Brahim Ibish AVDYLI: PËR DADANINË E VJETËR DHE KOSOVËN

PARAFJALË SHKENCORE 

PËR DADANINË E VJETËR DHE KOSOVËN 

 Në këtë studim të përmbledhur, sidomos nga artikujt “Edhe njëherë për Shqiponjën e Shqiptarët”, pjesa e IV dhe V, si dhe disa të tjerë, për termat Dardania Ilire, Kosova e Fushë-Kosova, të cilat e bëjnë shpjegimin e qartë të këtyre termave, ne po përpiqemi të japim provën e shpjegimit tonë

AUTOR:
Brahim Ibish AVDYLI

Nuk do mend se do të përballemi gjatë shpjegimit shkencor me përpjekjen e atyre që, sikur me “detyrim”, i shtrembërojnë shkencat, edhe historinë tonë, disa shekuj përpara, dhe na lidhin së prapti me “termat” e shpikur të tyre. Në fakt, na lidhin ata të cilët kanë humbur në betejën e Fushë-Kosovës dhe qenë një bashkim i atyre që erdhën në këtë fushbetejë, kundër Turqisë otomane. Pjesën kryesore të tyre e përbënin vetë shqiparët

Humbësi i vërtetë lidhet me gjërat që nuk janë aspak për të mbuluar ndjenjën e humbësit. Shtresat e poshtme të shoqërisë, shërbyesit e saj, të nënshtruarit në shoqëri, të cilët janë quajtur servët, shërbyesit e shërbëtorët, lidhin nëpër qindra gënjeshtra, bashkë me gënjeshtarë të tjerë, nëpër Botë dhe Europë, dhe bëjnë çmos për të na imponuar një emër tjetër, apo për t`u dukur vetë më “superior”, deri në shpërfilljen tonë si komb.1 

Nuk do mund më shumë të dihet se përse e marrin në vend të Shqiponjës “sorrën shkinë”-siç thuhet në popullin shqiptar për mëllenjat e zeza e qyqare (të cilat nuk hahen dhe janë dëmtuese, në të mbjellurat me misër), “serbët”, apo servët,2 e identifikojnë FushëKosovën me “fitoren” që asnjëherë nuk e kanë pasur, e cila është fushë e mëllenjave dhe nuk e paraqet tërësisht Kosovën. Rajonin e Dukagjinit dhe Lekë Dukagjinin nuk i harrojmë. Kanuni i tij mbahet në mendje, për të gjithë shqiptarët dhe për tërë Kosovën.3 

Pa marrë parasysh se nuk duam të hymë në ndonjë debat, banuesi i parë dhe i vetëm i kësaj toke, shumë më të gjërë, shqiptarët, ilirët, apo yllirët dhe vetë dardanët, e kanë e respektuar prejardhjen e tyre prej yjeve në tokë, dhe e posaçërisht e kanë nderuar yllin më të vogël afër tokës, Diellin, si Zot të madh e të fuqishëm. Dardanët kanë pasur respekt të pazëvendësueshëm për Krijuesin e kësaj bote. Yjet janë udhëheqësit tanë, prijësit tanë, në tokë e në det, në hapësirën e tokës dhe hapësirën e paskaj të qiellit. 

Për këto, janë dhjetra artikuj të shpërndarë në internet. Një gjë po e themi: kush e thotë të vërtetën, e sheh botën në sy. Syri i shqiponjës është më i forti sy e më i veçantë ndër të gjitha gjallesat e mbitokës deri në qiell. Shqiponja e lidhë botën tonë me botën e hyjnive, çka do të thuhet prej njeriut. 

Kush gënjen nuk e thotë të vërtetën dhe nuk është aspak “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasjet pabesisht, as pa i merituar këto vrasje, e keqja shtresohet prej gënjeshtrës, duke i mbledhur gënjeshtarët varg e vi, edhe nëpër botë, dhe kjo bëhet prej djallit e demonëve, “kundërshtarit” të Krijuesit të madh, i cili e ka krijuar botën. Ajo bëhet me gjuhë, të cilën e flet njeriu. Çdo gjë fillon me gjuhën që e kanë folur hyjnitë dhe shtresohet apo përpjesëtohet deri në fund të kësaj liste. 

