In Memoriam: Vritet presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato


Biografia e Festim Latos

Festim Lato, President i Republikës së Çamërisë, u lind në Vlorë më 1 janar të vitit 1976.

Ai në moshën 14 vjeçare mori udhën e panjohur të mërgimit. Prindërit Lato, nënë Dajea, dhe babë Avdullahu (të lindur në Çamëri), perëndia u fali 9 fëmijë, 6 vëllëzër, dhe 3 motra. Festimi është fëmiu i 9-të i prindërve, Dajea dhe Avdullahu. Familja Lato, në Vlorë, njihet si familje e ndershme dhe atdhetare. „Kujtesa për Çamërinë dhemb kudo që ta prekësh“, më thotë Festimi. Kështu i thoshte mëma ime babait në çaste shplodhjesh. Zemër, unë do t´i vëj vetë hirit ca gaca gjysmë të djegura, që ta ndezi zjarrin. Fëmijët e mi, shprehej Dajea, malli po më gërryen si kafshë e egër kraharorin.

Gjatë bisedës së babait me mëmën i ndëhyja mamit. Mëmë, ai zogu në pemë që qan me lot, jam unë, je ti, jemi tërë çamët e dëbuar. Nëna i fshihte lotët të mos shohim ne fëmijët. Rustë,- më thotë Festimi,-shumë janë kujtimet tona për Çamërinë. Fryma s´do të më ikën nga trupi pa e çliruar Çamërinë pëllëmbë për pëllëmbë. Kufijtë e Çamërisë shtrihen përtej Pargës e Prevezës. Unë s´ mund të vdes si të tjerët, i them vetes. I tërë stafi i Republikës së Çamërisë së shpejti do të jetë në kryeqytetin e Çamërisë, në Pargë.

Po, po, në Pargë të Shqipërisë së Poshtme. Ore, Çamërisë së shpejti do t´ia kthejmë fustanellën çame. E di unë, shprehet Festimi, por, e dini edhe ju, se atje na presin të pavarrosurit e një shekulli. Nën një shekull barbarësh, të gjenociduarit çamë, ushtarët grekë, i hidhnin në gropa varresh, pa asnjë rit, pa asnjë këngë, pa asnjë pikë loti, nga të afërmit dhe prindërit e tyre.

Rustë, unë jo njëherë, por disa herë kam qarë me mallin e këngëve, me vajin e tyre, me dhimbjen e tyre, me plagët e tyre. Jo kot e kam pyetur heshtjen, por heshtja kurrë s´më është përgjigjur, për të ma thënë së paku një fjalë për të vërtetën rreth gjenocidit grek mbi çamët e Çamërisë.

Liria nuk lypet, shprehet Festimi, por ajo merret, fitohet. Këtë ma ka mësuar jeta, përballja me demonin, me të shëmtuarin, me të vërtetën e groposur nëpër arkiva dhe katakombe kishash, është luftë me të pabesët. Prandaj, udha deri te akti i Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016, nuk qe e lehtë. U deshën mbi 2 mijë aktivitete kulturorore dhe politike, debate, konferenca, takime, shkresa të ndryshme, që të kurorëzohet Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë.

Çamët e Çamërisë, po as çamët në botë, nuk heqin dorë nga tokat e tyre stërgjyshore, nga gjuha shqipe, nga flamuri kombëtar shqiptar, nga të qenurit pellazgo-shqiptar.

Faktmbledhësit Evropianë, Jieron dhe Yohan Byrde, intervistuan 29 të mbijetuar nga gjenocidi grek. Rrëfimet qenë tronditëse! Intervistat e tyre u dëgjuan në BE.

President i Republikës së Çamërisë,z. Festim Lato, është pjesëmarrës i dy luftave kombëtare: Pjesëmarrës i Luftës së Kosovës, në vitin 1998-99, dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, për çlirimin e trojeve në Maqedoninë Iliriane. Festimi i flet dhe i shkruan lehtësisht 7 gjuhë të huaja. Anglishten e flet shkëlqyeshëm.-Rrustë, -më thotë Festimi, -jetojmë midis pabesive të mëdha historike. Fqinjët tanë grekë dhe serbë, bashkë me murgjit e tyre, natë e ditë rrinë mbi pjatat e tyre të zeza, për ta përgjakur deri në rrënjë popullin tonë. Prandaj, shqiptarë të atdheut tonë, kontribuoni për grushtin (bashkimin) thonë çamët, ndryshe, fqinjët tanë janë po ata të djeshmit.

