur flet për Paionët që i dolën para ushtrisë persiane të Megabazit në bregdetin Egje pranë lumit Strimon: 

“Perinthi ishte vendi i parë në Helespont i pushtuar prej trupave persiane që Dari kishte lënë në Europë nën komandën e Megabazit…Dikur në të shkuarën, perintianët ishin sulmuar egërsisht edhe nga Peonët e lumit StrimonPeonia ishte një vend që shtrihej me qytetet e saj gjatë lumit Strimon, jo larg nga Helesponti, banorët e së cilës dikur kishin ardhur nga Troja…Megabazi, pasi e lexoi mesazhin nga Dari, mori disa udhërrëfyes nga Traka dhe me ushtrinë e tij u nis drejt Peonisë. Kur peonët morrën vesh se persët qenë nisur kundër tyre, mobilizuan një ushtri dhe marshuan drejt bregdetit duke ruajtur rrugët që kalonin andej për në Peoni…Mjaft prej fiseve peone-siripeonët, peoplët dhe fise të tjera të veriut deri tek liqeni Prasia- u shpërngulën nga vendlindja e tyre dhe u çuan në Azi…Por fiset që jetonin pranë malit Pangeu, doberët, agrianët, odomantët dhe ata që jetonin përrreth liqenit Prasia, Megabazi nuk i nënshtroi dot, ndonëse u përpoq t’i shtypte…”.3 

        Pra, Herodoti, flet edhe për paionë, të cilët kishin  shekuj që banonin buzë detit, në Strimon dhe Perinth, të mbetur aty, që kur ishin kthyer nga Lufta e Trojës, si pjesë e trupave paione pjesëmarrëse në të. Herodoti përmend malin Pangeu dhe liqenin Prasia si vendbanime të Paionëve bregdetarë në shekullin e V p.e.s. Se ku ndodhen sot këto, besoj se vendësit dhe shqiptarët e së ashtuquajur Maqedoni, duhet t’i gjejnë dhe t’i dinë. 

 

        Por Herodoti flet edhe për paionë të cilët në kohën e fushatës së Kserksit ndodheshin në derdhjen e Aksit në detin Egje:  

“…Ndërkohë që flota perse, në pritje të ardhjes së mbretit qëndronte pranë qyteteve Terme dhe  Aksio. Kserksi (nga toka) në krye të ushtrisë u nis nga Akanti, duke zgjedhur rrugën përmes zonave  të brendshme të vendit, për në Terme. Rruga kalonte nëpër Peoni dhe Krestoni drejt lumit Ehidor, i cili buron në Krestoni, rrjedh përmes Migdonias dhe derdhet në kënetën e krijuar tek derdhja e lumit Aks…”.4 

        Pra, Herodoti, përmend si territore paione, ato që ndodhen buzë detit afër Krestonisë pellazge (që si të tillë na e tregon Tuqididi), si Migdonia etj, në derdhjen e Aksit në Egje. 

 

        Paionët si popull i kanë përmendur mjaft nga autorët antikë. Këta autorë i përmend Mehdi Frashëri në librin e vet “Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve”:  

 

-Straboni,41: “…Peonia, simbas mendimit të përgjthshëm, vete gjer në Pelagoni dhe në Pierie…Qëmoti, si edhe në ditët tona, peonët ngjan të ken okupuar një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme, kanë rrethuar Perinthin, Krestoninë, Migdoninë të gjithë dhe vendin e agrianëve deri në Panzhe, e kanë pas shtruar…”5 

 

        Pra Straboni, shumë shekuj më vonë se Herodoti, i vendos paionët në brigjete detit Egje dhe në kufi me trakasit. Madje, ai shton edhe shprehjen; si edhe në ditët tona, ata zinin një pjesë të madhe të Maqedonisë së kohës së Strabonit. 

