Atdhe Geci: Në këtë qytet me gjakje të rëndë, prehen ëndërra te te gjitha kohërave, ato pellazge, epirote e dardane …

FILOZOFIA E ECJES – Atdhe Geci

Mjafton një ëndërr të dalë në rrugë
ajo do ta nxjerr një qytet në shesh
lufta ëndrrave do i gjejë ëndërruesit
do gjej prijësin e ëndrrave që prijnë…

Ëndrrat për ideal dhe për mirëqenie
janë të ashpra e tejet të guximshme
ëndrrat e sheshit s´janë ëndërra të
vazove, por ëndrra me flakë jetësh!

Ëndrrat pa punë e pa bukë s´falin
ato përcaktojnë vet fatin e qëllimit
fyerja dhe poshtërimi i nxori nëpër
rrugë, poshtërues janë maskarenjtë.

Në këtë qytet me përgjakje të rëndë
prehen ëndrra të të gjitha kohërave;
ëndrra pellazge, epirote, dardaniote
ëndrra kohërash gjysmë të harruara.

Ëndrra, kujdes nga intelegjencia e
zezë, nga ndjekës e hetues ëndrrash
ëndërr, ji në kohën tënde mos u jep,
ti je shpresë që banon në këtë dhé!…

Autor: Atdhe Geci

Shperndaje ne
Updated: 18 Prill, 2019 — 21:30

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. TRIUMFE ENDËRRE-RIGUFE ZGJËNDËRRE-TRIUMFON ENDËRRA-RIGUFON ZGJENDËRRA;ENDËRR E
    ARDHËMRISË-ZGJENDËRR E ARBËRISË-
    ENDËRR RË SHKRIPKAVRRISË-ZGJENDËR E SHQIPTARISË;THIRRËJA,SHTRIRËJA-TRIUMFUAR,O,
    RIGUFUAR;RILINDUR-RINGRITUR,OREEE,
    RISHNDRITUR;DUKE REALIZUAR-DUKE IDEALIZUAR;IDEALE MË TË LARTA-RRITEFALE O,MË TË
    ZJARRTA;NGA GJAKU PLOTË GJAQE-NGA
    PRAGU PLOTË PRAGJE-NGA VRAGU LOTË VARGJE;SHTRSA SHTRESATIME-SHPRESA SHPRESATIME
    OUUU,BESA BESATIME;SHTRESA SHTRESË-
    SHPRESA SHPRESË-HEEEJ BESA BESË;KUMTI I HYREGJENDËS-LUMTI I KRYLEGJENDËS;PRIHEJ
    ZERI-NDIHEJ NDERI;SHTAT PALË QIELLI-
    SHTAT VALË RREZE-BREZE DIELLI;SI DHE,KTHJELLË NË KËSHTJELLË;SHTAT PALË NËNTOKË-
    SHTAT VALË OOOJ NËNËLOKË;PËRJETËMOT,
    EDHE SOT,NGA I MADHI ZOT;DO GJEGJI I ZOTI KËTI DHEUT;OUUU,GJERGJI KASTRIOTI HEJ
    SKËNËERBEUT;HYREGJENDARE,KRYLEGJENDARE;
    SHQIP SHQIPE-SHKRIP SHKRIPE;QË NA GJEGJKA NË TANDEMA-OUH-HEEJ,GJERGJA MË ADEMA-
    PLOT OUUU-OREEE,PLOT;GJERGJA MË ADEMA!.
    SHUMË TË FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZENJE DHUNË NGA FASHIZMI SERBË;KOSOVË N.J.-USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.