Gjuha e parë në botë ka qenë gjuha mëmë, të cilën e kanë folur ata që e besonin Zotin në krijimin e kësaj bote. Më se pari erdhi fjala, pra “çdo fillim ka të bëjë me vetë fjalën. Në bibël shkruhet se fjala është e para…”4 dhe kjo gjuhë që e kanë folur është për fjalën shqipe, në zanafillë, për gjuhën shqipe, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera.5 

Problemi më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është gjuha “mëmë, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera të botës dhe duhet të tregojmë se kjo gjuhë është e lindur me “vullnetin e Zotit, por ai “e fshehu të vërtetën” dhe unifikimi i Trinisë së Shenjtë, e nxjerrur nga Bibla, që thuhet se është vepër e Zotit”,6 është e shpikur nga njeriu i tokës, i cili ka qenë iliri i ynë, pra iliro-pellazgë, në të cilën shpjegohet krijimi i botës. 

Po ky njeri i yni, siç thotë M. Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolik, afërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s., d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara se sa të shkrimit sumer7, i cili është në mbështetje të shkrimit simbolik nëpër tërë Europën dhe në Gadishullin Ilirik. Ilirët, veçanërisht dardanët, qoftë atyre më të vjetër apo më të hershëm, për çka na e dëshmojnë studimet tona dhe studimet e legjendave, tregojnë se dardanët dhe ilirët i kanë stërgjyshërit e vet mbi Maqedoni, në trojet e Shqipërisë, Kosovës, e pjesërisht të Serbisë, deri mbi Nish, e cila është Mbretëria e Dardanisë. Trekëndëshin e krijimit të gjuhës shqipe e japin gjithsesi tri qendrat e Gadishullit Ilirik, që lidhen me njëra tjetrën, në trekëndëshin Nish-Sofje-Shkup

Dardania ishte një nga fiset më të mëdha e më të rëndësishme të ilirëve. Karakteristikat ilire dhe etnosi i vendbanimeve ilire, sikurse onomastika e saj, na dëshmojnë për banimin e përhershëm të dardanëve. Ne po e marrim me të drejtë një të dhënë të shkencëtares maqedonase, Fanula Papazoglu, e cila tregon se: Dardania duhet të konsiderohet si zonë onomastike e veçantë. Fakti se emrat ilirë gjenden në tërë territorin e Dardanisë dhe se numri i tyre është mjaft i madh dhe të dëshmuar në Dardani, tregon se onomastika ilire në Dardani ka qenë autoktone.8 

Duhet të mos harrojmë që të themi se Mbretëria e lashtë e Dardanisë është keqpërdorur nga (pseudo)shkencëtarët. Për mendimin tonë, emri dardan vjen prej dy fjalëve: dard+anë (dard=shigjetë dhe an=anë). 

Kjo gjë na i shpjegon: shigjetat e Zotit, Krijuesit, vetëtimat e Zeusit , etj. Në radhë të parë na e tregojnë anën në të cilin jetonin dardanët. Dhe, për ta dokumentuar këtë çështje po i marrim për shembull dy emërtimet e tjera: njëra shkodran e tjetra lezhian, e cila është ana ku jetojnë ata. 

Meqë Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as nuk e njohim kultin e “dardhës”, si e thonë pjesa dërmuese e shkencëtareve, besojmë se shigjeta ishte dard. Kjo ishte simbolikë e Zotit, krijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania, nga dard-shigjeta.9 Arma e parë e njeriut në tokë ishte shigjeta, në shembull të “armëve” që kishte krijuesi hyjnor, vetëtimës. Në shembull të shpejtësisë së “armëve” të Zotit e vetëtimës, njeriu e shpiki shigjetën. Ky ishte iliri dardan. Me vonë, kur zbulohen metalet, Romakët flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë këto të dhëna.10 Një ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë, ka qenë miniera Damnastium (jo Demasti!), në Dardadinë e lashtë.11 Pra, Damasti ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade.12 Dardania, e cila ishte superfuqi metalurgjike, përfshinte një bashkësi të tërë nënfisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik dhe Euro-Azinë, ka lëvizur në drejtim të Lindjes e Perëndimit, të Jugut e Veriut. 