 

Tit Livi, XL: “…Emathja, një nga provincat e Maqedonisë që ka këtë emër sot, më parë quhej Peonie…”6 Ndërsa Tit Livi në shekujt e parë të erës sonë, në mënyrën më të shkëlqyer e identifikon EMATHINË me PEONINË

 

        Me të dhënat që jep për shtrirjen e Paionisë, Straboni vërteton ato që thotë Herodoti, ku përveç Pelagonisë, përmend edhe krahina të trakasve si, Perinthi, Krestoninë, Migdoninë, Agrianë etj. Pra zotëronin fushat e Pelagonisë, territoret ku rridhnin lumenjtë Aks dhe Strimon, bregdetin Kalkidik deri në detin Egje.  

        Nga të gjitha këto që u thanë më lart arrijmë në përfundimin se Peonët jo vetëm janë shumë më të lashtë se Maqedonasit; jo vetëm që zotëronin të gjitha ato territore që më vonë do të pushtoheshin dhe zotëroheshin nga maqedonasit duke u quajtur Maqedoni; Por ata, për disa shekuj me rradhë, janë shkrirë me maqedonasit, pasi ishin një racë dhe kishin të njëjtën gjuhë. Sic thotë edhe Tit Livi, ndryshoi vetëm emërtimi i territoreve nga  Peoni në Maqedoni.  

        Prandaj kur flasim për maqedonasit e lashtë, ata duhet të  identifikohen si peonasit e rinj me emër të ndryshuar. Rrjedhimisht dhe saktësisht, shqiptarët që banojnë sot në të ashtuquajturën Maqedoni, janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të Peonëve të stërlashtë, si dhe maqedonasve të lashtë. Dhe në se ka popull sot që banon në të quajturën Maqedoni e Veriut, që duhet të luftojë fuqishëm për emrin e këtij territorri, janë vetëm shqiptarët dhe vetëm ata. Sllavët sërbo-bullgarë, të ardhur në këto territore pas shekullit të VI dhe të VII të erës sonë, nuk kanë asnjë mandat dhe fuqi ligjore të merren me këtë punë. 

        Aleksandër Stipçeviç jep shtrirjen e paionëve në antikitet: 

Peonët zinin rajonet e rrjedhjes së mesme të Vardarit (Axios) dhe rreth degëve të tij Bregalnica (Astibos) dhe Cërna Reka (Erigon) deri tek lumi Struma (Strymon). Në kohën e vjetër ky fis duket se ka qënë shumë i përhapur deri në detin EgjeNë veri të tyre shtrihej fisi i madh i dardanëve (Dardania)”7 

        Paionët, me këtë shtrirje kaq të madhe, hynin tek popujt e mëdhenj si Dardanët, Autariatët, Panonët, Liburnët etj, të cilët, shumë nga autorët antikë i veçonin nga Ilirët. Por, sot, ata i quajnë një popull ilir, ndërkohë që  nuk kanë qënë popull ilir, por pellazg, dhe, ashtu si epirotët kanë kaluar nga emërtimi pellazg-paionë, në maqedonas dhe më pas në emathianë dhe misianë, dhe, në mesjetë, nën emërin arbëror dhe pastaj shqiptarë. 

        Qënien e tyre pellazge e tregon me mjaft fakte dhe të dhëna Dhimitër Pilika:  

“…nën ndikimin e shqiponjës dodonasembreti i paionëve Patrau (shek.IV.p.e.s) preu monedha me emblemën e shqiponjës…Hyjnizimi parahelen, pellazg, i diellit-yll kqyret, numizmatikisht gjatë mbretërimit të Lykeut në Paioni…Paionët, adhuruest të Zeusit pellazg të Dodonës, e kanë përkujtuar atë, aspak rastësisht, në monedhë-prerjet e tyre…Mbreti Paion, Dropioni, pat prerë monedha me simbolin pellazg të rrufesë…bija e Zeusit, Artemisi, e cila respektohet në Paioni, në relieve, rrasa votive,etj…”.8 

        Herodoti flet për adhurimin e Paionëve për Artemisën, të cilët dhuratat për Artemisën i çonin në tempullin e saj në Delos: 

“…gratë thrakase dhe peone i bëjnë fli Artemidës Mbretëreshë. Ato gjithmonë ofrimet i mbështjellin me kashtë gruri…”9’ 

