Fillet e Luftës speciale islamike të Serbisë, kundër ZOP-së së UÇPMB-së!

Kisha lexuar Historinë Kombëtare Shqipëtare, që në shkollë fillore, sepse nuk më mjaftonin vetëm gojdhanat që na tregonin mbi heroizmat dhe luftërat tona për Liri. Kisha lexuar me vëmendje të veçantë, raportet, ndikimet, implikimet dhe instrumentalizimet e feve islame dhe ortodokse, në asimilimin dhe zhdukjen e Kombit Shqipëtar. Natyrisht kisha studiuar më në detaje, elaboratet shoveniste si Naçertaninë, Megali Idenë, ligjet dhe projektet e ministrave të jashtë rus, prej të cilëve pastaj i përpunuan edhe më shumë edhe nga burrështetasit, Akademitë e Shkencave dhe Kishat Ortodokse sllave dhe greke. Po ashtu Luftën speciale islamike të Serbisë në shpërnguljet masive të Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit nga 1878 e këndëj, pastaj Marrëveshjet Jugosllavo-greko-turke, ku në çdo rast përdorën islamin dhe ortodoksizmin kundër Kombit-Atdheut tonë!

Derisa vazhdimisht Autoritetet e Serbisë, tentonin, propagandonin, infiltronin agjent të tyre, dirigjonin terrorist islamik, që të angazhoheshin në Lëvizjet dhe Luftërat për Çlirim të Shqipëtarëve, me qëllim që pastaj para Aleatëve tonë perëndimorë( sidomos SHBA-së), t’na paraqisnin Shqipëtarëve si terrorist islamik, e njëkohësisht të riorientonin Kombin tonë drejtë Lindjes( siç na e kishin orientuar gjatë viteve 1877-1990) të njejtën e bënë edhe në Luginë të Preshevës.

Fatin kisha që isha nga familje katolike nga Lugina e Preshevës, më saktë sot familja e vetme që publikisht krenohemi që jemi Shqipëtar katolik të Preshevës, që kemi ruajtur Kujtimin për Motin e Madh( Nëntorin e 1443, kur Gjergj Kastrioti, në Rrugën e Tij për kthim, kishte qëndruar në fshatin Rahovicë!). Kjo ka dy anët e medaljes, anën e mirë e ka që më ka bë të mundur të kuptoja sesa shumë Serbisë, i shërbeu islami dhe islamistët( hoxhallarët), e kësaj ane, kurse anën tjetër të medaljes se shkaku i të qenit Shqipëtar katolik i Luginës së Preshevës, nga Serbia dhe nga bashkëpunëtorët e saj, agjentët e saj dhe agjentët islamik të Serbisë jemi përballur me terror dhe akte terroriste të papara!

Me rastin e shpërthimit të Luftës në Luginë të Preshevës, u angazhuam si familje në të! Fatkeqësia ishte që isha 16 vjeç kur jam angazhu si ushtar, në Zonën Operative të Preshevës, në fshatin Bukoc, shkaku i së cilës më pas do kuptoja që shumë gjëra nuk i kam bërë si do duhej: nuk kam ndiku në eprorët tonë dhe në bashkëluftëtarët, gjatë luftimeve; kam lejuar të na iknin ushtarët tonë frikacak; kam lejuar pozicionime të disfavorshme për ne e të favorshme për armikun, duke i dëgju disa urdhëra të komandës tonë; nuk kam reaguar ndaj tradhëtive që kam pa; kam lejuar që t’na komandonin edhe tradhëtarët etj.
Bashkë me mua ishte edhe vëllau i dytë që ishte 15 vjeç, derisa në janar-mars 2001 ishte ushtar edhe vëllau i tretë(14 vjeç), e i cili ishte edhe si civil i armatosur. Personalisht kisha arritur, të isha, si: Pjestarë i Njësisë Speciale për Bukoc; Pjestarë i Njësisë së Brijës( ku ishte vija e frontit kundër forcave serbe); Instruktorë i armëve për Bukoc ; përgjegjës i artilerisë për Bukoc( deri me ardhjen e “Breshërit” të Malishevës së Gjilanit); Komandant i Mitrolozëve të rëndë për Bukoc, etj.
Kisha nuhatur edhe disa forma speciale të Luftës së Serbisë, kundër neve, ato ishin: infiltrimi i spijunëve të Serbisë dhe Lufta speciale islamike e Serbisë kundër Luftës tonë, këta bashkëvepronin mes vete!

Batalioni “Qenan Ibrahimi” të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, të stacionuar në Bukoc, të komunës së Preshevës, sinjifikohet për bazën më të afërme prej nga UÇPMB, do kalonte për në rrafshin e Luginës-siç ndodhi realisht tradhëtia e hyrjes në Rahovicë. Bukoci, shkaku i pozites gjeografike dhe gjeo-strategjike si dhe lidhjeve rrugore-monopateve, do frekuentohej shumë më shumë nga vullnetarë për luftë, për logjistikë nga Presheva( sidomos Rahovica), por edhe nga njerëzit e Serbisë që bënin luftë speciale kundër neve!