Gegët dhe gigantët kanë qenë të parët, por bashkë me etruskët e toskët. Gadishulli Ilirik dhe Dardania kanë qenë qendra e përhapjes së tyre nëpër Europë dhe nëpër Botë. Për të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me këtë, edhe të gjuhës sonë arbërore, ne po e sjellim një fakt thelbësor se romakët, përtej detit Adriatik, pra në Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, vinin dhe kalonin krahun lindor të Adriatikut, për të marrë mineralet që kishin nevojë për derdhjen e armëve të veta pushtuese.  

Si thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishtenjeriu i ditur i të diturve, besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore, se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të 

Kaonisë (Epirit), territori i dytë, të cilat e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë.13 

Pra Dardania lartë dhe Epiri poshtë e mbajnë si dy krihët e shqiponjës shqipen, Shqipërinë. Armiqtë tanë të paskrupullt, në Serbi, Greqi dhe Rusi, bëjnë çmos për të pamundësuar dy krihët e kësaj shqiponje të ngritet e lirë dhe e gjallë në fluturim, për të mos e ngritur as Shqipërinë aty ku e ka ajo vendin e vet, në arenën e madhe të kombeve. Madje atyre u ndihmojnë të shiturit tanë, shqiptarët, nga tokat tona, te forcat e liga ndërkombëtare. 

Prandaj e kosiderojmë se janë të gabuara mendimet e shkencëtarëve të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat dhe me Dardaninë e Frigjisë, dhe jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar territorin e sotëm të Greqisë. Gjuha e parë simbolike ka qenë gjuha e parë e Europës, e filluar nga Gadishulli Ilirik, i cili është në studim të përheshëm dhe i ka më shumë se 200 shenja sakrale, sepse njeriu i këtyre zonave të hershme u drejtohej perëndive, pra Njeriu-Shkrimi-Zoti qenë aty, prej fillimit të tyre.14 

Alfabeti diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka ndodhur përmbytja e fundit e madhe15. Por, po të logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s., atëherë shkrimi diellor është shkrimi simbolik, i cili është 200 vite përpara shkrimit sumerik. Edhe shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes. Meqë ata sytë i drejtonin nga Yjet e Dielli, e prireshin vetëm nga Yjet, ndërsa veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e verbuar nuk i njeh, d.m.th. nuk i ka studiuar si të tillë. Ne, e quaj “Alfabeti diellor”, si Xhemajl Gashi. 16 Të tjerët, le ta quajnë “Alfabeti kozmik”, apo si të duan ata, sepse është i njëjti

Të mos e harrojmë se pjesa më e madhe e Europës e ka origjinën e vet prej Polifemit, të martuar me Galatenë, i cili i ka lënë tre djemë: Ilirin, Galin e Keltin, prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit. Gjeneratën e Polifemit e kanë quajtur mbinjerëz, hyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe nuk është sa duhet “e njohur” për ne. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria, Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur njohuri tjetër dhe janë quajtur Yllirët/Hyllirët. Mjaft dijetarë i quajnë pellazgë, pjellargë, pjellëbardhë, etj. pra mbetën nën prizmin e ideologjisë greko-shqiptare, të shkruar me alfabetin fenikas

Popullatat në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire. Në të folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”. Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitë. Prejardhja e tyre ishte “hyjnore”. Pra, lidheshin me Zotat

Fiset ilire (yllire) kanë qenë fiset më të zgjedhura dhe popullata më e madhe apo më e përhapur në Europë. Aty vinë galët, keltët, ilirët (e këtu, gjithë: arbërit, albanët, arbanët, arbëreshët, avrenjanët, apo arnautët, etj.), të cilët janë të racës ariane dhe quhet raca e bardhë apo europiane, e cila është ngjyrë ari, e artë. Ata janë quajtur prej vëllaut të tretë të Ilirit, Keltit “albanë (shqiptarë)”, të cilët e krijuan alfabetin e parë simbolik, AL-B(e)-ANË, ana nga e cila janë krijuar shkronjat e para, ALB, prandaj është alfabeti Diellor (te dardanët e dytë të Turqisë) apo simbolik (te dardanët e parë, në Gadishullin Maia apo Ilirik). Në këtë shembull quhen “Schwäbische ALB”, në Hallstatt/D, dhe ALBA-LONGA në Romë/IT, të cilët i ka krijuar populli i vjetër Yllir, e askush tjetër, pra shqipfolësit, prej SHQIPES. 

