BALADË PËR VUAJTJET HYJNORE QË MË BËHEN KËNGË

Autor: Kasam ShAQIRVELA

SAGË NGA SALVIME

Edhe këndimi erdhi
Si një flad i shpirtit
Kur zemra trurit
Ia derdhi vuajtjet
Me ndjenjat e flirtit
Për ndodhitë:
Për hjekat, për
Masakrat e prerjet
Vrasjet e therrjet
Ah, këto mizoritë!
Që na i bënë
Komshitë?!
Rrëfimet për dëbimet
Dhe përkundjet
Në prehër të Lokes
Njgjeshurr e veshur
Me erën e Tokës
Kujtime, amanete
Edhe adete
Brez pas brezi
Përcjellë e mbështjellë
Gjeneratave që erdhën
ndër Flakë t’barutit
n’rritje t’përgjakun
Për qefin bajrakun
Betejave e fushatave
Me shiu rrëke
Përmbi tonin Atdhe
Dhe saga nga salvimi
Për kët’mëmëdhe
Qëmoti kërkohet
Të ribashkohet,
Në një atdhe
Të përparuar,
Ku zogjtë e shqipes
Do të bëhen
Zot i vetvetes
Dhe gjthnjë
Të gjallërojnë të lirë
Tok me Lirinë!
Në tërë Shqiptarinë
Si një trung
Me degët hapur
E jo si një
I vogël cung
Nga prerjet
pa hesap
Të atij të lashti
Të tonit ashti
Atij t’Madhit
E t’shejntit Bung?!
Edhe Brezi i vet
Le t’i nisë mbarë
Si rreze drite
Atje larg,që nga
Molla e Kuqe
Vendit të Luginës,
Nëpër metropolet
E botës mbarë
Le t’i heqë
Një herë e
Përgjithmonë
Hartat e ngjyrosura
Me ngjyra uji
Që rrinë shtrirë
Sipër tavolinës
E gërshërrët gati
Për të na prerë
Jeleka vere,për
Dimrat e ashpër
Në këto anë
Xhamadani
E mintani
Janë të ngushtë
Si për trup xhuxhi
E jo për trup Giganti
Ashtu siç ishim ne
Nga i joni Anti
Por,edhe tani jemi
Në gjallimin Atlanti
Dhe ta vazhdojë
Permes Kosovës
Me martirë plot
Bukën të gatuar
Faqeve me lot
Edhe Iliridës
Asaj nuse
Pa kurorën
Me mija vjet
Të zgjatur dorën
Për Çamërinë
Bashkë me
Trimëritë e urtinë
Nëpër Shqipëri
Sot e mot
Për ShQIPTARI
Me të bijat
Që i vejuan gjatë
Derës huaj, t’ngratë
Shekujve kalvar
Me tufane plot
Le t’i presë
Me bujë
E jo me kujë
E as me lot!
Pra, Arbëreshët,
E artë
Arvanitët autokton
Dhe Arnautët
E zjarrtë
Brinjë dhive
Anës dollive
Andej e këndej
Detit të kaltër,
Ilirik e Medhe
Çarë e ndarë
Prej hordhive
Me ndihma
Të pabesive
Por kurrë
Nuk ua thanë
Rrënjët e forta
Hardhive tona
Mesdhetare
Ngulur thellë,
Shumë thellë
Si shkronjat
E mëdha
nëpër Abetare!
Pra, ju që,
Nuk besoni!
Apo nuk doni
Sepse harroni?
Shtine n’mend
Fort edhe mire!
Si drita e diellit
Apo si Agu i Bardhë
Herët në të gdhirë
Unë kam me ardhë
Sepse,ore hileqarë!
Këta ishim ne,
Edhe dikur moti!
Me Hyjnorë miletin
Ktëta ishin Njerëzit
Që sundonin detin!
Edhe sot e mot
Po ata të njëjtët,
Bile pa ndryshuar,
Por pak të zvogëluar
Ata jemi ne
T’lindur nga ky dhe
Dem baba dem
Në truallin tem
Këtu, n’vazhdimësi
Ballë për ballë
Furtunave
Dhe tufanit zi
Mbi dhjetë mijë vjet
Permbi këtë Dhe
Shqipja ka pasë jetë
Se t’parët e vjetër
E kanë lënë kadem
Një është ShQIPTARIA
Me komb, me gjuhë
Me flamur e me fe
Se të tjera nishane
Përplot me zandane
Ardhur si tufane
Nuk i mba ky Dhe!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 5 Prill, 2017 — 18:37

The Author

Kasam SHAQIRVELA

1 Comment

Add a Comment
  1. BALADë PëR CAMëRINë

    Nga vatrat autoktone
    Të dëbuan Camëri
    Ah Camëri Camëri
    Shikoj hartën
    Gadishullin Ilirik
    Gjeografinë Shqiptare
    Atdheun e coptuar
    Nga Piromanët
    Kuajt e drunjët Grekët
    Trojën e tradhtuan
    Gjenezën tonë Pellazge
    Camërinë e dogjën
    Shpresoj – një gjak
    Një gjuhë e një kulturë
    Na bashkon
    Eshtë ngulitur
    Dashuria në ty
    Do të vimë
    Ta e thithim atmosferën
    CAME – CAMëRI
    Na bijët e tu të Arbërit
    S’do të heshtim
    As duarkryq s’do të rrimë

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.