Lufta e Serbisë kundër UÇPMB-së, dhe Kombit-Atdheut tonë, pos veprimeve ushtarake, ishte edhe:
1. Luftë speciale propaganduese;
2. Luftë speciale diverzive; dhe
3. Luftë speciale islamike!
Për fat të keq, strukturat komanduese të UÇPMB-së, ishin tejet naive( madje disa e pranonin në heshtje si gjë normale), e sa për shkollim të rrallët ishin me fakultet, e njejta situatë ishte edhe në Zonën Operative të Preshevës.
Nga shkaku që si unë dhe vëllau, vazhdimisht ishim në terren, na bënte të kishim shumë më shumë informacione të sakta. Kishim identifikuar disa herë flirtimet dhe “donacionet”, e pastaj edhe u veshën si ushtar në UÇPMB, në fshatin Bukoc, dy nipat e Njazi Kishës. Kishim reaguar që në fillim, por struktura komanduese e heshti, madje i vetëquajtur komandant Çeçeni( nga fshati Bukoc), i mori në familjen e tij!

Fillimet e luftës special islamike në terren, u panë më 27.12.2000, me rastin e faljes së namazit të Fitër Bajramit edhe në Bukoc. Në këtë rast kam identifikuar tre elemente:
1. Biseda për vendin ku do faleshin;
2. Ushtarët tonë që denjësisht do faleshin; dhe
3. Hoxha që kreu ritin fetar.
Derisa disa nga ushtarët përgaditeshin për t’a falë namazin( pastroheshin), ne tjerët që nuk e bënim këtë rit, rrinim me organizatorët e këtij rasti. Mes tyre edhe hoxha dhe disa nga ne ushtarët, filluan të flitnin për vendin se ku do faleshin. Faktin që më ka bë të dyshoja që aty, ishte se hoxha shikoi një ledinë, vend ky që shihej nga KFOR-i Amerikan, që ishte i stacionuar në Kodrën e Garës, rreth 1 kilometër vija ajërore!
Asnjë ushtar i yni i vërtetë, nuk ishte entuziast për falje të namazit, madje shumë nga ne talleshim. Ndërsa derisa përcjellja me vëmendje ushtarët tonë, që faleshin me të vërtetë, ata ishin spijunët e Serbisë, frikacakët dhe tradhtarët!
Hoxha ishte diku rreth 25-30 vjeç, i sektit vehabi, kishte ardhur enkas për këtë rit fetar, mes tjerash në predikimin e tij terrorist islamik, lavdëronte xhihadin dhe thoshte:” lum ai që vdes për allah!” – derisa ne ushtarët kishim qëllim Lirinë e Atdheut e jo vdekjen për Allah! Madje çdo ushtar i jonë i vërtetë, thoshte që luftonte për Liri dhe Bashkim Kombëtar, nuk dëgjoja kurrë ndonjë që thoshte që luftonte për allah!

Ky rast ishte fillesa e angazhimit tim, që në terren mos të kishte luftë islamike, por thjesht Luftë të pastër Kombëtare Shqipëtare! Këtë Luftë të fshehtë që bënim kundër Luftës speciale islamike të Serbisë, Serbia e kishte kuptuar, por agjentët islamik të Serbisë, aspak nuk arrinin të na hetonin!
Agjentët islamik të Serbisë që zakonisht kryenin edhe njëkohësisht rolin e tradhtarit dhe spijunit, zëri dhe propaganda e tyre, në fushëbeteja nuk dëgjohej sepse qëndronin pas vijës së parë apo me fillim të gjuajtjeve largoheshin mbrapa për në vende më të sigurta (prej nga na gjuanin pas shpine), e disa të tillë edhe fare nuk afroheshin në pikat frontit.

Në vitet më vonë, duke studiuar dhe gjurmuar fotografitë e rastit, e sidomos edhe të disa fshatrave të tjerë afër Bukocit, duke analizuar vendin e kryerjes së faljes, mënyrën e kryerjes dhe predikimin fetar, u binda plotësisht që “falja e Namazit të Fitër Bajramit, të vitit 2000, në UÇPMB, në Zonën Operative të Preshevës, më saktë në fshatrat Bukoc dhe përskaj Bukocit, ishin të qëllimshme dhe pjesë e Luftës Speciale islamike të Serbisë”!

Derisa Lufta jonë, nuk kishte asnjë ide elementare për ta sfiduar dhe luftuar luftën special islamike të Serbisë, për të luftuar edhe kundër agjentëve islamik të Serbisë, të cilët kishin qëllim që Luftën për Liri( të UÇPMB-së) ta identifikonin si xhihad-terrorizëm islamik!
Kisha hetuar që disa ushtar tonë( që mbanin emblemën tonë, por që i shërbenin armikut), nuk e propagandonin islamin shkaku i frikës nga vdekja( që mund të vriten) apo nga besimi fetar i tyre, por kishin një “arsye tjetër”! Shumë të rrallë kanë qenë ushtarët që ishin fetarë( të besimit islam), e që praktikonin fenë! Propagandimi i islamizmit, në UÇPMB, bëhej si nga agjentët e Serbisë( bashkëpunëtorët e saj, por kishte edhe spijun të Serbisë, madje edhe të tillë që hapur tregonin që ishin spijun!), por edhe nga disa “patriot”, frikacakët( që e pranonin që frigoheshin nga luftimet)!

Gjatë Luftës së UÇPMB-së, kisha nuhatur, hetuar dhe zbuluar shumë lidhje, informata, persona që ishin spijun, agjentë dhe bashkëpunëtorë e sidomos agjent islamik të Serbisë( policisë serbe, agjensive informative të saj). Ata pos informatave që depononin për Serbinë, tradhëtive që bënin kundër Luftëtarëve të UÇPMB-së, një pjesë e tyre luanin rolin e propaganduesit( siç propagandonin edhe mediet dhe autoritetet serbe për dhënijen e imazhit të luftës tonë për Liri, si luftë islamike, luftë me xhihadist e terrorist islamik)!

Më:10.05.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 12 Maj, 2019 — 19:28

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.