        Të gjitha këto që përmendëm më lart i nxjerrin saktësisht Paionët një popull pellazg që nderonte Zeusin, përdornin në monedha simbolet zeusiane si shqiponja, rrufeja, diellin; por edhe vetë Zeusin pellazg etj; si dhe adhuronin bijën e Zeusit, perëndeshën e pyjeve dhe të gjuetisë, por edhe të burimeve dhe ujrave: Artemisën. Artemisa shoqërohej nga nimfat, të cilat ishin hyjneshat e ujrave. Kuptohet që territori paionian kishte pyje të shumta, burime dhe ujra të mjafta, prandaj edhe Artemisa adhurohej veçanërisht. Pra, rrjedhimisht dhe saktësisht, ata nuk mund t’i quajmë ilirë.  Ndërkohë, që ata vetë veten e tyre asnjëherë nuk e kanë quajtur ilirë, por Peonë, Maqedonë, Emathiane, Misianë, Arbër dhe Shqiptarë. 

        Interesant është këtu fakti se paionët kishin si simbol hyjnizues – “Diellin-Yll”, simbol të cilin e mori populli vëlla me ta, maqedonët, dhe e bënë simbol të shtetit. Fyromi i djeshëm dhe Maqedonia e Veriut sot, në mënyrën më qesharake dhe komike, ka marrë për simbol të shtetit të tyre, flamurin e Filipit dhe të birit të tij, Aleksandrit; ndërkohë si popull sllav, duhet të kërkojnë simbolet e tyre aziatike. Dihet, ata që nuk kanë histori dhe as heronj, kërkojnë t’i shpikin ose t’i marrin nga fqinjët ata. 

          Ajo që i vendos Paionët në rradhën e parë të popujve pellazgë është edhe adhurimi si perëndi i lumenjve. Nëqoftëse tek Thesprotët adhuroheshin si të tillë Akelou dhe Akeroni, tek Paionët adhurohej Aksi (Vardari i sotëm). Homeri tek Iliada e përshkruan këtë fakt, ku Asterop Pelagonidi ishte i biri i Aksit, i cili ishte perëndi:  

“…Akil hyjnori vringëlloi heshtën e u hodh mbi Asterop Pelagonidin për t’i bërë kobin…Ishte Pelagoni i biri i Aksit rrjedhagjërë, e lumi me Peribenë, me vajzën më të madhe të Akesamenit, bëri shtrat sëbashku…ia pret kreshniku biri i Pelagonit: o Akil shpirtmadh, ty fisi im ҫ’të duhet? Jam nga Peonia e largët dhe pjellore, dhe prijës i burrave shtizorë peonas. Fisi im rrjedh nga Aksi kulmagjeri, që është më i bukuri ndër lumenj të botës; ai e bëri burrin, Pelagon shtizorin, e prej atij më thanë se linda unë. Tani për luftë shtërngohu o Akil Kreshniku”.10  

        Studiusja Eva Brinja tregon se Pirrua i Epirit, kur i vdiq gruaja e parë, Antigona; ai u martua me vajzën e mbretit Paion-Audoleonit.11 

        Kjo vërteton se në periudhën e Pirros së Epirit, fillim shek. i III p.e.s, Paionia vazhdonte të ishte mbretëri dhe kishte mbret Audoleonin. 

        Kuptohet, që në shek. IV p.e.s me fuqizimin e shtetit maqedon me Filipin e II dhe Aleksandrin e III, mbretërit paionë dhe Paionia, ranë nën sundimin maqedon. Dyndjet kelte apo gale deri në vitin 280 p.e.s dobësuan mjaf shtetin maqedon dhe atë të paionëve, ndërkohë që dardanët u forcuan duke pushtuar edhe territoret e këtyre të fundit. Lidhur me këtë fakt Aleksandër Stipçeviç flet për largimin nga skena e historisë së peonëve:  

“…Roli politik dhe ushtarak i dardanëve filloi të rritej vetëm pasi invadimi i keltëve dobësoi shtetin e maqedonve dhe të fqinjëve të tyre, peonëve. Duke shfrytëzuar dobësinë e tyre, dardanët zgjeruan shtetin e tyre në rajonin e Peonisë, e cila zhduket definitivisht nga skena e historisë…”.12 

        Por, nëqoftëse Paionia nuk përmendet më si mbretëri në shekullin e II p.e.s. paionët si popull nuk u zhdukën, as nën sundimin dardan, por as nën sundimin romak, bizantin dhe osman. Ata janë aty, sot e kësaj dite, me ato zakone dhe me atë gjuhë që kanë folur këtu e trimijë vjet më parë. 

