Brahim Ibish AVDYLI: ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) PËR TË DREJTËN E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES

 ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE 

(SHQIPËRI VERILINDORE) PËR TË DREJTËN 

E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES  

Brahim (Ibish) AVDYLI

Çështja e organizimit të Kosovës Lindore (d.m.th. çështja e organizimit të Shqipërisë Verilindore) apo si e quajnë me diktimin politik serbo-sllav “Lugina e Preshevës”, e cila është shumë më pak nga i tërë rajoni Verilindor i Shqipërisë, është i okupuar nga serbët, edhe njëherë po detyrohem që ta them se kjo çështje e tyre nga dita në ditë po kalon te “tjerët”. Kush janë “të tjerët”? Elementi serbo-sllav dhe serbofil po shkonë me të vërtetë kundër shqiptarëve, paralelisht hegjemonizmit serbomadh të shtetit të Serbisë. 

Ajo që duhet të jetë e mundshme të organizohet sa më parë, është në aspektin e përgjithshëm kombëtar e ligjor, e jo në aspekt të partive që i kanë, apo të atyre që ua imponon regjimi serb apo i ashtuquajturi “demokratik” shqiptar. 

Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që t`i kundërvihen politike diskriminuese e shpopulluese të serbëve dhe të mbrojnë kësisojit vendin e tyre. Pa u organizuar në këto kualitete, për t`ua bërë të njohur sistematikisht faktorëve ndërkombëtar, deri sa t`i realizojnë përfundimisht, e jo të braktisin vendin e tyre, siç po e bëjnë nga dita në ditë, e jo të “organizohen” jashtë vendit, si në Gjilan,1 me Shoqatën e Gazetarëve “Beqir Muzliu”, është kjo forma e vërtetë e veprimit. Organizimi i tyre jashta territorit të Kosovës Lindore (Shqipërisë Verilindore) nuk ka efekt

Për t`i ditur më parë përkufizimet gjithëshqiptare (sepse, në bazë të tyre e kemi dërguar edhe një MEMORANDUM ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; BE-së dhe Instancave të saj; Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore; të gjitha Organeve Botërore; Instancave ndërkombëtare dhe kombëtare apo opinionit botëror dhe shqiptarë, me datën 07 Nëntor 2018, nga Komisioni i ISHK, i të cilit jam udhëheqës, instancat publike kombëtare e ndërkombëtare,cilët, e përkrahin politikën hegjemoniste serbe e ruse, nuk kanë aspak për neve hapësirë publike!), do t`ua kisha thënë dy çështje parimore, pa aspektin ligjor kombëtar e shtetëror: a) në aspektin kohor; dhe b) në aspektin ligjor ndërkombëtar

E thashë me këtë rast se nuk po merremi me aspektin ligjor kombëtar e shtetëror, të cilët politika aktuale e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe e Shtetit të Republikës së Shqipërisë pjesërisht apo tërësisht i ka harruar. Nuk po merremi aktualist me këto aspekte, sepse për ato paska kush flet, në qoftë se i di çështjet e veta. Por, po i përmendim dy nga këto, në të cilën Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1 e pika 3 e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër; se Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj”

Kjo është mjaft! Po e fillojmë me të dy çështjet, të cilat na janë të qarta: 

  1. A) NË ASPEKTIN KOHOR DHE RAJONAL

 Do të kisha thënë se çështja e të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës” (e cila bie pré e politikës shoviniste e neofashiste moderne serbe, qe 18 vite, sepse ajo më e drejtë gjuhësisht e historikisht do të quhej “Kosova Lindore” apo “Shqipëria Verilindore”), atëherë do të duhej të diskutonte “për bashkimin kombëtar” të këtij regjioni me Kosovën, para 18 viteve, kur ka qenë koha e bashkimit të këtij regjioni me luftë dhe do të mund të merrej edhe ajo me këtë çështje, e jo të ipet nga terrritori i Repubikës sonë më e vlershmja për ne, nga minierat e saj, edhe pse Serbia po e vjedhë me dhunë minierën e arrit e të plubmit në Meditë (Medvegje). Dihet se nuk është “nevoja” të hiqet më e vlershmja nga Republika e Kosovës, e dhe as e mundur të “ndërrohet” toka shqiptare me tokat shqiptare, sepse kjo është sikur të hiqet nga dora e goja e fëmijve tanë copa e mishit e t`i lëshohet një grusht dhé nga “Lugina e Preshevës”. A janë në mendje me të vërtetë shqiptarët apo iu kanë marrë atyre mendet nga koka, prej magjistarëve të mëdhenj sllavo-ortodoksë dhe islamistë? Këtë pasuri na e ka falur Zoti i Madh i Gjithësisë e nuk duhet t`ua japin atyre! 

