Plaku i urte Anton Anton Çetta

 

Miqtë e mi, do të ndajë këtë foto me njeriun më popullorë, më të dashur të kohës.
(Kjo foto, ndoshta shërben edhe si një kthim mbrapa, reflektim për të gjithë ne, në veçanti për ata në krye të shtetit,makinat e tyre lluksoze,pasuria e tyre shferunuese)!
Atdhetar i paludhur, (nga profesori Anton,përher të parë dëgjova edhe të vërtetën mbi Shtjefën Gjeçovi) gjatë gjithë jetës,i tillë mbeti deri në frymën e fundit të jetës,Profesor-Anton Çetta.
Në fillim të vitit 1991,isha përher të parë në shtëpinë-banes të tijën.
Isha tek ai, për një detyrë.
Mua që në fillim,më bëri përshtypje, mënyra se si komunikonte me ne, si fliste gjërsa po drekonte me të shoqën. Urtë,fare qetësishtë,pastërt, pa u zgjatur në besedë,gjithçka kuptohej lehtësishtë.
Them me sinçeritetin tim më të madh,ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime. Edhe pse detyra për të cilën isha ngarkuar, ishte një pesh e rëndë dhe nuk mundja të isha krejtësishtë i qetë.Në kokë më bluante… pyetja që kisha për ti bërë Profesorit Anton,se si do të përgjigjej, a do të pranonte. Bëhej fjalë për një ngatërres mes dy familjeve, duhej të ndërhynim urgjentishtë që mos të vete puna më keq. Kjo ishte arsyeaja e vajtjes sime.
Pasi mbaroi me drekën,filluam bisedën. Profesori kuptoi shqetësimin tim dhe dy vajzave që më shoqëronin.Ai kerkoi nga ne të qetësoheshim si fillim, dhe me pas të përshkruanim gjithë rrjedhen e ngjarjes.
Në, pikërishtë ashtu (u përpiqëm) vepruam. Bisedonim me të sikur të ishte… bashkëmoshatar i yni.Pas tri orë bisede, lam të takoheshim të nesërmen.
Të nesërmen, u takuam, prap në banesën e tij, që nga pasditja e gjeri në mëngjesin e së nesërmës gjithë kohën isha afër-krahë tij. Pasi mbaruam me familjet,fshati ku ne kishim vajtur, quhej Prugovcë,fshatarët këmbngulën që të qëndronim për darkë, jo në familjet që ishin të ngatërruara me njëra tjetrën,gjë që ne nuk e bënim,ishte LIGJ i yni,pra fshatarët than do ndrrojmë konakun, me shumë vështërsi, por, pranuam!
Oda ishte e stërmbushur,pleq, të rinjë,të burgosur politik,disa prej tyre edhe pjese e grupit,biseduam shumë,gjithë kohës isha ulur afër profesorit, nuk dëgjonte mirë,më këshillojë të ndihmoja për gjitha bisedat që nuk i kishte të qarta!
Diku nga ora tre e mëngjesit, ne u ngritëm,e u nisëm për në Prishtinë,ishim dy makina përplot, njëra ecte para, si pararojë, për të kontrolluar rrugën,shumë largë neve,dhe papritmas pam se kishin ndaluar,sigurishtë u shqetësuam,ata na thanë se, nuk kalon asnjë makine pa u kontrolluar! Menduam e menduam gjatë,profesori ishte këmbngulës që nuk do të bejmë asnjë hapa para,pa siguruar (ishte fjala për mua) një vend të sigurtë,unë i’a ktheva këtu afër kam miqtë,të fejuarën,më mirë të ha ca fjalë e britma nga babai i saj… se sa të bie në duar të atyre…!t Thash me të qeshur, e cila edhe kishte humbur na ato çaste!
Ashtu edhe vendosëm, do të jem aty deri sa të futesh tek miku, do të shohë nga makina,më tha duke qeshur profesori! Pasi u zgjuan pothuajse të gjithë nga gjumi, dhe ne duke u kujdesur të mos jemi të zhurmshum,babai i të fejuarës fillimishtë qe paksa i tronditur, derisa kuptoi se kush ishim, më pas, gjithcka shkoi më mirë se sa e kishim menduar.
U ndava me profesorin, një natë me plot kujtime! Unë,takova edhe njëher pas kësaj ngjarje profesorin,mësuesin e dashur.
Eshtë një rrëfim i shkurtër por për mua shumë,shumë domethënës.
Jam më shumë se i lumtur që pata fatin të takoj, e të kem çfarë kujtojë e të ndaj me ju miqtë e mi. Qoftë dritë për ne, për gjithë brezat që vinë ,jeta,vepra e musuesit tim të dashur, Profesor Anton Çetta.

Pal
Islam Idrizi 18.07.2019 Ingolst

Shperndaje ne
Updated: 25 Korrik, 2019 — 20:24

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.