        Por duhet thënë, për hir të saktësisë, se pjesa veriore e sotme e Maqedonisw, që banohet nga shqiptarët, i nxjerr ata me origjinë dardane dhe pjesa poshtë tyre, paione. Pasi në lashtësi, Shkupi dhe rrethinat e tij janë banuar historikisht nga dardanët. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi të dy palët sot janë shqiptarë. 

        Mbretëria e Maqedonisë në periudhën helenistike e eklipsoi shkëlqimin dhe zulmën e paionëve, madje ata u bashkuan dhe u shkrinë me maqedonsit; ashtu si epirotët, në periudha rënie u shkrinë me maqedonsit. Prandaj edhe Straboni, në ndonjë rast i shtrin maqedonasit deri në bregdetin e Epirit. Kjo, pasi kishin një gjuhë, të njëjtat zakone dhe tradita, madje dhe të njëjtën veshje. Prandaj edhe Han i quan Ilirët, Epirotët dhe Maqedonët si farëefis me njëri tjetrin. 

        Plutarku, kur rrëfen betejat e Pirros së Epirit me maqedonasit, në një rast Pirrua u fut midis rreshtave të ushtrisë maqedonase dhe u foli ushtarëve maqedonas (në një gjuhë shumë të kuptueshme për ta) që të braktisnin mbretin e tyre, Antigonin, gjë që ata e bënë me kënaqësi. Pra, gati gati ishin i njëjti popull. 

        Lidhur me këto ngjarje, Neritan Ceka në librin e vet “Ilirët” duke ju referuar Leonidës së Tarentit, tregon: 

“Më 274 p.e.s, Pirroja u ndesh me Antigon Gonatin, mbretin e Maqedonisë (283-239), që po futej në Epir nga ana e Stenave të Antigonesë. Ai goditi praparojën e ushtrisë maqedone, të përbërë nga mercenarë galë, dhe pastaj ju drejtua falangës maqedone, duke e përfunduar luftën në një mënyrë të pazakontë. Plutarku (Pyrrh.24/8), që e tregon këtë ngjarje, shkruan se Pirroja “…duke ngritur dorën e djathtë dhe duke thirrur me emër strategët edhe taksiarkët (oficerët) tërhoqi pak nga pak me vete të gjithë këmbësorët e Antigonit, i cili iku…”. 

         Nga plaçka e luftës, mburojat maqedonase u ekspozuan në tempullin e Zeusit të Dodonës, kur një pjesë e mburojave gale iu kushtuan tempullit të Athinasë Itone në Thesali, të shoqëruar me mbishkrimin në vargje të poetit Leonida i Tarentit: 

“Pirro Molosi ia kushton Athinasë Itone këto mburoja, që ua hoqi galatëve të fortë, pasi shkatërroi gjithë ushtrinë e Antigonit, dhe nuk është kjo një çudi e madhe, sepse aiakidët janë dhe tani luftëtarë, siç kanë qënë në të kaluarën”.13  

        Rrjedhimisht edhe ndryshimet e kufijve të dardanëve, maqedonasve, epirotëve, enkelejve, taulantëve, ardianëve etj ndiqnin parimin e fizarmonikës dhe madhësitë e shteteve të tyre ishin në përpjestim të drejtë me forcën e mbretërve të tyre, ndërsa Krahinat apo fiset, po themi, mbeteshin po ato pa asnjë ndryshim, pavarësisht se kush mbret i sundonte. Të njëjtën gjë vërejmë edhe në mesjetë, ku krahinat në zotërim të Arianitëve, Balshajve, Topiajve, Muzakajve, Dukagjinëve, Katriotëve etj, ishin të ndryshueshme në varësi të fuqisë së krerëve të tyre. 