Albanët e vjetër kanë qenë albanët e Trojës. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë e të historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir, të mbiquajtur dardano-albane.17 

Po e rikujtojmë edhe njëherë se trekëndëshi më i pastër për themelimin e gjuhës shqipe merret trekëndëshi NISH-SOFJE-SHKUP

Studiusja maqedonase Fanula Papazoglu, thotë sipas veprës së Sulejman 

Matos “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”,18 se “dardania paraqitet si një nga rajonet ballkanike më pa të romanizuara”, ndërsa gjuhëtari i njohur i albanologjisë, Prof. Dr. Eqrem Çabej, dardaninë e ka quajtur si “pjesë e trevës gjuhësore dhe më të kryehershme të shqipes”. 19 

Ky gadishull, që është quajtur “MAIA”, pra vend me maja dhe i lartë; është quajtur YLL-YLLIRI, simbol i Diellit. Prej kësaj e lidhim edhe SHQIPEN, prej emrit SHQIPONJË; prej YLLIT më të zjarrtë-DIELLIN; dhe në këto baza e kemi YLLIR-ILIR, IPHEST-STIPHE-SHQIPE, IPE-SHQ/IPE, gjuhën mëmë të Evropës e të tërë botës, pra gjuhën shqipe.20  

Jokli arrinë në përfundimin e vet se djepi i lashtë i shqiptaro-ilirëve ka qenë Dardadia, në Gadishullin Ilirik (Hemi, Maia, Ballkani), ndërsa dijetari francez E. Pitar, piketon dy tiparet kryesore të iliro-shqiptarëve, flokët dhe irisin e syrit, të cilat mbizotërojnë te të dy gjinitë (mashkullore e femërore), ngjyra kafe e irisit, që është mbi 70 për qind të rasteve të studiuara, dhe ngjyra blu e syve, e cila është nga pak e hapur.21 

Në këtë diskutim ndërlidhen disa mendimtarë, pro e kontra. Po e marrim në këtë rast Nezir Shalën, në të cilën thuhet se TIRAS ishte djali i shtatë i Jafetit (Japhetit; e Japheti ishte djali i parë i Noas, i Nuhës/Nuhit. Këta emra janë emra tradicional të shqiptarëve, pra mos e harroni këtë emër, në të tri format: Noa, Nuhi dhe Nuha!). Japfeti, thuhet në sqarim se e kishte në ponësi Europën.22 Kjo thënie na e hedh syrin nëpër tërë kontinentin. Ai e lidhë në versionin anglisht me Japheth`s-International Standard Version.  

Kur ta shikojmë të tëren, duke mos e harruar thënien lapidare të Spiro Kondës, po e themi se gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë japetike, të Japfetit , sepse lindja e saj është trekëndëshi Nish-Sofje-Shkup

Ju merrni si të duani këto të vërteta për Dardaninë tonë, sepse prap po i kthehemi Kosovës. Ne, po e marrin me këtë rast Dr. Elena Kocaqin. Kosova është pikërisht ndër shtetet sllave e në vendbanimet e tyre. Rusia e Bardhë: “Kosovo”; Bosnja dhe Herzegovina: “Kosova”; Bulgaria: “Kosov”, “Kosovo” = 3 vende; Kroatia: “Kosovo”; Republika Çeke: “Kosov”, “Kosova Hora”; Estonia: “Kosova”; Maqedonia: “Dolno Kosovrasti”, “Kosovo”; Polonia: “Kosów Lacki”; Rusia: i ka kater vende “Kosov”, “Kosovka”, “Kosovo”; Slovakia: “KoKošovce”; Slovenia: “Kosovo”, e në të cilën Lublana e ka edhe Kosovo Polje; Ukraina: “Kosov”, “Kosovka”, “Kosovscyna”, etj.23 Këtu vendosen emrat me prejardhje sllave, siç e bënë të ditur Arif Matit (Aref Mathieu), si për të argumentuar edhe njëherë përpjekjet sllave, të atyre që kanë qenë edhe betejën e Kosovës, në mbulimin e identitetit të lashtë shqiptar të Dardanisë, treva më gjallë e ilirisë, të cilët, e festojnë si “fitore” këtë humbje apo disfatë, me datën 15 qershor 1389 (kalenderi julian), dhe quhet “fusha e mëllenjave”.24 