Miku im, grekët provuan ta vjedhin popullin arvanit, por arvinitët vetë e pohuan origjinën e tyre shqiptare. Greqia tani i është vërsulur Shqipërisë, të na i vjedhë çamët që i dëbuan nga Çamëria, gjatë viteve 1913 – 1945, duke i quajtur „grekë të tyre“. Populli im, grekë, në Shqipëri kurrë s´ka patur, dhe as kurrë s´do të ketë. Në Greqi, Shqipëria ka 17 mijë e 500 kilometra katrorë siperfale tokë shqiptare, dhe 6 mijë kilometra ujëra dhe det, me popullsi me mbi 4 milonë banorë çamë dhe arvanitë. Shteti aktual grek, për çdo ditë në Shqipëri sjell gurë helenë për t´i greqizur themelet e kishave ortodokse shqiptare, duke lënë fshehur Kalin e Trojës, për të mashtruar botën me helenizmin e tyre ardhacak.

Ne shqiptarët duhet të punojmë më shumë për të realizuar Pavarësinë e Çamërisë brenda Greqisë. Mbase, deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, Çamëria është çelësi i zgjidhjes së çështjes shqiptare. Çamëri, o sot o kurrë, janë thirrjet e çamëve në botë, thirrjet e çamëve në Çamëri, thirrjet e çamëve në Shqipëri, thirrjet e çamëve, kudo nëpër botë. Qytetarë të Republikës së Çamërisë! Qytetarë të nderuar të Janinës, Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe qytetarë të Tiranës, unë s´di të shkruaj tragjedi dhe s´ jam tragjedian, por, di ta shkruaj lirinë e popullit tim, sa herë që atdheu im atë e kërkon.

I nderuar flamuri kombëtar! Unë, për lirinë më stërgjyshore të vendit tim – Çamërinë, çdoherë do të jem në ballë të detyrës. Nuk më pëlqen të votoj në qypin e gjakut, siç thoshin pellazgët, por, për dheun e t´atës dhe të mëmës, për dheun e këtij flamuri, Republikën e Çamërisë. Unë po punoj fort që gjërat të përshpejtohen.

Çamët dhe Arvanitët në Greqi, dinë të luftojnë dhe të çlirohen. Republika e Çamërisë është e fitueshme. Në këtë udhë të shenjtë për Pavarësinë e Çamërisë, né nuk do të ndalemi. Çamëria Shqipëri, nuk ka zëvendësim. Në këtë botë të jetueshme, ne çamët nuk kemi kohë për të humbur. Çamëria është realitet në mundësi. Çamëria vazhdon të jetojë me plumb në bark.

Ajo tokë e gjyshërve dhe stërgjyshërve dhe gjyshërve të mi, është e tëra bukë, verë, ulli, det e kullota pafund. I kam kapur qoshet e vetimës, dhe me mbushje vetimash do ta godas atë që tokën time e poshtëron dhe e jep me qira.

-Unë, -shprehet Festimi, dhe një grup patriotësh nga të gjitha trevat e atdheut, më 12 shkurt 2016, e dorëzuam Dosjen Çame, kundër gjenocidit grek ndaj çamëve dhe arvanitëve me 4 pika, në Prokurorinë Ndërkombëtare për Krime Lufte kundër Njerëzimit, në Hagë, dhe të konfirmuar për trajtim të mëtejmë më 17 maj 2016. Njohja e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte Kundër Njerëzimit.

Greqisë, herët a vonë do t´ia merrë të drejtën e qeverisjes nga Greqia. Ideja për krijimin e Republikës së Çamërisë, për të bërë Çamërinë shtet më vete, shprehet Festim Lato, më ka lindur në malet e Kosovës, në vitin 1998. Në një çast lufte, tek po ia shkulnim gurët kufirit, krijesës së quajtur, Jugosllavi. Serbinë me forcat aleate të NATO-s e detyruam që t´ia mbathë me të katër këmbët nga kufiri shqiptaro-shqiptar. Atë çast mua më shkrepi ideja, që edhe Shqipëria e Poshtme-Çamëria, një ditë duhet të bashkohet natyrshëm me shtetin amë, Shqipërinë. Kjo ide, i dha gjak aktivitetit tim për Çamërinë, për atë tokë, denbabaden shqiptare. Prandaj i thosha vetes, Festim, kështu duhet të bie edhe kufiri shqiptaro-shqiptar me Greqinë. Rrustë, deri te Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, unë kam kaluar nëpër një betejë jo të lehtë analizash, faktesh, dokumentesh, bisedash me njerëz të shquar të fushave të ndryshme.