“Politikanët” tanë të djeshëm e të sotshëm, na e shkelën me dhunë e vrasje UÇK-në dhe e krijuan UÇPMB-në, SI DEGË PARCIALE, pra, e ndanë çështjen e madhe të bashkimit përmes luftës gjithëshqiptare me një forcë rajonale të luftës, ÇKA ISHTE KUNDËR NORMAVE ELEMETARE TË LUFTËRAVE, ku secili katund do të shtonte nga një “ushtri” të veten! E ku mund të kishte terren të luftës për një luftë rajonale nga një instancë e atëhershme ushtarake e “Luginës…”, kur me kthetra të hapura qëndronte e gatshme e tërë makineria moderne ushtarake serbo-sllavo-ruse!! POPULLI THOT: HEKURI RRIHET SA ËSHTË I NXEHTË! Kur të ftohet, nuk bënë punë. As “bashkimi kombëtar” e as “lufta çlirimtare e UÇPMB-së” sot nuk lejohet, siç nuk ka qenë e mundur më parë, sepse e kam thënë qindra herë se luftërat lokale i shtyp shteti i madh. 

Çfarë “bashkimi kombëtar” mund të bëhet kaq vonë, pas 18 viteve, pos tradhëtisë kombëtare me tokat amtare, të lira e të pavarura, sovrane të Republikës së Kosovës, për të pasur “mundësi” që të ngjitet “Lugina e Preshevës”, pa minerale?!! Sigurisht se jo!! 

Duhet të nxjerrë si përjashtim nga ky shkrim se ky tubim nuk duhet të jetë “tubim i gazetarëve”2, apo të tjerë, por i instancave ligjore e politike udhëheqëse të krahinës, në një tubim gjeneral, mbrenda të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës, madje duhet të thirret i tërë rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, jo vetëm Presheva. Ajo, as tërë “Luginën” nuk e futë në sy!!… 

Këto tubime dhe tubimi i fundit i gazetarëve nuk duhet të bëheshin jashtë Kosovës Lindore apo të Shqipërisë Verilindore, por legalisht dhe mbrenda kësaj krahine. Kjo gjë duhet të mbahet në mend, përveç formës së përqafimit. 

B). NË ASPEKTIN E LIGJEVE NDËRKOMBETARE 

 Në këtë aspekt do të nxjerrim edhe njëherë nga memorandumi i ynë, këto pika ligjore, se: 

-Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”

-Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”

-Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tekstualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”… 

– Të gjitha ligjet ndërkombëtare i kemi para duarve; njëren ndër to: Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës. Ky vendim nuk lejon të prishen kufijtë ekzistues të ndarjeve administrative të paktit të Varshavës, përveç se ngritja e statusit së disa krahinave, si KSA e Kosovës, në statusin e Republikës; 

-si dhe shumë të tjera, p.sh. disa rezoluta të OKB-së, të cilat e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak, as për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen (të themi shqip: Medita), sikurse edhe për Vojvodinën

Pra, jam i qartë dhe po ndalem këtu, në një theks mediatik: 

-“Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare”– thuhet në memorandum! 

 

NË FUND, EDHE NJËHERË PO E SHTOJMË

 

Nuk janë e njëjta gjë viset e populluara të Kosovës me etni të ndryshme, që i thonë vetes “serbë”, me lojëra të paskurpullta të pakicës heterogjene, me krahinën e okupuar nga serbët, me dhunë e forcë, me luftë e gjenocid, prej Mollës së Kuqe e këndej, trashëgimtare e Mbretërisë së Dardanisë, iliro-albane, të cilët janë prej gjenezës së më të kahershme para erën sonë e deri sot, pa e ndyshur fare kombësinë, ndonëse janë shumica të besimit islam. Nuk kanë asnjë të drejtë ndërkombëtare “serbët” të kërkojnë “statut special në Republikën e Kosovës; por e kanë absolutisht të drejtë të kërkojnë Krahinën Autonome të Kosovës Lindore, e le ta quajnë me një emër gjithpërfshirës, e jo “Lugina e Preshevës”. Luginë apo kodër, e shpjegon gjeografikisht, por kjo nuk e shënon origjinën, prejardhjen, të qenurit, banorët, kombësinë, etj. 

Hashim Thaçi apo kushdo tjetër, apo edhe ndonjë renegatë i serbo-sllavëve, nuk mund t`ia japë më tepër minoritetit heterogjen në Kosovë, të cilët quhen “serbo-sllavë, por do t`ua jepte komunat e veta në qeverisje, si çdo komunë tjetër, direkt qytetarëve. Qytetarët “serbë” apo si do të quhen ata, i kanë të gjitha të drejtat dhe duhet që edhe ata t`i gëzojnë. A i kanë lexuar ndonjë faqe të historisë, ata që merren me këtë punë, apo jo?! Këtë punë, duhet që ta dijnë. Jemi lodhur mjaft më me këto lojra të tyre e të shumta! 