A mund të quhet me këtë „emër“ të huaj e „multinacional”, kur më e drejtë kishte qenë të përtërinim emrin e vjetër e shqiptar “Mbretëria e Dardani?! Jo, pra. Nuk mund të jenë “të barabartë” 85% shqiptarë e 15% minoritete dhe as nuk mund quhet “shtet multinacional”! Aty, flitet shqip!… 

Si argument, po e marrim një thënieSonja Biserkos, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, e cila ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se Serbia “nga injoranca e fakteve e ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe…”.25 Evropa e Bashkuar, shtetet e tjera, madje sllave, të cilat konsiderohet se i mbajnë mbi 1/3 e Kontentit të Europës, nuk duan ta dinë të vërtetën historike; të vërtetën e dhimshme të gjenocideve serbe mbi tokat shqiptare, grabitjen e tokës sonë, sa andej e sa këndej. Kjo është më shumë e padrejtë dhe nuk ka shpjegim. Elena Kocaqi e Arif Mati, dhe mjaft të tjerë, thonë se ky emër duhet të ndërrohet. “Emri Kosovë është një emër sllav që u vendos kahinës shqiptare Dardane, nga Osmanët me insistimin rus në emër të pansllavizmit, në filim të shekullit të XIX…”.26 Kjo gjë, mjafton!… 

Shperndaje ne
Updated: 6 Prill, 2019 — 08:54

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,DARDANI E LASHTA-EU,PELLAZGJËRI STËRLASHTA;JO KOSOVË RUSE-JO HORRPROVË PUSE;AH-HORE;
    SORRA NUK BEHËJ SHQIPE-
    HORRA TUK DEHËJ ZHDRIPE,ZGRIPE;KORBA NUK BEHËJ SHIQIPONJË-VORBA TUK ZHBEHËJ GRIPVRONJË;
    SHQIP SHQIPE SHQIPTARIA;
    SHKRIP SHKRIPE SHKRIKA VRRIA;SHKRIPE SHKRIP RRUFE-SHQIPE SHQIP TRUKRE;SY SHIGJETA MOTIT-
    HY PRIRJETA PREJ ZOTIT;
    QIELLI PLOT YJE-DIELLI PLOT HYJE;SHQIPE MË ARTA-SHKRIPE MË LARTA;PRINCESHË MË MBARA-OUUU,
    PERENDESHË MË PARA;QË
    QE BESËLIDHJA MES TOKËS O QIELLIT-QE SHPRESËZGJIDHJA BESË LOKËS DHE DIELLIT;O,DIELLI YLLI
    I TOKËS-QIELLI HYLLI I
    LOKËS;QË RIGJALLËRON SHPIRTIN MBI E NËNTOKËS-QË RITRASHËGON HIRTIN PRIR NËNËLOKËS;A,ALPET
    OUUU,ALBET-ALFABETI I
    DIELLEIT-KALAMBRETI I QIELLIT;MAJA BJESHKË-DRANJA RRESHKË;GJUHEJ NENË-QË RUHEJ GJENË;LINDI
    KRENE-BINDI GJENË,AHIII,
    VËLALZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA-OUUU,PELLAUZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;QE SI PËREJTË
    MOT-NGRERJETË O SOT;AH,
    MË I MADHI ZOT,MË I BARDHI MOT-TRIUMFOJË,RIGUFOJË,PËR RIBASHKIM,RITRASHËGIM,RIADRESIM;HEJ,
    SHEKULLORE,TEMPULLORE,
    SHËMBULLORE;QE NA GJEGJI EDHE SOT;ZOTI I KËTI DHEU-GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU;BASHKA AH,
    DASHKA,ME HYREGJENDARË,
    KRYLEGJENDARË,QE NGA RIFILLIMI-RITFILLIMI;NGA RILINDJA,RINGRITJA,RIBINDJA;ZANAFILLJA OREEE
    DRANAPRILLJA;PËR
    RIGJALLËJEN,PRIBALLËJEN,OUUU,Q’NA GJEGJKA NË TANDEMA;GJERGJA MË ADEMA;ORE,GJERGJA ME ADEMA;
    GJERGJA MË ADEMA!!.
    SHUMË TË FALA,NJË REFUGJAT LUFTË,PËRZENË MË DHUNË FASHIZMI RUSOSERBË,KOSOVË-NEW JERCEY,USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.