In Memoriam: Beteja e Torviollit

Beteja e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së ulët, u zhvillua më 29 qershor të 1444.
Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe, marrja e Kështjellës Krujë,formimi i Lidhjes në Lezhë,princërve Arbër për të bashkuar në luftë kundër Perandorisë Osmane.
Vjen edhe ballafaqimi i parë, trup me trupë me pushtuesit e Perandorisë osmane,në fushbetejë të hapur!
Përsonalitete të kohës,Ishin shumë skeptik për një fitore,përfshirë edhe Vatikanin,ata prisnin një humbje nga ushtria e sapo formuar e Gjergj Kastriotin!
Por rezulltoi e kundërta.
Një fitore e cila i dha edhe vet Kuvendit të madhë në Lezhë 02.03.1444, të frymonte tashmë lirshëm,atyre skeptikeve të paktë i’u bë me dije, të heshtin apo të bashkveprojnë.

-28.06.1444-
-Murati II, e kuptojë kërcënimin, dhe i dërgon një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pasha, për të shtypur kryengritjen me një forcë prej 25.000 trupa.
Nga prijesi Gjergj Kastrioti i cili ishte vënë në krye të ushtrisë së Arbërit, në Kuvendin e Lezhës, pritej një reagim, kështu që ai u zhvendos me 15.000 të trupat të tij për të mundur ushtrinë e Ali Pashës.
Të dy u takuan në Torvioll, ku ngritën kampet në anë të kundërta nga njëri-tjetri.
Një ditë më pas, më 29 qershor, Pushtuesi Ali Pasha doli nga kampi i tij dhe pa se Gjergj Kastriotin të ishte pozicionuar me forcat e tij në fund të një kodre.
Duke menduar për një fitore të shpejtë, Aliu urdhëroi të gjitha forcat e tij poshtë kodrës për të sulmuar dhe për të “mposhtur ushtrinë Arbër”!
Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti,priste një manovrim të tillë,manonvrim i cili shkonte në favor të strategjisë së tij.
Pasi forcat pushtuese osmane, ishin duke u afruar deri në pozicionin e nevojshëm, Gjergji urdhëroi forcat e fshehur në pyjet prapa ushtrisë turke për të arritur krahët e tyre të pasme.
Rezultati ishte shkatërrues për osmanët, ajo umposht dhe shpartallua plotësisht. 8000 ushtarë osman të vrarë, 2000 të kapur rob, dhe kampi bie në dorën e ushtrisë së Arbërit.

-Pal Islam Idrizi 26.06.2019

Shperndaje ne
Updated: 7 Korrik, 2019 — 18:16

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.