Sa për Kosovën Lindore, kur ta shpallë e të njihet me autonominë e vet, e të njihet nga Shteti i Republikës së Serbisë dhe të ketë të drejten e vetvendosjes, dhe kjo e drejtë duhet të jetë e njohur edhe nga Republika e Serbisë, atëherë kjo krahinë, në mënyrë paqësore, mund të bashkohet me kë të dojë, edhe me Kosovën. Më parë, nuk ka bashkim, pos tradhëtisë së dheut të atdheut me minerale, e ngjashëm me aktin e Esat Pashë Toptanit!!!… 

Nuk kam çka u them më tepër!! Asnjë metër nuk do të lëvizë nga kufiri i sotëm i Republikës së Kosovës, vetëm nëse doni të bini në detin adriatik!!… 

Shperndaje ne
Updated: 22 Prill, 2019 — 18:18

The Author

Brahim Avdyli

DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)... Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010. Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike... Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra: -"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; -"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; -"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; -"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; -"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997; -"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999; -"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; -"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; -"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; -"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; -"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; -"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; -"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; -"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; -"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013; -"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; -"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017. “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, vepër analitike e publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019. Tani, pritet të botohet vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019... Janë të shumta veprat e ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta, me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë... Mjaft shkrime e vepra të pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe janë zhdukur, pa gjurmë... Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht. Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i disa organizatave të tjera. Këto poezi lirike janë nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...

1 Comment

Add a Comment
  1. HEU,ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE ME VETËVENDOSJE-EU,HORGAKRIZIMI I HORRPROVËS O
    GRINDORE NË TETËTRENDOSJE;
    VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRIA-OUUU,PËLLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;HEU-
    KREU,SI ZVARRANIKU HORE OJ
    KORE;VARRANIKU,SI PËRBINDËSH,ME SHTATË KOKA-SHI GËRDITËSH,QË ZHVATË TOKA,KOKA;A
    KËTYRE PRISAVE-SHËMTYRË SI
    PISAVE;UA FSHIRI TRURIN-UA NXIRI PRURIN-UA LUAJTI GURIN-A SHUAJTI MURIN,ÇTHURIN
    ATY KU KE UZDAJËN-Q’NA FY,
    PRUKE MURTAJËN;PËR ÇFARROSJE TOTALE-NGRER ÇRRANOSJE GLOBALË;DUKE DJEGUR TOKËN O
    KOKËN E PREKUR;QË KA FUTUR
    MBRENDA,MË E RËNDA;BLERJA E SHPIRTSHITURVE-PRERJA E SHKIRTPRISHURVE;PËR NDARJEN
    SHPËRNDARJEN,EDHE LARJEN O
    SHPËRLARJEN;TERBIME KANIBALË-MERGIME OUH,QANI JU MALE;SI BISHA TËBUARA KARPATE-
    SI ISHA VËRBUARA TRAKTATE;
    QË KURRË HE BURRË,A GRUA;NGA KJO GURRË,A KRUA;MBARË KOMBËTARE-VRARË KOBËTARE,OH
    NUK NDIJNË,NUK DIJNË,QE TË
    NGOPËN,AS T’KOPËN,AHIII,ME GJAK-PRAG T’SHQIPTARIT;OUUUH,O,GJAK-PRAG SHQIPTARIT;
    POR,THËRRASIN,NA BËRTASIN,
    GJAKU SHEKULLORË-PRAGU SHEMBULLORË;ÇDO PËLLËMBË,O ÇDO KËMBË,O ÇDO SHKEMBË,LARË O SHPËRLARË;AHIII,ANËMBANË-
    ZANËMZANË SHQIPTARISË-SHKRIPKA VËRRISË;O SOT O KURRË-O ZOT O BURRË,A GRUA;HEEEJ
    NUK GUXON T’SHTERRË BURIMI;
    NUK DURON SHFERRË KURIMI;THIRRJA-SHQIRRJA:SHTATË PLALË TOKË-SHTATË PALË QIELLI;
    OUUUH,SHTATË VALË OJ LOKË,
    SHTATË VALË RREZE-BREZE DIELLI;PËR RIKTHIMIN,PËR RIHIMNIN,TË KRENËS,TË GJENËS,O
    TË KRENARISË,DRENARISË,AH,
    PËR RIBASHKIMIN,RITRASHGIMIN,RIATDHESIMIN,RIRLINDJEN,RIBINDJEN,RINSHNDRITJEN,OH
    RISHTRIRJEN,RIPRIRJEN;HEEEJ,
    SI PËRJETËMOT;EDHE SOT,NGA I MADHI ZOT;NA GJEGJI ZOTI I KËTI DHEU;OUUUH,GJERGJI
    KASTRIOTI SKËNDËRBEU;OREEE,
    BASHKA,DASHKA;KRY UÇK+SHBA+NATO ME HYREGJENDARIN OUH,ADEM KRYLEGJENDARIN;SI DHE
    TI KRE-ME ATDHE O ATKRE;OH,
    QE NA GJEGJKA NË TANDEMA;OUUU,GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA-ADEMA!.
    SHUMË T’FALA,REFUGJAT LUFTË,
    PËRZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI-DRAZHIZMI SERBË;KOTËKOTËS-GOLGOTËS;QË PREJ KOSOVË
    OOOH,GJËR NË NEW JERCEY USA.

Lini një Përgjigje te Selman Dervishi-Mani,USA. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.