Pusho ne paqe miku im Adem Demaqi, guximi yte dote jete shembylltyre , si te luftohet per qeshtjen kombetare shqiptare?

Adem Demaçi

Afërsishtë 6 muaj qëndrova (bashkë me disa veprimtar-e tjerë)krahë bac Adem Demaçit,
në-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ -.
Mësova shumë atë kohë,nga komunikimi që kishim me bac ademin,takoheshim njëher në javë.
Ne, si të rinjë,ibënim pyetje pafund!
Do të veçoja…e ta ndaj me ju miq, një pyetje që unë bëra bacës atëher:
Baca Adem,-ku i kemi varret e të parëve,përse nuk kan asnjë shenjë ku ne mund të identifikojmë se kujt varr është?
-Historia,kultura e një populli…pra pjes e saj janë edhe varret,përmes varreve tregohet edhe lashtësia,kultura dhe jo vetëm!?
-Përse nuk lejohet të tregohet me gisht,çoftë ai edhe varri i prindërve!?
-Përse duhet kafshuar gishtin tregues deri sa të ndjesh dhimbje,nëse ti gabimishtë e ke drejtuar gishtin nga varri!?
-“Akoma me prapanikët e fesë po merreni”-, ma ktheu baca Adem me të qeshur.
E them këtë,sepse shumë nga bashkudhtarët,devijuan rrugën! Sot ,disa jan krahë me -lesharapi-shërbyes-servil të turkut,të cilët as sot se kan kuptuar përgjigjëjen e këtyre pyetjeve!!!
Unë i kisha dëgjuar nga im at!
-Baca Adem, edhe sot (po të ishe) do të doja të pysnja prap!!!
Pa ti shohësh sot…”partit politike” thyen këmbët duke vrapuar, kush më përpara të ulet me turkun!!!
Ne humbëm varret e të parëve,bashkë me to edhe të kaluarën! Sepse hoxhallarët bënë punën më mirë se vet turku apo shkau,që me luftë nuk na thyen kurrë.
Atëher ishte si një pyetje! Kurse sot, sot nuk qëndron më si pyetje! Eshtë bërë realitet (si në kohën e pushtuesëve osman)i hidhur,poshtrues,vorrosen me simbole e gjuhë të huaj,dhe pa asnjë respekt.
Kurrë mos ndodhtë! Si e kan filluar këta (të turqizuarit)….ka mundësi të shohim kockat e të dashurve tanë nëpër rrugë! Si kockat e Pjetër Bogdanit e të tjerëve, siç bëri turku vrasës në atë kohë nën pushtimin e tij.
Disa servil të turkut e të shkaut baca Adem,fanatik të fes,kulture së tyre,don të humbin gjurmët dhe historinë e një kombi të tërë,të një kombi që ti e deshte aq shumë, më shumë se jetën.
Pra bac Adem Demaçi, na mungon,na mungon GUXIMI ytë, dhe ke për t’na mungur gjithmonë.
Lamtumirë bac, lum si ti, as nuk sheh e as nuk dëgjonë. Ti bëre tënden. Le mbrapa një nderë…veprat tuaja,me të cilat, ti do të jesh i përjetshëm.

Shperndaje ne
Updated: 27 Korrik, 2019 — 05:37

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.