      Por duhet të themi dy fjalë edhe për maqedonasit e lashtë. Çfarë janë ata trakë, helenë, argas apo paionë?! Për të kapur fillin e krijimit të shtetit maqedon dhe Maqedonisë së lashtë, mirë është të fillojmë nga legjendat. Çfarë thonë ato? 

        Herodoti tregon si origjinë të mbretërve maqedonas Argosin Pellazgjik në Thesali:  

“…Katragjyshi i Aleksandrit (bëhet fjalë për Aleksandrin e Parë, aleatin e Kserksit), në brezin e shtatë ishte Perdika, që kishte shtënë në dorë fronin e Maqedonisë në mënyrën që vijon. Nga Argosi ishin aratisur në tokën e Ilirisë tre vëllezër, pasardhës të Temenit: Gavani, Aeropi dhe Perdika. Nga Iliria ata kaluan në Maqedoninë e epërme dhe mbritën në qytetin Lebea…Vëllezërit arritën në pjesën tjetër  të Maqedonisë në këmbë të malit Berni,  që për shkak të të ftohtit të madh është i pakalueshëm në dimër. Dhe që nga shpatet e këtij mali, që kishin shtënë në dorë,, ata nënshtruan në fillim tokat përreth dhe pastaj, edhe pjesën tjetër të Maqedonisë…”.14 

        Nga sa thotë Herodoti del, se origjina e mbretërve maqedonas është pellazgjike, pasi ata janë nga fisi i Temenidëve të Argosit pellazgjik në Ftiotidë, Histeotidë apo Thesaliotidë. Ndërkohë, që emërtimi Maqedoni atëhere nuk përdorej, por Herodoti e përdor për lehtësi orientimi. Me siguri që nga Lebea të tre vëllezërit duhet të jenë larguar në drejtim të lindjes, ose të jugut, në malin Berni, ku ishte edhe epiqëndra e shtetit të ardhshëm maqedon. Tani ku është ky mal, vendësit duhet ta dinë më mirë, pasi ai është i pakalueshëm në dimër dhe besoj se mund të identifikohet sot. Ky mal mund të jetë edhe pjesë e vargmalit të Pindit. 

        Por duke lexuar Herodotin, fare mirë, maqedonët mund t’i nxjerrësh edhe me origjinë doriane, pasi çuditërisht, këtu legjenda përputhet me faktet historike. Por jo vetëm kaq, themeluesit e maqedonisë, fillimisht janë nisur nga Argosi Pellazgjik dhe kanë bërë ato lëvizje që kanë bërë edhe dorianët, duke përfunduar tek malet e Pindit. Ja se çfarë na thotë Herodoti:       

“…Lakedemonia qe e populluar nga dorianët… dorianët helenë Pellazgët nuk kanë emigruar kurrë askund, ndërsa helenët ishin një racë që udhëtonte shumë. Kur mbreti i tyre ishte Deukalioni ata jetonin në Ftiotidë (Epir), por në kohën e Dorit, birit të Helenit ishin në rajonin e maleve Ossa dhe Olimp, që quhej Histeotidë. Pastaj u dëbuan andej nga kadmianët, u vendosën në malin e Pindit dhe u quajtën makednë. Më pas u shpërngulën në Driopidë dhe prej Driopidës më në fund mbritën në Peloponez dhe u bënë të njohur me emrin dorianë...”15. 

        Pra shumë qartë Herodoti na tregon se Dorianët kur ishin në malet e Pindit quheshin Makednë, kur zbritën në jug, në Driopidë, ata ndëruan emrin dhe u quajtën dorianë. Të mos harojmë se zbritja e dorianëve deri në Peloponez është quajtur “rikthim i heraklidëve”. Pasi historia njeh luftrat midis ushtrisë se Euristeut në Peloponez me ushtrinë heraklide. 

