Serbëve një porosi : Kërkoni falje shqiptarëve !

Edhe për një imtësi  të pa këndshme  sa do e  vogël  të jetë  , civilizimi na ka mësuar të kërkojmë falje; kurse ne shqiptarët dikur i dërgonim burrat  për pajtim. 
 
Kishte me qenë europiane që ju të kërkoni falje për të gjitha krimet e juaja  të kryera ndaj  nesh  që prej 1912-tës e deri më 1998-19990tën . T`iu rikujtoj se  civilizimi i një populli shihet atëherë kur i pranon gabimet e tia shekullore . Mos  u largoni nga Europa !
 
Sa për rifreskim të asaj që keni bërë në ne e mbi tokat tona , po iu japi disa shënime nga dëshmitarët e kohës kur ato kryheshin nga ana e juaj :   “Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve.
 
Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.
 
Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.
 
Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.  Kjo nuk mohohet apo jo ?
Të shkruaj shumë ?    Sikur të shkruaja,  më dhimbësen gjeneratat e reja të juaja që nuk dinë asgjë nga ato që ju jeni autor.Ata  nuk do të besonin që etërit e tyre ishin aq kriminel; sepse fëmija e sheh t`atin gjithëmonë si engjull; prandaj t`i kursejmë ata.
 
Sa i përketë anës sonë  1912-tën e lexojmë se është e shkruar dhe tmerrohemi  ; edhe 1945-1965  -tën edhe pse të rrallët janë gjallë ata që e kanë përjetuar prapë se prapë e dimë të gjiithë.
Por 1998-1999 na është e freskët . Ajo nuk harrohet . Bota e civilizuar i shënimet e saja; edhe ne e edhe ju i keni.
 
Nëse ka mbetur një pikë e vetme qytetërimi tek ju ,kërkoni falje se më të lehtë do ta keni gjumin e juaj.
 
Popullin e juaj serb e mashtron Akademia e  juaj  “shkencore”,e mashtron Kisha e juaj pravosllave e cila nuk ka asgjë të bëjë me besimin dhe zotin dhe politikanët e juaj karrierist që i sigurojnë vend vetës në historinë e juaj të turpit .
 
Të kërkosh falje është qytetërim  !

05.04.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 5 Prill, 2017 — 16:21

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Juve ju lumte qe i paraqitni keto fakte historike per ata qe si dine shumicen e krimeve te mehershme te krimeve te krimineleve serb ndaj shqiptareve! Poashtu ju lumte qe i perkujtoni edhe krimet e fundit qe te gjithe i dine dhe duhet ti dine e kurr mos ti harrojne por tju percjellin edhe brezave te reja qe do vijne ne jete qe ta dine se armiqte tone dhe kiminelet kane dhe do kene pasardhes keshtuqe duhet te ken kujdes e te jene te bashkuar qe te jene me te forte nese na kanoset prap e keqja nga te keqinjet qe bejne krime e lufta se sdine as sdojne me dite per asgje te mire se skane miresi as njerezi po dojne te bejne jrime e te shkatrrojne gjithcka vetem qe te realizojne interesat e te tyre te pangopshme!

Lini një Përgjigje te E. Radavci Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.