Me Shpalljen e pavarësisë së Çamërisë, në gjeopolitikën shqiptare dhe ndërkombëtare fillon një proces shumë i rëndësishë kombëtar, e që mund të them një Rilindje. Betohem në Pavarësinë e Çamërisë, në flamurin kombëtar, i vetmi përbashkues i të gjithë shqiptarëve!

Rroftë Republika e Shqipërisë!
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë Republika e Çamërisë!

Intervistoi: Atdhe Geci

Shperndaje ne
Updated: 22 Korrik, 2019 — 04:20

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. IN MEMORIAM;VRITET PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ÇAMERISË FESTIM LATO;OUUU,GJAKU
    YT,NA U BËFTË DRITË LIRIE;PRAGU FRYT,NA U NGREHTË DITË ILIRIE;PO THËRRET ÇAMËRIA
    PO TË THËRRET KOSOVA,PO TË THËRRET SHQIPËRIA,PO TË THËRRET E TERË DIASPORA,OU,
    VPRIMTARIN,MERGIMTARIN,SHQIPTARIN,KRYELEGJENDËN,HYREGJENDËN,OUH,PRESUDENTIN I PARË TË
    ÇAMËRISË;QË RINGJALLI TERË SHQIPTARINË E ÇAMËRISË,TERË SHKRIPKAVRRINË OOH,KE
    SHKRIPKAVRRINË;OUUU-MOREEE;QË NA KËRCASIN O NA PËLCASIN,VARRET MASIVE,OUUUH,
    ZJARRET TRAGJEDIVE,PRAGJEPRIVE;DUKE U KALLUR FLAKADANË,DUKE U SHPALLUR OH,NA DRADANE;
    PËR RINGJALLËJE,PRINVALLËJE,NGRITË SHPALLËJE;TË KTHIMIT,TË HIMNIT,RIHIMNIT, OUH,RITRIMNIT,PRAN FLAMUR GJAKUT ME SHKABËN DYKRENARE,PRAN DRANGUR PRAGUT PËR
    BABËB SY DERNARE;QË SI PËRJETËMOT,EDHE SOT,QË NGA I MADHI ZOT;I ZOTI KETI DHEU
    DO NA PËRGJEGJI;
    GJERGJI KASTRIOT SKENDRBEU;DASHKA,BASHKA,ME HYREGJENDARIN OUUU-MOREEE-HEEEJ
    KRYLEGJENDARIN OUUU,ME ADEM KRYLEGJENDRIN DHE FESTIM LATON;QË TA LATON DHE NA
    FTON;PËR TA PLOTËSUAR AMANETIN,TESTAMENDIN,RIBASHKIMIN,ITRASHGIMIN,RIÇLIRIMIN
    RIFESTIMIN;TË SHQIP SHQIPES MBARË SHQIPTARISË,OUUU-MOREEE,SHKRIP SHKRIPES FARË
    SHKRIPKA VRRISË;
    OUH,RROFTË,GËZOFTË,PËRJETËMOT,HEJ I MADHI ZOT;GJERGJ KASTRIOTI ORE,
    SKNDERBEU ME KRYELEGJENDARËT ADEM JASHRIN DHE FESTIM LATON;QË NA PËRGJEKA TRI
    KRYELEGJENDA:GJERGJA LATO ADEMA,GJERGJA LATO ADEMA,GJERGJA LATO ADEMA!!.SHUMË
    T’FALA,REFUGJAT LUFTË,PËZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI SERBO-GREK;PREJ KOSOVË GJËR NË
    NEW JERCEY-USA.OU SOT,OU KURRË,RIBASHKPU O,BURRË;QE SOT EH MORE BURRË A GRUA,
    KJO GURRË A KRUA;MBARË SHQIPATRE,MBARË SHKRIPZARE;MBARË BOTËRORE MBARË OUUU-AH,
    MBARË MË NJERËZORE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.