         Por Herodoti, me thëniet e tij brilante, nuk na krijon mundësinë, që ne të jemi me mëdyshje. Ai është i bindur se mbretërit maqedonë janë pasardhës të Perdikës, i cili quhej helen, pasi si origjinë kishte Argosin Pellazgjik të Thesalisë. Por jo vetëm kaq, por ai bën lidhjen midis dorianëve heraklidë dhe Heraklidit Temen, gjyshi i Perdikës: 

“…Që këta mbretër maqedonë, pasardhës të Perdikës janë vërtet helenë, siç pohojnë, unë jam i bindur për këtë…Kur Aleksandri ( i biri i mbretit maqedonas, Amintës) dëshironte një herë të merrte pjesë në lojrat (Olimpike) dhe shkoi në Olimp, helenët pjesëmarrës në gara kërkuan përjashtimin e tij. Këto gara thoshin ata, janë për helenët dhe jo për barbarët. Por Aleksandri (bëhet fjalë për Aleksandrin e I-rë) e provoi që ishte vërtet argiv (Aleksandri mburrej se rridhte nga Heraklidi Temen, që kishte mbretëruar në Argos) prandaj edhe gjyqtarët e shpallën helen dhe në garën e vrapimit ai doli i pari…”16.  

        Pra, siç na thotë edhe Herodoti, Aleksandri i Parë kishte babë Amintën, të cilin historia e njeh, dhe si katragjysh Perdikën e gojëdhënës, ku këtu ai del nga legjenda dhe bëhet një person real, si i biri i Temenit Heraklid. Në vazhdim, dorianët, por edhe maqedonasit, Herodoti i përmend edhe në Luftën Medike, ku popullsitë e disa qyteteve të Peloponezit i lidh me dorianët dhe maqedonasit e ardhur nga Pindi, Driopida dhe Dorida :  

“…Lakedemonët ofruan 16 anije…Sikionët dhanë 15 anije, epidaurët 10, trezenasit 5, hermionezët 3,…të gjitha këto qytete, përveç Hermionës, u përkisnin fiseve doriane dhe maqedonase; banorët e tyre qenë shpërngulur në Peloponez nga Erinea dhe nga Pindi dhe, së fundi, nga Driopida. Hermionezët janë driopë, të dëbuar nga Herakliu dhe malianë nga toka që tani quhet Doridë…”.17 

        Nga të gjitha këto që thamë deri këtu, del se prijësit e Maqedonisë janë me origjinë pellazgjike nga Argosi pellazgjik, i cili në kohën e lashtë nuk ishte mbretëri, por një Konfederatë me parimet e një shteti modern, siç janë sot konfederatat. Argosi pellazgjik përbëhej nga: Pelazgtiotida, Ftiotida, Thesaliotida dhe Esteotida. Prej këtej është origjina e mbretërve maqedonë. Pra një origjinë pellazgjike, të cilën mund ta quajmë edhe doriane, por aspak helene. 

        Nisur nga këto që thamë më lart, mendoj se mund të arrijmë në përfundimin se origjina e maqedonasve të lashtë nuk është traka. Populli i Maqedonisë së lashtë, nuk mund të jetë tjetër, përveç se paionët e lashtë; të cilëve prijësit maqedonë, duke filluar që nga Perdika, i cili mund të ketë jetuar në shekullin e IX ose të VIII p.e.s, nënshtruan një pjesë të territorit të Paionisë së lashtë.  

        Këtu,  çuditërisht, të dhënat përputhem me ato që thonë autorët antikë, për lëvizjen e dorianëve pas përfundimit të Luftës së Trojës. Tani kuptohet, që paionët shkuan në Luftën e Trojës me “lulen e ushtrisë” së tyre. Fakti, që aty morën pjesë princërit dhe mbretërit e tyre, të cilët siç rëfen Homeri, i vrau Akili, ushtria e mbetur, gjatë kthimit për në atdhe është shkoqur më shumë, disa kanë mbetur rrugës dhe disa, siç rrëfen Herodoti, qëndruan në Perinth dhe në brigjet e gadishullit Kalkidik.  

        Nëqoftëse marrim dinastinë  e mbretërve maqedonë nga Perdika deri tek i fundit, Perseu, që u ndesh me romakët, rezultojnë tetëmbëdhjetë mbretër, me një mesatare mbretërimi prej dyzetë vjetësh, del se periudha e dinastisë maqedone ka qënë rreth shtatë shekuj. Pra, përafërsisht, mbreti i parë maqedon, Perdika, i bie që të ketë mbretëruar në mesin e shekullit të IX p.e.s, kohë që përputhet me dyndjet doriane, si dhe me krijimin e dinastisë maqedone.   

        Kuptohet, që në këtë situatë, shteti paion, pa mbretër dhe princër dhe pa një ushtri solide, është bërë e pre e Makednëve të Pindit, të cilët, afërmendsh rrëmbyen thelat më të majme, tokat pjellore midis grykëderdhjeve të lumenjve Haliakmon, Aks dhe Strimon. Fiset paione që banonin në këto toka u vunë në sundimin e maqedonasve të rinj dhe luftarakë. Pjesa e mbetur nga shteti Paion, pjesa veriore, që nga ajo kohë dhe deri në periudhën helenistike, të Aleksandrit të III-të, i mbiquajtur Aleksandri i Madh, pushtuesi i botës, ka qënë në luftë të vazhdueshme me maqedonasit e etur për pushtime dhe territore. 

        Madje, maqedonasit edhe artin luftarak, stratagjemat dhe taktikat, i kanë mësuar nga Paionët. Kështu, falangat e Filipit të II, që mbahen mend në histori, forcën e tyre goditëse e kishin tek hushtat apo shtizat e gjata deri në pesë metra. Këtë Filipi, dhe të parët e tij, e kanë marrë nga paionët, pasi Homeri tek “Iliada” i quan ata “shtizorë me nam”.         

        Nga të gjitha këto që thamë, betejat donkishotiane për emrin e Maqedonisë, midis të ashtuquajturëve helenë, që nuk janë gjë tjetër veçse një përzierje popujsh të helenizuar; dhe, të ashtuquajturëve maqedonas, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse një përzierje sllavësh bullgarë, sërbësh, vllehësh të sllavizuar etj; është kaq qesharake dhe groteske. Ndërkohë që trashëgimia e drejtëpërdrejtë mbi territoret, të cilat sot quhen Maqedoni, si ajo greke, e poshtëme (nga ultësirat e Egjeut e deri lart) dhe ajo e ashtuquajtura e sipërme;  u takon shqiptarëve si pasardhës të drejtëpërdrejtë të Paionëve dhe Maqedonëve të lashtë. Pra të zotët e vendit me emrin Maqedoni, për të cilin po grinden gjitonët tanë, kanë qënë në jetë të jetëve shqiptarët. Kuptohet, që edhe mua tani, më lind e drejta legjitime, edhe me “kanun”, që të propozoj si emër të këtij shteti të ri: PAIONIA e RE.  

 

        Nëqoftëse ky emër nuk pranohet, se mund të thonë se është i vjetër dhe i papërshtatshëm. Atëhere mund t’u themi: Po emri Maqedoni nuk është i vjetër, kur ka dymijë vjet që ky shtet nuk ekziston më?!! Po të ecim me këtë logjikë atëhere italianët duhet ta quanin Italinë: Republika Romake; Tunizia të quhej Republika e Kartagjenës; Franca të quhej Republika Gale; etj, etj. 

 

        Por meqënëse të zotët e vendit me emrin Maqedoni kanë qënë në jetë të jetëve shqiptarët. Mendoj se në emrin e tij duhet të përfaqësohen me domosdo shqiptarët. Çdo emër tjetër do të jetë i gënjeshtërt dhe jetëshkurtër, pavarësisht faktit në se politikanët shqiptarë të Maqedonisë do ta pranonin ose jo atë. 

        Atëhere, cili do të ishte emri i saktë i këtij shteti hibrid?  Meqënëse shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, por element shtetformues, atëhere duhet ndryshuar kushtetuta duke e kthyer atë në një shtet federal. Në këtë rast emri më i përshtatshëm do të ishte Republika Federale Sllavo-Shqiptare. Ta lenë rehat emrin Maqedoni. Ajo i takonte Aleksandrit të Madh dhe le të mbetet në histori bashkë me të. 

E përgaditi për botim: Mehmet Selimi

 

Shperndaje ne
Updated: 25 Mars, 2019 — 13:15

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.